Mirė se vini nė Besiana Info
» [ | ]

  Numri i titujve | Ktheu mbrapa

LUFTA E POPULLIT SHQIPTAR TĖ MAQEDONISĖ PĖR ĒLIRIM E BASHKIM KOMBĖTAR KUNDĖR SUNDIMIT SERB NĖ VITIN 1913 - Shkruan Prof. Dr. Vebi Xhemaili
 


Besiana info 19.Jun.2004 21:14

Prof. Dr. Vebi Xhemaili; Me rastin e 90 vjetorit tė kryengritjes antiserbe mė 1913


LUFTA E POPULLIT SHQIPTAR TĖ MAQEDONISĖ PĖR ĒLIRIM E BASHKIM KOMBĖTAR KUNDĖR SUNDIMIT SERB NĖ VITIN 1913

Shkaqet e fillimit tė Kryengritjes



Situata edhe ashtu e tendosur fillon tė keqėsohet mė tepėr kur njė batalion serb nė krye me komandantin e saj rrethojnė fshatin Tropojė dhe kėrkojnė pėr njė afatė tė caktuar 80 lira turke, pėrndryshe do tė vrisnin tė gjithė burrat e fshatit dhe do tė digjeshin shtėpitė e tyre. Fshatarėt e varfėr tė Tropojanė, pasi nuk kishin mundėsi tė gjenin aq pasuri sa kėrkonin oficerėt serb pėr tė shpėtuar nga vrasja vendosėn tė marrin armėt dhe ti sulmojnė ushtarėt serb duke vrarė 300 deri 400 ushtarė sė bashku me komandantin e tyre.

Kjo trimėri e fshatrėve Tropojanė do tu shėrbej serbėve si pretekst pėr djegijen e 25 fshatrave duke vrarė mbi 25.000 banorė tė pa fajshėm. Njė veprim i tillė “aq barbar dhe i egėr nuk shikohet as edhe tek tė egrit”. Raportonin konsujtė e Evropės. Prandaj masat e gjėra popullore kėrkuan shpėtim te krerėt popullorė tė Dibrės, duke deklaruar se njė jetė nė kėtė mėnyrė kaq barbare ku sundon pasiguria ėshtė e pamundur, tani ėshtė ēasti qė serbėt tė ndiqeshin dhe nė atė mėnyrė tė fitonin, lirinė ose vdekjen.

Nė kėto rrethana tė vėshtira politike pėr zgjedhjen e problemit shqiptar mė sė shumti e rrėndoi situatėn lajmi qė u pėrhap nė fillim tė shtatorit se “Dibra do ti takoj Serbisė”. Prandaj komanda serbe organizoi miting duke i thirrė edhe shqiptarėt qė tė marrin pjesė. Nė ceremonin e rastit nuk mori pjesė asnjė shqiptar ku shpallej, “aneksimi i Dibrės nėn Serbi”.

Situata politike serbo-shqiptare ishte shumė e tendosur, por pas kėtij “manifestimi” u acarua edhe mė shumė. Tani pushteti ushtarak serb filloi vrasjen e banorėve tė qytetit, mbi 60 vetė nga parėsia e Dibrės sė Madhe tė zgjedhur u burgosėn. Poashtu edhe dibranėt qė ndodheshin nė qytetet: Strugė, Ohėr, Manastir, Shkup, Gostivar, Tetovė, Pėrlep, Kėrēovė, Resnje, u vranė menjėher ku u kapėn dhe tė gjithė sendet e tyre tė ēmueshme u konfiskuan. Sipas raportit tė konsullit austriak, kjo shėrben si arsye, “pėr fillimin e revolucionit tė pėrgjithshėm tė viseve tė pushtuara nėn sundimin serb”. Ky terror i shtyri krerėt e Lėvizjes Kombėtare dhe popullin e Dibrės, qė tė rrokin armėt nė udhėheqjen e patriotėve tė shquar si: Isa Boletini, Bajram Curri, Mehmet Pashė Tetova dhe i biri i tij Halimi, tė vazhdojnė luftėn pa ndėrprerė kundėr sunduesėve serb nė kėto ēaste shumė tė vėshtira pėr fatin e Shqipėrisė dhe popullin e saj.

Mehmet Pasha pasi e mori postin e ministrit tė Mbrojtjes vendin e tij nė terren e kishte zėnė i biri Halim Gostivari dhe ky nė Pollog do tė organizonte kryengritjen e vitit 1913. Lajmi mbi pėrgatitjen e kryengritjes kishte filluar gjatė muajve te verės si pėrgjigje kundėr shtypjes, vrasjeve, plaēkitjes abuzimeve tė ndryshme ndaj popullsisė shqiptare. Pushteti serb pėr tė arsyetuar kėto veprime barbare, formoi njė komision serb tė cilit iu dha pėr detyrė qė tė pėrcjellė ngjarjet nė kufij, pėr tė penguar ndėrhyrjen e shqiptarėve nė drejtim tė Dibrės, Strugės, Prizrenit, Tetovės, dhe Shkupit edhe pse kėto masa ishin nė kundėrshtim me vendimit e konferencės sė Londrės.

Pėr kryetar tė komisionit pėr mbykqyrje u caktua Jovan Haxhi Vasiljeviēi, si njohės i mirė i rrethanave nė kėto anė. Ky ishte njė shovenist i njohur serb i cili ishte emruar me urdhėr tė Nikolla Pashiqit, pranė komandės sė ushtrisė serbe nė Strugė. I cili nė raportet e veta pranon se nė kėto vise mbretėronte njė anarki e vėrtetė. Pushteti serb nė disa vende jo qė nuk respektohej, por fare nuk egzistonte dhe ishin tė kota “lutjet” tona pėr tė bindur shqiptarėt pėr tė jetuar mbrenda kufijve tė rij tė Serbisė. Po ashtu ai pėrshkruante gjendjen shum tė vėshtirė tė bukės, se pjesa mė e madhe e shtėpive ishin plaēkitur dhe djegur, ndėrsa fėmijėt dhe gratė endeshin posht e lartė nėpėr rrugė. Pra, ai ėshtė i detyruar tė pranojė kundėr vullnetit tė vetė “se popullsia shqiptare nuk mund tė gjejė asnjė mbrojtje dhe drejtėsi te autoritetet serbe”. Prandaj ai shprehet se rroli i kėtij komisioni ėshtė i kotė dhe nuk luan asnjėfarė rroli nė mesin e shqiptarėve dhe ėshtė i pa vlerė.

Nė kėto rrethana tė krijuara pas Shpalljes sė Pavarėsisė, populli shqiptar kudo qė ishte fare nuk donte tė dijė pėr kufij tė ndarė nė mes veti. I dėrguari special i Serbisė nė Durrės zoti Ballugxhiq i raportonte Nikolla Pashiqit, se ēfardo bisede e jonė mbi kufijt e Shipėrisė ėshtė e padobishme, sepse jo vetėm populli shqiptar, por edhe Ismail Qemali si kryetar Qeverisė sė Pėrkohshme, jo vetėm qė nuk mendojnė tė lėshojnė pe lidhur me territoret qė u janė dhėnė Sebisė, por kėrkojnė qė ato territore tė zgjerohen nė dėmin tonė.

Nė anėn tjetėr edhe sundimi i egėr serb dhe shtypja me dhunė e ēdo gjėje shqiptare, e shtuan dėshirėn e patriotėve dhe popullit shqiptar pėr ēlirimin nacional. Nė kėto kushte shqiptarėt nuk kishin rrugėdalje tjetėr veēse tė fillonin me pėrgaditjen e kryengritjes gjithė popullore kundėr sundimit tejet tė egėr serb.

Krerėt e Lėvizjes shqiptare kishin filluar me tė madhe me pėrgaditjen e Kryengritjes sė Pėrgjithshme shqiptare dhe bashkimin e viseve tė pushtuara me Shqipėrinė. Intensiteti pėr pėrgaditjen e kryengrytjes u shtua me kthimin e Isa Boletinit nga Londra nė verė tė vitit 1913. Nė krye tė kėsaj kryengritje pėrsėri ishin Hasan Prishtina, Elez Jusufi, Bajram Curri, ndėrsa pėr Pollogun rrolin organizues e kishte marrrė Halim Derralla, nė vend tė Mehmet Pashė Tetovės, i cili ishte zgjedhur ministėr i Parė i Luftės nė Qeverinė e Vlorės.




Fillimi i kryengritjes nė Maqedoni



Por shtypi i kohės shkruan, kryengrytja nisi nė shtator nėn udhėheqjen e Mehmet Pashė Derrallės. Kryengritja sė pari filloi nė krahinat shqiptare tė Maqedonisė sė re, nė Dibėr, e Tetovė mbi Gostivar. Pra rreth kufirit tė rij njoftonte mė 19 shtator kryeshefi i policisė nė Tetovė. Por mė pastaj ajo u pėrhapė edhe nė Rrafshin e Dugagjinit, ku malsorėt u derdhėn pėr tė ēliruar Gjakovėn e Prizrenin. Nė Shkup me rrethinė pėr tė penguar hovin e kryengritjes janė arestuar 280 vetė dhe po bėhet presion i paparė kundėr famijeve tė patriotėve.

Kryengritja e Shtatorit sė pari filloi mė 20 shtator nė Peshkopi. Nė atė sulm ushtria serbe ka vrarė 1070 shqiptarė tė pafajshėm nė mesin e tyre ka pasur edhe njė grup njerėzish autoritativ prej 20-30 krerė. Shqiptarėt e fshatrave pėr rreth sulmuan ushtrinė serbe duke vrarė mbi 200 nėnpunės serb. Komanda ushtarake dėrgoi forca tė reja nė atė drejtim, ajo angazhoi regjimentin e VIII, tė pėrkrahur me artileri dhe kalorėsi, por nuk pati sukses tė shuante kryengritjen. Ajo tani mė pėrfshiu edhe Dibrėn mė 22 shtator, tė vitit 1913, luftarėt e Dibrės si shumė herė deri tani e dėbuan ushtrinė dhe nėpunėsit serb nga qyteti, sė bashku me vullnetarėt qė erdhėn nga rrethet, mė 23 shtator u ēlirua Dibra. Kryengritja sė shpejti pėrfshiu disa qytete nė disa drejtime Dibėr-Malėsi e Madhe, Prizren dhe Gjakovė, kah lindja Dibėr-Strugė-Ohėr-Pogradec. Kurse kah juglindja, Dibėr-Kėrēovė-Krushevė dhe Manastir. Ndėrsa nga jugu kryengritja u pėrhapė nėpėr grykėn e Radikės duke pėrfshi fshatrat e Rekės, kah Mavrova, Gostivari, Tetova dhe u pėrhap deri nė Shkup. Siē shihet me vet zgjėrimin dhe shtryrjen e kryengritjes edhe njėher po bėhet pėrpjekje pėr bashkimin e viseve tė pushtuara nga shteti serb, qė kėto territore ti kthehen pėrėri Shqipėrisė pėr formimin e plotė tė shtetit shqiptar me kufijtė e saj natyror- (qė nė fjalorin sllavo-maqedonas eksploatohet si kėrkesė e shqiptarėve pėr tė krijuar “Shqipėrinė e Madhe”-V.Xh.). Prandaj krerėt e Vilajetit tė Kosovės tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Elez Jusufi, Qazim Lika, Sadik Rama, Halim Gostivari dhe shumė tė tjerė rrokėn armėt pėr bashkimin e Shqipėrisė.

Mė sė miri situatėn e pėrshkruan “Pėrlindja e Shqipėrisė” nė faqen e parė dhe tė dytė tė saj me titull: “Serbia dhe Kryengritja e Kosovės”. Shkrimi i saj fillon: se kosovarėt nuk mund ti durojnė tė kėqiat aq sa s’mund ti duronte njeriu, qė ishte i mėsuar dhe i stėrvitur me tė vuajturat. Atėherė thanė ,, eja tė vdesim mė mirė prej plumbit se vdekja e tij ėshtė mė e lehtė se vdekja e tė pa ngrėnit”.

Sipas Dimitrie Tucoviqit regjimi ushtarak jo vetėm qė u ndaloi tė gjitha tė drejtat popullsisė, ai e plaēkiti tėrė rrezervėn e ushqimit tė njerėzve dhe tė kafshėve po tė merren parasysh tė gjitha kėto: “se pėr jetėn e shqiptarėve askush nuk jep llogari dikujt, se ushtria u zhytė nė shprehit primitive jetėsore nė logjikėn e saj tė forcės dhe brutalitetit tė jetės sė paduruar e kjo nė pėrgjithėsi “solli nė lindjen e kryengritjes”.

Kryengritja e Shtatorit filloi me sulmin nė njė front tė gjėrė nga Struga-Ohri, Dibra-Kėrēova-Mavrova, Gostivari-Tetova dhe Prizreni e Gjakova. Forcat kryengritėse shqiptare arrinin nė 12.000 veta. Mė 22-23 shtator ēlirohet Dibra me rrethinė, pastaj Struga dhe Gostivari.

Kryengritja e “Shtatorit” e konfirmon edhe vicekonsulli anglez nga Manastiri mė 26 shtator 1913 dėrguar qeverisė angleze, ku thotė: “kam nderin tė konfirmoj nga Manstiri pėr fillimin e kryengritjes shqiptare qė ka filluar nė Dibėr me rrethinė, nėn udhėheqjen e Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinės kundėr ushtrisė sebre”.

Kryengritja e Shtatorit u zgjerua nė njė territor prej disa qindra km-katror, nė qytetet e ēliruara u ngritė Flamuri Shqiptar. Dibra u ēlirua mė 22 Shtator. Sipas tė dhėnave serbe: Dibra u ēlirua mė 23 shtator pas dite, kurr kryengritėsit hynė nė qytet. Qeveria serbe pėr kryengritjen e Dibrės fajsonte Ismail Qemalin dhe Qeverinė e Pėrkohshme, se ajo ka gisht nė pėrgaditjen e kryengritjes me asistimin e Vjenės dhe se ka pranuar nga ajo mbi 60.000 copė armė.

Trupat ushtarake serbe u tėrhoqėn tė ēregulluara para kryengritėsve pėr nė Manastir. Ndėrsa nga jugu ushtria serbe u tėrhoqė deri nė Shkup duke prritur pėrforcime tė reja. Gazeta “Obzor” e Zagrebit shkruante se kryengritja si duket ėshtė e organizuar mirė dhe nė luftimet nė Dibėr dhe mė gjėrė janė vrarė mbi 1.200 ushtarė serb dhe janė zėne rrobė mbi 300 veta, operacionet luftarake nė Dibėr, udhėhiqeshin nėn kėmnadėn e Sefedin Pustinės. Kryengritja e Shtatorit mori hovin edhe nė anėn e Prizrenit dhe Gjakovės, qeveria serbe bėnte thirje mė 30 shtator, se nė kėto anė po vepron Isa Boletini me 6 mijė kryengrytės dhe me tė ndodhen edhe tre oficer tė pa “identifikuar” tė cilėt pasi e pushtuan Dibrėn iu afruan Prizrenit.

Shtypi i Beogradit me qėllim pėr tė minimizuar sukseset e kryengritjes qė kishin pėrfshi gati tėrė vilajetin e Kosovės dhe njė pjesė tė vilajetit tė Manastirit pėrhapnin lajme tė “kulluara”, si e kan zakon vetėm serbėt, se me ēlirimin e qyteteve shqiptare duke filluar nga Peshkopeja, Dibra, Struga, Tetova, e Prizreni, po masakrohen shqiptarėt, “qė duan tė jetojnė” me serbėt, nga njerėzitė e Isa Boletinit”.

Komanda serbe nė fillim mori masa shumė tė ashpra kundėr krerėve tė Lėvizjes Kombėtare dhe bashkėpuntorėve tė tyre dhe lėshoi dekretin, “se nė afatė prej 5 ditėve tė gjithė krerėt e Lėvizjes Kombėtare qė ndodhen nė Vlorė, nė qoftėse se nuk kthehen nė Kosovė, pasuritė e tyre do tė konfiskohen”. Por kėto veprime tė egra tė pushtetit policor serb asnjėher nuk e kanė ndalė hovin e Lėvizjes sonė Kombėtare nė luftė pėr ēlirimin nacional e bashkim kombėtar. Kryengritja e Shtatorit nė Histriografinė shqiptare shpeshė herė pėrmendet edhe si Kryengritja e Dibrės. Si arsye kryesore meret se aty fillon kryengritja mė e madhe nė Ballkan, nė prag tė luftės sė Parė Botėrore. Nga kjo arsye ajo shpallet edhe qendėr e tėrė operacioneve ushtarake.

Nga Dibra udhėhiqen tė gjitha ngjarjet dhe veprimet e mėtutjeshme tė kryengritėsve shqiptarė. Pra, Dibra ishte shpallė si qendėr politike me njė trup komandues, prej ku operonin krerėt e kryengritjes nė territoret tjera shqiptare. Prej ku udhėhiqeshin veprimet ushtarake tė kryengritjes nė viset e pushtuara shqiptare. Kryengritja e Shtatorit pėr shkak tė pėrmasave qė mori u quajt nga shtypi i kohės Lufta e Tretė Ballkanike. Partia Social Demokrate serbe organizoi mitingje ,,kundėr qėllimeve ekspansioniste-koloniale tė borgjezisė serbe, e cila e shpiente popullin drejt njė avanture tė pėrgjakshme”

Shtypi i Vjenės nuk fajėsonte shqiptarėt pėr kryengritje shkruante “Pravda” pėr atė fajtor ishte Konferenca e Londrės qė u kishte bėrė padrejtėsi shqiptarėve duke e ndarė popullsinė nga qytetet dhe tregjet e veta tė pėrbashkėta. Kėtė mendim e ndan edhe vice konsulli anglez nga Manastiri i cili thotė: shkaku kryesor i fillimit tė kryengritjes qėndron nė vendimin e padrejtė tė Konferencės sė Londrės kundėr shqiptarėve.

Ēėshtjes shqiptare nė fund tė shtatorit dhe nė fillim tė tetorit sa vinte e bėhej pėrsėri problem ndėrkombėtar njoftonte shtypi i Zagrebit . Nė anėn tjetėr shtypi rus kėrkonte nga forcat ushtarake serbe qė tė okupojnė trritore tė reja shqiptare nė drejtim tė detit Adriatik. Diplomacia ruse duke pasur pėrkrahjen e Francės ajo kėrcnohej se askush nuk mundė ta detyrojė ushtrinė serbe tė largohet nga ato territore qė do ti zaptojė sėrish, kėto porpaganda tė shtypit rus janė tė njohura qysh nga luftrat Ballkanike.

Pėr shkak tė situatės sė krijuar Mbreti i Serbis dhe Malit tė Zi ndėrpren pushimet dhe u kthyen nė vendet e punės duke akuzuar qeverinė e Vlorės, se ajo ishte oraganizatore e Kryengritjes sė Shtatorit qė kishte pėrfshi tė dy vilajetet: tė Manastirit dhe tė Kosovės.

Qeveria e Vlorės bėri njė “demarsh” ndaj sulmeve tė Qeverisė serbe e cila e akuzonte Ismail Qemalin dhe Qeverinė e tij se gjoja ajo ishte organizatore e kryengritjes sė shtatorit. Por Kryetari i Qeverisė sė Vlorės Ismail Qemali nuk u gjunzua para shpifjeve, e akuzave serbe. Qeveria e pėrkohshme nė krye me Ismail Qemalin u bėri apel Fuqive tė Mėdha qė tė marrin masa pėr mbrojtjen e popullatės sė pafajshme nga egzodi i egėr serb, qė vepronin nė territorin shqiptar.

Politika serbe filloi tė akuzojė “miqtė” e Shqipėrisė qė e kishin pėrkrahur nė deklaratėn e saj me rastin e Shpalljes sė Pavarėsisė. Qeveria Serbe ju drejtua sė pari Vjenės me njė tonė qortues po ashtu me njė “letėr cirkulare” i lajmėronte tė gjithė Fuqitė e Mėdha pėr pozitėn e saj tė pa lakmueshme nė vendet e po sa pushtuara pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė sa mė parė.

Diplomacia serbe pėr tė arsyetuar veten dhe sjelljen e saj barbare nė territoret e posa pushtuara e akuzonte edhe Bullgarinė se ishte e pėrzier nė organizimin e kryengritjes shqiptare. Nė lidhje me kėtė konflikt serbo-shiptar, qeveria serbe akuzonte se oficerėt bullgarė dhe koloneli Markof, kanė lidhje me kryengritėsit shqiptarė nėpėrmes tė Vlorės. Kėtė shpifje tė dyfishtė politika e egėr serbe donte ti fsheh shkaqet kryesore tė fillimt tė Kryengritjes sė Shtatorit nė viset e okupuara shqiptare dhe marrjen e vendimit pėr pushtimin e pikave strategjike tė Shipėrisė.

Mirėpo shtypi progresiv serb nė mėnyrė shumė objektive i pėrshkruan arsyet e fillimit tė kryengritjes shqiptare, “ēfarosja pa mėshirė”, thotė udhėheqsi i Partisė Socialiste Dimitrie Tucoviēi. Poashtu edhe njė pjesė e shtypit progresiv serb ndėr tė parat flamurtare ishte gazeta “Radniēke Novine”.

Ndėrsa “pėrlindja e Shqipėrisė” u pėrgjigjet nė mėnyrė shumė tė saktė akuzave serbe se shqiptarėt ishin tė shtyrė tė rrokin armėt dhe tė ēohen nė luftė pėr tė mbrojtur pragun e shtėpisė sė vetė. Pėrsa i pėrket ndihmės bullgare dhe lidhjes sė saj me kryengritėsit shqiptarė qeveria bullgare deklaroi: “se ajo nuk ndihmon kryengritjen shqiptare dhe sė bashku me Austro-Hungarinė nuk kanė dorė nė nxitjen lėvizjes shqiptare”.

Diplomacia Austriake pranon se banorėt e rajonit tė Dibrės i ka ndihmuar materialisht gjatė muajve tė dimrit tė vitit 1913, ku mbi 10 000 veta endeshin nėpėr rrugė deri nė Tiranė, “pasi ato janė shumė tė vobekėt”.

Prandaj pėr kėtė bashkpunim tė maqedonasėve me kryengritėsit shqiptarė duhet kėrkuar nga vetė arsyeja e ngrytjes sė vetėdijes tė popullit maqedonas me ndėrgjegje tė pastėr nacoinale. Se ky popull nė provincėn e Maqedonisė nuk mundė tė rrinė mė i qetė nė viset qė u ka zaptuar Serbia. Ato kanė nevojė pėr aleat.V.Xh.)

Por edhe politika serbe qė doli para opinionit tė vetė dhe mė gjėrė se lufta e jonė nė Kosovė dhe Maqedoni do tė ketė karakter ēlirimtar pėr vėllezėrit tanė qė ndodhen nėn rrobėrin turke mė tepėr se 500 vjetė, doli nė shesh karakteri i saj imperialist. Pasi tė parėt qė u gjetėn nėn thundrėn e “ēlirimtarėve” ishin shqiptarėt. Mirėpo veprimi i pushtuesėve serb dhe sjelljet e tyre nė Kosovė e Maqedoni shumė shpejtė i demaskuan qėllimet e tyre ē’farorėsės ndaj popullatės vėndase. Edhe pse nga kėto vise tė pushtuara tė Shqipėrisė, nga ushrtira serbe dhe malazeze, nuk ka mė shumė se 100 mij serb e malazez konkludonte “Pėrlindja e Shqipėrisė”.

Ndėrkaq nė bazė tė dokumenteve egzistuese dhe shtypit tė asaj kohe vim nė konkludim se bashkpunim aktiv ka pasur vetėm te popullsia regjionale maqedonase e Ohrit, Resnjes dhe Manastirit, me kryengritėsit shqiptarė, pasi sunduesit serb nė trojet tona nuk e kursyen aspak edhe popullatėn sllavo-maqedone, prandaj pozita e vėshtirė ekonomike dhe politike po ashtu e goditi shumė rėndė edhe kėtė popullat tė kėtyre qyteteve. Prandaj duke luftuar pėr ideale dhe ēlirim nacional, kėta dy popuj i ofroi ad hoc mė sė shumti pozita e vėshtirė ekonomike-politike, pėr tė luftuar sė bashku pranė njėri-tjetrit, duke rrokur armėt pėr tė dėbuar bashkarisht armikun e pėrbashkėt, qė ua kishte grabitur edhe kafshatėn e bukės. V.Xh.). Pra mund tė konstatojmė se ky ishte njė bashkpunim i realizuar aty pėr aty nė vendė tė ngjarjes, e jo si rezultat i ndonjė marrėveshje tė pėrgaditur apo tė hartuar para kohe pėr njė veprim tė tillė siē donte ta paraqes Serbia.

Pasi plasi Kryengritja e Shtatorit qeveria serbe u deklarua zyrtarisht se do tė aktivizojė edhe potencialin ushtarak rrezervė pėr tė shuar sa mė parė Kryengritjen shqiptare dhe se do tė zaptojė me ēdo kusht pikat mė strategjike shqiptare vetėm e vetėm pėr tė tė ruajtur qetėsinė deklaronte Nikolla Pashiqi. Ideologėt e Serbisė sė Madhe dhe shtypi i kohės haptazi fajsonte shqiptarėt duke bėrė propagandė tė madhe nė shtypin e vendit dhe jashtė saj pėr konfliktin shqiptaro-serb, janė fajtor vetė shqiptarėt, tė cilėt nuk duan nė asnjė pjesė tė vendit tė tyre tė jetojnė nėn sundimin serb.

Kjo propagandė bėhej me qėllim pėr tė justifikuar masat “ēfarosėse” qė do tė merrte kundėr kryengritėsve shqiptarė maqineria serbe nė trojet e tyre etnike. Kėto deklarata tė qeverisė serbe dhe tė shtypit borgjez serb tė kohės u shėnuan nė faqet e para tė gazetave, tė gjitha deklaratat e ministrave dhe tė vetė Kryetarit Nikolla Pashiq.

Lajmin qė mori kryetari i qverisė serbe pėr ēlirimin e disa qyteteve shqiptare pėrveē Dibrės, Strugės Gostivarit dhe se kanė rrethuar kryengritėsit edhe Resnjėn. E tronditi shumė fortė borgjezinė serbe. Kėto rrethana politike tė krijuara nė disfavor tė politikės serbe dhe disfatat e para tė ushtrisė sė tyre. E detyroi Nikolla Pashiqin, tė shpallė mobilizim tė pėrgjithshėm pėr tė fshehur turpin e saj. Qeveria serbe dha urdhėr qė tė mbyllen kufijtė dhe tė gjithė qytetarėt qė kishin kryer shėrbimin ushtarak deri nė moshėn 45-sė vjeēare tė paraqiten nė qendrat e mobilizimit.

Sipas gazetės “Pėrlindja e Shqipėrisė” ushtria serbe mobilizoi deri nė 40 mijė ushtarė. Pėr ti dėrguar nė luftė kundėr kryengritėsve. Ndėrsa gazeta serbe “Vreme” qė i pėrcillte operacionet luftarake dhe zhvillimin e kryengritjes lajmėronte se komanda serbe pėr ta shuar kryengritjen shqiptare ka mobilizuar mbi 60 mijė ushtarė rezervistė. Qeveria serbe e cila kishte prirje pėr trillime edhe kėsaj radhe pėrveē luftės qė bėnte me sjelljet e saj brutale. Ajo zhvilloi edhe aktivitet tė dendur diplomatik me Fuqitė e Mėdha.

Pėr kėtė qėllim me tė shpejt diplomatėt serb filluan tė ankohen te qeverit e Fuqive tė Mėdha se shqiptarėt po e prishin rendin dhe qetėsinė nė viset e pushtuara nga ushtria serbe.

Pas disa ditėve tė pėrgjakshme shqiptarėt arritėn tė ēlirojnė Dibrėn e madhe, ku menjėher u ngritė flamuri kombėtar. Ushtria serbe e ndjekur prej kryengritėsve shqiptarė, njė pjesė e saj u tėrhoqė nga Ohri e Struga, pėr nė Manastir, duke pritur pėrforcime tė reja serbe, pėr tė ndalė hovin e kryengritėsve qė tani mė kishin ēliruar pėrveē Dibrės, Sturgėn, Kėrēovėn dhe Gostivarin, njoftonte gazeta “Populli”. Kėtė fitore tė shkėlqyer tė kryengritėsve shqiptarė mė sė miri e pėrshkruan atdhetari i ynė Luigj Gurakuqi, nė letrėn e tij pėrshėndetėse qė ja dėrgon Lef Nosit. Jehona e kryengritjes dhe suksesi i saj i dhanė jetė shpresave tė kryengritėsve shqiptarė se pėrsėri do tė hedhin regjimin serb nga kėto troje shqiptare dhe se vendi i coptuar nė dyshė, do tė bashkohet dhe do tė shpėtonte nga “barabarizmat e ushtarėve dhe gjeneralėve serb” Udhėheqėsit kryengritės vepronin si tė pavarur para opinionit pasi nuk pajtoheshin me vendimet e padrejta qė u muarėn nė Konferencėn e Londrės dhe haptazi deklaronin se nuk janė nė “lidhje” dhe nuk “pėrkrahen” nga qeveria e Ismail Qemalit.

Udhėheqėsit e kryengritjes nė krye me Bajram Currin, Hasan Prishtina, Isa Boletinin ishin shpėrnda nėpėr qendra tė ndryshme tė kryengritjes. Kurse nė Tetovė dhe Gostivar, me urdhėrin e ministrit tė Luftės Mehmet Pashė Derrallės, i cili nė kėtė kohė ndodhej nė Vlorė vendosi organizimin e kryengritjes nė Pollog dhe mė gjėrė nė vend tė tij, ta udhėhiqte Halim Derralla-Tetova.

Fitorja dhe suksesi i Kryengrytjes sė Shtatorit e gėzoi pa mas edhe Luigj Gurakuqin ku thotė: “Me tė madhin gėzim po marrim veshtė fitimet e vėllezėrve tanė, pse sot po lahen turpet qė hėngrėm nga tė huajt”. Mė vjen shumė keqė qė nuk ndodhem nė mesin e luftėtarėve.

Kryengitja e Dibrės pati jehonė tė madhe edhe jashtė Shqipėrisė, ku u pėrhap lajmi deri nė Amerikė, pėr ēlirimin e Dibrės, Lumės, Pejės, Tetovės, Shkupit nga ushtria e Isa Boletinit. Ismail Qemali si Kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės i dėrgoi letėr Kryetarit tė Prefekturės sė Elbasanit, Aqif Pashė Biēakut: “pėr tė treguar lehtėsit e duhura pėr tė dėrguarit Halim Tetovėn e Munip beun, bijtė e Mehmet Pashė Derrallės, qė duhej tė kalonin nga Elbasani pėr nė Tetovė e Gostivar, pėr tu bashkangjitur me atdhetarėt e tyre pėr tė marrė pjesė nė luftėn kundėr pushtuesėve serb nė nė fushėn e Pollogut.

Prandaj Qeveria e Vlorės me veprimet e veta tė matura luftonte ditė e natė pėr fitimin e simpatisė tė fuqive tė jashtme. Pasi nė ato ēaste Serbia, Mali i Zi dhe Greqia mbanin tė gatshėm nė kufijt e posa shpallur ushtritė e tyre pėr tė asgjėsuar Qeverin e Re nė Vlorė. Nė anėn tjetėr shtetet sllave tė Ballkanit kishin arritur deri diku nėpėr mes spiunėve dhe bashkėpuntorėve tė tyre tė dobėsojnė mbrenda pėr mbrenda Qeverinė e Ismail Qemalit. Nė krye tė kėsaj rryme ishte vu bashkėpuntori i ngushtė i Serbisė Esat Pasha, sė bashku me njė grup bashkėpuntorėsh tė tij tė cilėt vepronin me diktatin e tė dėrguarit special tė Serbisė Ballugxhiēit. Mė 23 shtator Esat Pasha nė Durrės e shpalli veten guvernator i Shqipėrisė. Shtypi shqiptar haptazi shkruante ne faqet e para tė gazetave pėr veprimet antikombėtare tė Esat pashė Toptanit duke e quajtur “armik i Shqipėrisė”.

Pra Shqipėria Indepente ishte e rrethuar nga armiqtė e saj edhe nga mbrenda dhe jashtė qė donin ta pėrbinė Shqipėrinė e Pavarur, se u prishte planet hegjemoniste. Ky Komitet nė fillim pėrkrahej edhe nga forcat e Esat Pashės dhe shteteve sllave tė Ballkanit tė udhėhequra nga Mali i Zi dhe Serbia. Por edhe pėr mbrenda nga pėrkrahėsit turkofilė tė vendit, qė donin me ēdo kushtė nė vendė tė parė tė mbronin vetėm interesin personal, “kultin e individit”. Kėta persona ishin tė gatshėm tė shkelin pėr interes personal mbi interesin kombėtar dhe fare nuk ishin tė interesuar pėr rimėkambjen e Shqipėrisė sė Pavarur. V.Xh.).



Amaneti i Isa Boletinit: Shkupi dhe Manastiri i takojnė Shqipėrisė etnike



Kėto forca tė errta vepronin nė ēastet mė tė vėshtira tė historisė sonė kombėtare, kurrė bėhej luftė pėr ēdo pellėmbė toke. Pėr tė ēliraur Shqipėrinė nga zaptuesit sllav Serbo-Malazez, tė cilėt kishin hy nė Tiranė, Durrės, Lezhė dhe mbanin tė pushtuar edhe kėshtjellėn heroike tė Skenderbeut Krujėn me qytetin e Lezhės.

Nė kėto rrethana tė vėshtira politike krerėt e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare qė udhėheqnin me kryengritjen e dinin fortė mirė se faktori i jashtėm nuk ėshtė i gatshėm tė ndihmojė kryengeritėsit shqiptarė nė viset e okupuara nga ushtria serbe. Isa Boletini qysh mė 5 maj kishte deklaruar se nuk i pranon ato kufij politikė qė i kanė caktuar Fuqitė e Mėdha nė Konferencėn e Londrės. Vetė udhėheqėsi dhe ideologu i Kryengritjes sė Shtatorit Isa Boletini, i cili posa ishte kthyer nga Londra nė fillim tė qershorit sė bashku me Ismail Qemalin e dinte fortė mirė se do tė mungojė ndihma e Fuqive tė Mėdha. Prandaj ai ishte i vendosur qė tė shkojė deri nė fund me forcat e veta nė luftė kundėr Serbisė, nė qoftė se Evropa, nuk ja kthente Shipėrisė qytetet e okupura deklaroi para ministrit tė Mbrojtjes Mehmet pashė Tetovės dhe gazetarėve tė tubuar nė Vlorė. Pėr kėtė qėndrim: “nga tė pranishmit u pėrshėndet me duar trokitje frenetike. Ai e elaboroi planin e tij tė luftės, qė sa mė parė ti ēlirojė qytetet shqiptare deri nė Shkup, pra se tė vinin pėrforcimet e reja serbe, e pastaj tė sulmoj edhe Manastirin, pasi ishte i bindur se duhet ti takojė Shqipėrisė. Kėtė mendim e ndante edhe Ismail Qemalli dhe krerėt tjerė tė Lėvizjes sonė Kombėtare.

Prandaj Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės e hudhi poshtė propozimin e Qeverisė serbe pėr njohjen e Pavarsisė dhe kufijve tė Shqipėrisė sipas reēetės serbe. Nė fillim kryengritja pati suksese tė mėdha u ēliruan Dibra, Struga dhe Ohri. Nė anėn e Maqedonisė Perėndimore u ēliruan Kėrēova, Mavrova, Gostivari, ndėrsa Tetova mbahej e rrethuar.

Krerėt e Lėvizjes Kombėtare tė Kosovės dhe kėsaj radhe treguan se nuk i njofin kufijtė politik qė ishin caktuar me vendimin arbitrar tė marrur nė Konferencėn e Londrės, ku Shqipėria Etnike ishte sakatuar pėr gjysmė ku mbi 46% tė tokave shqiptare i takuan Malit tė Zi dhe Serbisė. Kryengritja shqiptare ėshtė e organizuar mirė nga krerėt e saj dhe nė kėto ēaste po merr pėrpjestime tė gjėra njoftonte naēallniku i policisė nga Manastiri, komandėn serbe nė Shkup mė 25 shtator 1913, se populli shqiptar me tė madhe bashkangjitet nė anėn e kryengritėsve. Kryengritėsit shqiptarė mė 24-25 shtator kishin zėnė pozicione mbi Gostivar nė pikat strategjike Kėrēovė-Galiēnik dhe Mavrovė.

Ushtria serbe nuk mori guxim qė ti sulmojė shqiptarėt pasi u pėrhap lajmi se ka mundėsi tė sulmohen prapa shpine nga vullnetarėt tetovarė, prandaj komanda serbe dha urdhėr pėr tu tėrhequr nė drejtim tė Shkupit. Tetovėn dhe Gostivarin e lėshuan tė gjithė familjet serbe njė pjesė e saj u largua edhe nga Shkupi.

Shqiptarėt sulmuan mė 25 shtator duke marrė Mavrovėn dhe mė 26 shtator 1913 Gostivari ra nė duar tė kryengritėsve shqiptarė. Nė kėto beteja u zunė rrobė 200 ushtarė serb dhe 17 topa. Luftrat mė tė ashpra janė zhvilluar nė Kėrēovė afėr fshatit Izvor dhe malit Jama, u ndeshėn me pozicionet e trupave serbe tė regjimit tė XX, mė 24 shtator aty u zhvilluan luftime tė ashpra midis ushtrisė serbe dhe ēetnikėve tė sajė. Komanda serbe nga Gostivari dėrgoi pėrforcime tė reja pėr ta shpėtuar Kėrēovėn nga kryengritėsit shqiptarė, por nuk arriti t’i ndalė forcat shqiptare nga mėsymja drejt Kėrēovės.

Komanda serbe poashtu dėrgoi pėrforcime edhe nė derjtim tė Gostivarit mė 22 shtator nė mbramje dy njėsite tė regjimit XX, tė kėmbėsorisė nga Shkupi nėn komandėn e majorit Zdravkoviē i cili arriti nė mbrėmje tė 24 shtatorit nė ora pesė pasdite. Forcat serbe nė kėtė front numronin pesė ēeta tė ushtrisė sė rregulltė dhe disa grupe ēetnike tė vendit. Mė 25 shtator nė mėngjes forcat kryengritėse e mundėn ushtrinė serbe dhe nė nė mbramje u lėshuan pėrgjatė Vardarit duke ēliruar fshatrat Reēan dhe Vrutok.

Pra forcat serbe edhe pse patėn pėrforcime tė reja dhe filluan sulm tė ashpėr kundėr shqiptarėve qė zgjati deri nė mbramje vonė nuk arritėn pėr tė penguar kryengritėsit shqiptarė qė mos tė depėrtojnė nė fshatrat e Pollogut. Kolona tjetėr shqiptare pasi e pushtoi Mavrovėn dhe Gostivarin e sulmoi Tetovėn ku erdhi deri te njė betejė shumė e madhe nė hyrje tė Tetovės. Sipas pjesmarrėsve nė Kryengritjen e Shtatorit tė vitit 1913 dhe dokumeneve egzistuese del se nė tė gjitha viset e ēliruara u organizua pushteti kryengritės shqiptar dhe ai civil, me kryesi tė pėrkohshme nė Dibėr e cila mbante nė mėnyrė “interne” kontakte tė pėrhershme me Qeverinė e Pėrkohshme nė Vlorė.

Pas sukseseve tė kryengritėsve shqiptarė patriotėt e dalluar filluan tė japin vullnet popullatės shqiptare se po afrohet ēasti i lirisė dhe ribashkimi i viseve shqiptare me Shqipėrinė.

Posaēėrisht ardhja e Isa Boletinit mė 21 shtator nė Dibėr merret si shkak pėr fillimin e kryengritjes, ku sė bashku me kryengritėsit e ēliruan qytetin mė 22 shtator pas dite. Kėto suksese i dhanė impuls tė veēantė Kryengritjes sė Shtatorit para se tė hynė nė Tetovė. Pasi Isa Boletini me shok hyri edhe nė Strugė mė 24-25 shtator dhe mori pjesė nė betejėn e Petrinjes.

Popullata e Pollogut jo vetėm qė e pėrkarahu Kryengritjen e Shtatorit por mori pjesė aktive nė tė.-V.Xh.). Sipas tė dhėnave bullgare “shqiptarėt pėr 12 ditė u bėnė zotė tė plotė nė Maqedoninė Perėndimore”.

Pėr ndaljen e hovit tė kryengrytjes kah Shkupi dhe Tetova komanda serbe mori masa tė mėdha mbrojtse ajo dėrgoi regjimentet e IX dhe XI, ndėrsa nga Kumanova dhe Kriva Pallanka, do tė dėrgohen dy batalione tė regjimentit XVII, dhe 400 ushtarė tė zgjedhur nga regjimenti i kalorėsisė.



Beteja nė fushėn e Pollogut



Pėr tė shtypur kryengritjen e Shtatorit, komanda serbe mobilizoi forca tė reja, ajo thirri nga Beogradi dhe Nishi, ushtarė tė rij ku forcat ushtarake serbe arrinin mbi 60 000 vetė. Pėr kėtė mobilizim tė madhė njoftonte edhe shtypi evropian, ata njoftonin edhe pėr sukseset e kryengritjes shqiptare duke theksuar edhe pėr masakra tė mėdha tė ushtrisė serbe. Nė strategjinė ushtarake serbe del se pėrveē trupave operative janė vu nė dispozicion edhe njė sasi e konsiderueshme tė rezervistėve pėr qėllime tė sigurimit nė prapavijat dhe pėr mbrotjen e qyteteve dhe tė pikave tė ndryshme strategjike.

Komanda ushtarake serbe kishte urdhėruar, Shqipėria tė sulmohet nė tre drejtime: kah Prizreni e Luma, vija e dytė: Gostivar-Mavrovė-Dibėr dhe krahu i majt Manastir-Resnjė-Ohėr-Strugė.

Ushtria serbe pastrimin etnik e kishte filluar nga Shkupi pėr gjatė rrugės Tetovė-Goastivar, ajo Tetovėn e rrethoi me ushtarė dhe filloi tė hapė llogore. Ndėrsa kryengritėsit shqiptarė pasi e ēliruan fushėn e Pollogut zunė pozicionetnė vijėn: Zhelinė, Ēellopek, Ēegran. Pra, pikat mė strategjike, pėr tė ndaluar sulmet serbe qė vinin nga Shkupi.

Sipas konsullit Jelēika nga Shkupi, kryengritėsit tetovarė u tėrhoqėn rrėzė malit Sharr kah Gostivari, ushtria serbe pati shumė tė plagosur mbi 600 veta, tė cilėt me karoca i bartin natėn prej Tetove pėr nė Shkup. Sipas tė dhėnave serbe betejat kryesore u zhvilluan nė vijėn: Gryka e Dėrvendit-Mali Sharr, nė mes tė Tetovės-Prizrenit dhe Gostivarit. Forcat ēetnike serbe u suallėn shumė keq me fshatrat e Dėrvendit duke vrarė dhe djegur deri nė themel Merrovėn Llėrcėn, Ēiflikun dhe Dėbėrcėn.

Ēetat ēetniko-serbe duke hyrė nė Tetovė bėnė masakra tė paharuara mbi popullsinė e Zhelinės, Stėrimicės, Tenovės, Ēegranit dhe Senakosit. Aty te fshati Vrapēisht erdhi deri te njė betej shumė e pėrgjkashme, ushtria serbe pėrdori edhe artilerinė, por nuk arriti ti thej shqiptarėt edhe pse u vranė 13 vetė. Nga pala serbe pati shumė tė vrarė dhe tė plagosur, ushtria serbe u zbraps kah Tetova. Pėr tė ngritur moralin e ushtarėve serb nė Tetovė dhe Gostivar erdhi edhe Komandanti Popoviē. Njė pjesė e poipullsisė nga presioni qė bėnte maqineria serbe i lėshoi shtėpitė e veta duke kėrkuar strehim nėpėr male kurse pjesa tjetėr u detyrua me forcė qė tė shėrbente komandės ushtarake serbe. Deri mė 25 tetor nga Tetova dhe Gostivari me dhunė janė shpėrngulur mbi 400 familje.

Ata shqiptarė qė nuk u nėnshtruan urdhėrave tė komandės serbe dėnoheshin me vuajtje nė burgjet e Shkupit. Sipas raportit tė konsullit austriak Von Storck nga Beogradi, po veprohet me tėvėrtet pa mėshir kundėr “arnautėve” tė zėnė rob dhe shfarosja e filluar mė parė e elementit jo sllav do tė kryhet rrėnjėsishtė “me kėto egzektuime tė shumta qė u bėnė nė Tetovė dhe Gostivar”.

Njė pjesė e madhe e popullatės ishte e obliguar me forcė qė tė bante edhe materialin luftarak pas ushtrisė serbe nė drejtim tė Gostivarit dhe Mavrovės, kah marrėshonte soldateska serbe. Ushria serbe pasi dogji Tetovėn dhe Gostivarin nėpėr Mavrovė u nisė pėr nė Dibėr.

Beteja e Mavrovės

Pas pushtimit tė fushės sė Pollogut nga ushtria serbe erdhi te njė betejė e re nė fshatrat pėreth Mavrovės, filloi lufta mė e pėrgjakur nė kėto anė. Kryengritėsit shqiptarė i bėnė rezistencė tė paparė kėsaj ushtrie tė rregullt e tė organizuar mirė dhe e pėrcjellur me topa dhe teknikė moderne, numerikisht shumė mė e madhe. Pėr kėtė arsye forcat kryengritėse kėrkuan ndihmė nga Komnda e Pėrgjithshme qė ndodhej nė Dibėr. Qeveria e Pėrkoshme e Dibrės pas njė analize mė 29 shtator vendosi qė kryengritėsve mbi Mavrovė tu dėrgojė pėrforcime tė reja nga luftėtarėt qė kishin nė vijėn mbrojtėse Ohėr-Strugė. Pasi forcat serbe nė kėtė drejtim gjithnjė e mė shumė po forcoheshin.

Ushtria serbe nė fillim u zbraps dhe komandanti i saj u detyrua me revole nė duar tė ndalė ushtarėt qė iknin nga fushbeteja. Komanda serbe pėr tė shpėtuar nga disfata kėrkoi pėrforcime tė reja, asaj i erdhėn nė ndihmė njėsitet e regjimentit tė XII, XX, dhe njėsiti “Car Llazarit”. Forcat serbe e filluan sulmin mė 27 shtator me artileri prej prej sė largu, pasi me armė tjera nuk mund tė afroheshin nė luftė me shqipatrėt. Sipas raporteve serbe nė kėto sulme pėrmenden te 40 vullnetarė tė vrarė shqiptarė. Mė 28 shtator forcat serbe arritėn para Mavrovės kėtyre njėsiteve iu bashkangjitė edhe regjimenti i VII, nė sulmin e mė tutjeshėm. Mė 29 shtator serbėt pasi e pushtuan Mavrovėn, vazhduan marrėshin duke i pushtuar fshatrat shqiptarė nė rrethin e Zhirovnicės dhe grykės sė Radikės, duke afruar kah Dibra.

Raportet e diplomatėve tė huaj flasin pėr luftime tė ashpra nė tė gjitha frontet e luftės duke theksuar edhe pse ushtria serbe ėshtė nė epėrsi nė armatim kryengritėsit shqipatarė nuk zbrapasen. Nė vazhdim tė raportit konsulli austriak nga Beogradi thekson: se luftime tė ashpėra po vazhdojnė pa ndėrprerė, me humbje nga tė dy palėt.

Pėr sukseset e dobėta tė depėrtimit tė ushtrisė serbe nė tė gjtha frontet lajmėron edhe Zhitkovski nga Manastiri, se edhe pėrkundėr luftimeve tė rrepta ushtria serbe ende nuk ėshtė nė gjendje qė tė rripushtoj territoret shqiptare duke filluar nga Struga-Dibra-Kėrēova, sidomos luftime tejet tė rrepta po zhvillohen nė territorin mbi Gostivar. Nė vijėn Vracė-Mavrovė me fshatrat pėr rreth. Derisa bėheshin luftime tė ashpra mbi Gostivar Jeliēka nga Shkupi njoftonte me telegram se kryengritėsit paskan sulmuar nė fushėn e Pollogut midis Tetvoės dhe Gostivarit njė kolonė furnizimi tė pėrbėrė prej 4 kamionėsh dhe 350 karocash me bukė, “automobilat u dogjėn ndėrsa ushqimi u rrėmbye”.

Nė betejėn e Mavrovės lufta ka zgjatur 13 ditė, duke pasur njė numėr tė vrarėsh nga kryengritėsit shqiptarė edhe nga ushtria serbe. Ushtria serbe mė 30 shtator po pėrparonte kah lumi Radika, nė drejtim tė Dibrės. Komanda serbe pasi mori pėrforcime tė reja kaloi nė konrta-sulm pas sukseseve qė pati afėr Kėrēovės te fshati “Izvor”, mori drejtimin e shpejtuar kah Dibra. Nė kėtė betejė u plagos ēetniku i njohur serb Vasilije Trbiē. Kėtė radhė ushtria serbe gjeti preteks pėr tu hakmar dhe ēfarosur popullsinė e pafajshme me burra, gra, fėmij dhe pleq, duke djegur fshatrat dhe duke rrafshuar ato me tokė. Nga kėto masakrime mbi 5 000 veta e lėshuan Gostivarin me rrethinė dhe u nisėn nė mėr gim kah Elbasani.



Qeveria e Vlorės nė luftė kundėr armiqėve tė jashtėm dhe tė mbrendshėm



Qeveria e Vlorės ndodhej nė njė pozitė tė palakmueshme, grekėt asesi tė largohen nga Shqipėria Jugore, ndėrsa serbėt nga Shqipėria Verilindore. Serbia kėto qėllime ekspansioniste nė tokat e pushtuara shqiptare mundohet ti forcojė edhe mė tepėr me ndihmėn e Esat pashė Toptanit dhe Arif Hiqmetit nga Kumanova qė ishin shpallur publikisht nga Nikolla Pashiqi, “miqtė e Serbisė”.

Nė anėn tjetėr Qeverinė e Vlorės, nuk e njohu as Turqia. Ajo vazhdoi edhe mė tutje qė Shqipėrinė e Pavarur ta radhisė si vendė i pa ndarė tė Perandorisė Osmane. Kur Turqit e rij, gjatė luftrave Ballkanike i filluan luftrat, ata u munduan ti bindin shqiptarėt pėr ēlirimin e karahinave shqiptare tė shkelura nga armiqėt, premtuan njohjen e Shqipėrisė me kufijt e sajė tė natyrshėm, kjo ide gjeti mbėshtetje tė fortė te forcat liridashėse. Kur panė se armiqėt sllav, muarėn vendin tanė nėpėr kėmbė dhe Fuqitė e Mėdha vunė “gurrėt e ndarjes”, sipas interesave tė tyre poilitiko-strategjike dhe e shpallėn tokėn e Shqipėrisė, si vendė tregu.-V.Xh.).



Shtypi serb akuzonte shqiptarėt se bashkpunojnė me Austro-Hungarinė dhe Bullgarinė



Shtypi i huaj, Kryengritjes Shqipatre tė Shtatorit i dha dimensione tė mėdha, por shtypi serb shpeshėher ishte kontraditor dhe i rezervuar, gazeta “Pijemont” mė 23 shtator 1913, nė vendė tė dukshėm shkruante pėr kryengritjen shqiptare, duke vazhduar mė poshtė kinse kryengritja e jonė shqipatre i paska rrėnjėt diku jashtė vendit, duke e involuar nė kėtė kryengritje influncėn dhe strategjinė austriake, kinse municionin dhe armėt janė siguruar nga Mbretėria e Vjenės. “Narodni list” duke shkruar pėr Kryengritjen Shqiptare kundėr malazezėve dhe serbėve konstatonte: se shqipatrėt janė tė armatosur me armatim modern, ku pasaēėrisht pėr shqipatrėt kohėn e fundit ka prodhuar shumė armė “fabrika e Shatjerskės”. Mė poshtė kjo gazetė vazhdon tė sulmojė politikėn italiane e cila shumė “subjektivisht” mundohet ti sqarojė ngjarjet nė Shqipėri dhe mė gjėrė nė Ballakan. Ajo kryengritjen dhe luftėn shqiptare pėr pavarėsi dhe bashkangjitje me shtetin amė e shikonte, si grindje tė re nė Ballkan, nė mes shteteve egzistuese. Ku Bullgaria dhe Turqia presin ngatresa tė reja pėr ndarjen e re tė Ballkanit. Kėto momente dhe trazira nė Shqipėri mundė ti shėrbejn si “instrumente” shumė tė lira interesave bullgare dhe turke.

Prandaj gazeta “Pijemont”, propozon qė Serbia dhe Mali i Zi tė okupojnė tė gjitha ato pika strategjike qė janė nė gjendje tė garantojnė nė tė “ardhmen paqėn qetėsinė dhe rregullin nė Ballkan”. Kjo gazetė serbe mė nė fundė pranon se pėrveē coptimit tė tokave tė Shqipėrisė me njė ngatresė “tė re” mundė tė coptohet edhe ndonjė shtet tjetėr qė u a shtrinė dorėn e bashkpunimit kryengritėsve shqiptarė. Edhe gazeta “Samouprava”, si organ gjysėm zyrtar i pushtetit serb, boton nė tėrėsi historinė e kryengritjes dhe miret me studimin e etnogjenezės sė saj, duke e involuar nė kėtė ngjarje me rėndėsi disa shtete si nxitėse dhe pjesmarrės nė ndihma e materiale.

Po ashtu edhe gazeta “Samouprava” nė faqen e parė jep tė dhėna pėr rrezikun qė i kanoset Serbisė, nga kryengritėsit shqipatrė. Ajo shkon aq larg sa qė kryengritėsit shqiptarė i pagėzon edhe me emra fyes tė stilit serb tė ashtuquajtura “Banda tė armatoasura”, kjo gazetė vazhdon me akuzat se kėto “banda kaēake” po e rrezikojnė “tokėn e posa pushtuar serbe” dhe se kanė ēliruar: Dibrėn, Strugėn, Gjakovėn, Gostivarin, Kėrēovėn dhe mbanė tė rrethuar edhe Tetovėn. Pra para njė sulmi tė fortė ushtria serbe u tėrhoqė, kah Manastiri dhe Shkupi. Po ashtu edhe gazeta “Politika”e Beogradit lajmron se Dibra ėshtė marrė nga shqipatrėt dhe se lufta me tė madhe ėshtė pėrhapur nė Kosovė dhe Maqedoni, nė tė gjitha frontet humbjet janė tė mėdha nga tė dy anėt.

Shtypi serb nė atė kohė ishte i mbushur plot mllef ndaj shqiptarėve “Veēernje novosti” duke folur nė kryeartikull nė mes tjerave kėrkon prej udhėheqėsisė sė Malit tė Zi dhe Serbisė, jo vetėm dėbimin e shqiptarėve nga kufijt e caktuar nė Konferencėn e Londrės, por duhet hyrė mbrenda nė pjesėn e Shqipėrisė sė Pavarur dhe tė “pushtohen” tė gjitha ato pika dhe lokalitete qė do tė jenė mė tė nevojshme pėr ruajtjen e qetėsisė dhe tė rendit nė kufijtė e posa caktuar dhe tė kėrkohet garancė nga Fuqit e Mėdha, “qė Shqipėria mos tė prishė mė paqėn dhe qetėsinė nė mes tė Ballkanit”.

Kjo gazetė vazhdon mė poshtė me njė porosi, se Serbisė dhe Malit tė Zi, nuk u mbetet asgjė tjetėr veēėse ta pushtojnė tėrė Shqipėrinė e Veriut deri te lumi Shkumbin, ndėrsa kah deti tė miren Durrėsi, Lezha, Shėngjini dhe atje njėherė e pėrgjithmonė, “tė valojė flamuri serb”. Serbia dhe Mali i Zi kėsaj radhe nuk kanė bėrė mobilizim kaq serioz pėr tė bėrė “shėtitje nėpėr Shqipėri pėr sė dyti herė”. Por pėr ta shkelur dhe gjunzuar pėrgjithmonė Shqipėrinė, “atė tokė tė pashkelur”, duke vurė atje qetėsinė dhe rregullin, duke i mbajtur pėrgjithmonė tė nėnshtruar, nėn regjimin serb. Serbia pėr kėtė projekt mobilizonte ushtarė tė rij pėr ti ēuar nė pozicione tė tokave shqiptare, tė pushtuara nė luftėn e Parė Ballkanike kinse pėr tė shuar kryengritjen shqiptare si duket pėrparimi i serbėve nė Mat, tregon qėllimin e pėrparimit ta shtrinė deri nė Adriatik.

Poropaganda serbe pėr tė mobilizuar sa mė shumė ushtar serb kishte pėrhapur lajmin se mbi 80 000 vullnetarė shqiptarė i kanė kapur pushkėt dhe janė nisur kundėr Serbisė. Komanda serbe me kėtė mobilizim tė rij tė gjashtė regjimenteve tė mobilizuara tė Divizionit tė Moravės ajo pėrgadiste njė ofenzivė luftarake tė pushtimit tė rij, ky operacion u pagėzua “Ekspedit ndėshkimi”. Qėllimin i kėsaj ekspedite kundėr etnosit shqipatr mė sė miri e shpreh koloneli Stojanoviē duke theksuar shumė herė “se sulmet e shqiptarėve do ti zbarazim aq keq nė njė mėnyrė tė tillė qė pėr vite me radhė do tu hiqet qejfi pėr tė bėrė aksione tė tilla si kjo kryengritje”.

Koloneli Stefanoviē, u deklarua haptazi para diplomatėve tė huaj se pėr humbjet dhe shpenzimet e luftės sė tanishme me Shqipėrinė, Serbia ka pėr tė kėrkuar dėmshpėrblime, “por ato do tė jenė vetėm kompenzim tė rritjes sė territoreve nė favor tė Serbisė”.

Gazeta serbe “Samouprava”, shkoi aq larg sa qė kėrkoi nga Fuqitė e Mėdha thirrjen e sėrishme tė Konferencės pėr shpalljen e Pavarsisė sė Shtetit shqiptar. Duke kėrkuar arsye se ky vendim i marrur nga Fuqitė e Mėdha ėshtė nė dėm tė shtetit serb. Ky akt ėshtė i pavend sipas shtypit serb dhe nuk i plotson nevojat e kohės: prandaj sot pėsojnė shetet tjera ballkanike, dėme tė mėdha financiare dhe politiko-strategjike.

Opinioni serb shtronte pyetje: nė qoftėse Evropa nuk i ndimon Serbisė qė tė revidohet vendimi e Konferencės sė Londrės dhe Shqipėria tė ndahet nė mes Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi, atėher pushteti serb ėshtė i “detyruar” qė vendet qė ka pushtuar ushtria serbe tė ndryshojė kursin politikė tė veprimit nė kėto troje etnike shqiptare: tė shkon nė asimilim total duke pėrdorur masa drakonike, “serbizim me ēdo ēmim”.

Kjo parullė e famshme e politikės serbe ishte lėshuar nė tė gjitha regjimentet e ushtrisė policisė dhe nė aradhat ēetniko-serbe. Prandaj djegiet, plaēkitjet, vrasjet masive ishin krijuar , “si smundje kronike”, duke filluar prej lartė nga komanda deri te ushtari i fundit serb.

Kundėr kėsaj kryengritje tė pastėr shqiptare, regjimi i egėr serb ishte kundėrvu me tėrė arsenalin e vetė. Politika serbe, nė kėto rrethana kishte angazhuar diplomacinė e saj me ndihmėn e miqėve tė vetė ruso-frank. Ajo me ndihmėn e tyre do tė mundohet tė bindė Fuqitė e Mėdha, se shqiptarėt janė “fajtorė” qė prishin qetėsinė nė mes Ballkanit, tė ndihmuar nga Austro-Hunagaria dhe Bullgaria. Po ashtu edhe gazeta “Pravda”, boton lajme fantastike “pėr njė aleancė gjoja tė Shqipėrisė me Bullgarinė dhe Monarkinė Austriake”. Diplomacia serbe ishte e “bindur” se nxitės dhe pėrkarahės tė kryengritjes shqiptare ishin Bullgaria dhe Austria. Kėshtu i kishte deklaruar zoti Pashiq, nė vizitėn qė i bėri Vjenės, ministrit tė Punėve tė Jashtme kontit Berthold.

Kjo propagandė e hegjemonizmit serbomadh ishte shumė aktive edhe nė eshallonet ushtarako-policore. Egzistonte hidhėrimi i madhė kundėr Austrisė dhe Bullgarisė, pėr arsye tė akuzave serbe se kėta kanė nxitur lėvizjen shqiptare me pėrpjestime kaq tė mėdha. Qė nga kronistėt e kohės u quajt edhe lufta e Tretė Ballkanike. Prandaj kėto forca haptazi deklaronin: “kundra arnautėve tė kapur rrobė do tė sillen pa mėshirė dhe do tė bėhej ēfarosja e tyre rrėnjėsishtė”. Gazeta “Odjeg”, organi i “Partisė Radikale” shkruante pa zbukurime “se arnautėt komandohen prej oficerėve austriakė”. Po ashtu duhet theksuar se propaganda serbe kishte arritur tė “bindė popullatėn serbe” se nxitėse tė lėvizjes shqipatre ėshtė Monarkia Austriake sė bashku me Bullgarinė. Si duket ajo “takimet” e Irfan bej Orit me Matovin, i merr si pretekst pėr fillimin e kryengritjes.



Masat represive serbe pėr shuarjen e Kryengritjes sė Shtatorit



Mė 8 tetor ushtria serbe dhe “naēallnikėt” e rretheve lėshuan njė dekret, nėqoftėse kryengritėsit nuk kthehen nėpėr shtėpit e tyre “atėher familjet e tyre do tė shpėrngulen dhe pasurit e pa tundėshme do tė konfiskohen dhe nė fhshtarat e shpėrngulur do tė vendosen kolonist serb”. Ushtria serbe nė bashkėveprim me “avangardėn serbe” e vetė shpallur ēetnike, nė njėsitin e njoftur “Narodna odbrana”, nga kėta njėsite “speciale” u goditė shumė rėndė rrethi i Gostivarit, Kėrēovės dhe Demir Hisarit. Posaēėrisht nė pozitė tejet tė vėshtirė kanė qenė fshatrat shqipatre qė jetonin nė mes fushės sė Manastirit, Demir Hisarit, Krushevės, Prilepit dhe Kėrēėovės, tė cilėt morėn pjesė aktive nė anėn e kryngritėsve. Pra nė kryengritjen e Shtatorit muarėn pjesė tė gjithė shqiptarėt qė bėnin pjesė nė kufijt e Shqipėrisė Etnike deri nė Veles.V.Xh.)

Numri i shqiptarėve tė masakruar prej kėtyre bandave ēetnike serbe ėshtė shumė i madhė dhe nuk mundė tė jepet numri i saktė, pasi ushtria serbe dhe bandat ēetnike nė tė shumtėn e rasteve i kanė djegur edhe dokumentet pėr tė fshehur terrorin e kryer.

Sipas dėshmive tė mbledhura nga tereni kėtė projekt qė e realizoi kjo bandė nė mes Gostivarit dhe Kėrēovės, e kishte pėrgaditur me kohė nėnprefekti dhe ēetniku i njohur nė Kėrēovė me rrethinė i ashtuquajturi vojvoda Bekriē. Midis Pėrlepit dhe Kėrēovės janė djegur fshatrat: Nerovė, Zhitoshe, Llazhani, Debreshte, ndėrsa banorėt e tyre janė masakruar. Vetėm ne rrethin e Manastirit numri i bandave serbe arrinė mbi 400 vetė.

Shumė njerėz tė mėdhej dhe pjesmarrės tė kohės, kryengritjen e shatorit e kanė krahasuar me luftrat ballkanike, ndėrsa vetė pjesmarrėsi nė kėto luftra vojvoda dhe ēetniku u njohur serb Vasilije Trbiē, “Kryengritjen e Shtatorit e quan lufta e Tretė Ballkanike ose e karhason kėtė luftė nė mes dy shteteve Serbisė kundėr Shqipėrisė”. Pas pėrfundimit tė luftės nė kėto anė ēetnikėt dhe ushtria serbe u sollėn shumė keq me popullsinė e pafajshme shqiptaro-muslimane. Duke pėrdorur edhe metoda tejet tė egra barbare pėr ta frigėsuar kėtė popullatė qė tė shpėrngulet sa mė parė nga trojet e veta shekullore. Nė kėto rrethana politike ishte krijuar njė gjendje kaotike tejet e pa durueshme, nga bandat ēetniko-serbe, e cila nė kordinim me ushtrinė bėnin s’pastrim, djegie dhe vrasje tė llojllojshme kudo, pra jo vetėm nė vendet ku ishte zhvilluar kryengritja. Duke filluar nga: Manastiri, Resnja, Ohri, Struga dhe Dibra. Shumė mė keq kanė kaluar fshtrat e Rekės mbi Mavrovė, Kėrēova, e Krusheva me rrethinė dhe Gostivari me fshatrat e Pollogut deri nė Shkup.

Nė rrethin e Ohrit deri nė themel u dogjėn 30 fshatra. Nė vijėn Strugė-Dibėr-Mavrovė-Gostivar dhe Tetovė 180 fshatra u dogjėn dhe u shkatruan. Masakrat e bėra nė kėto krahina u mėveshen kryekput bandave tė ndodhura nėn komandėn e vojvodės serb i quajtur Boge Vojvoda. Kėtė komandant tė ēetės nė fjalė fshatrat pėreth Gostivarit kurrė nuk do ta harojnė pėr ato veprime ē’njerėzore.

Shtypi serb e sulmoi ashpėr Austro-Hungarinė, ajo nė vend tė pėrkrahjes sė politikės paqėruese serbe nė kėto anė i dėrgoi notė tė ashpėr Serbisė. Gazeta “Samouprava”e datės 20 tetor 1913 shtjellon nė vend tė dukshėm “arsyetimin” se Serbia ėshtė: “e detyruar nga dėmet dhe pasiguria qė shkaktojnė “arnautėt” ti pushtojė kėto pika nė interes tė qetėsisė dhe rrendit”. Kjo gazetė vazhdon mė poshtė: shteti ynė ėshtė i gatshėm qė dėshirėn e Fuqive tė Mėdha ta zbaton menjėher kur do tė vendoseshin kufijtė defenitiv nga Komisioni Ndėrkombtarė. Poashtu kjo gazetė propozon: pėr hirė tė sigurisė nė kėto anė me Shqipėrinė duhet tė vendoset qė kėto pika t’i jepen Serbisė si kufij strategjik dhe me kėtė ajo do ti shėrbej mirė paqes nė Ballkan. Duhet qė Fuqitė e Mėdha tė japin garanca ose tė marrin pėrsipėr zyrtarisht dėmet e pėsuara nga “aranautėt” dhe tė mundė tė kopenzojnė ato dėme nė tė ardhmen. Kjo gazetė pėr tė arsyetuar kėto pushtime tė borgjezisė serbmadhe mbrenda kufijve politik tė Shqipėrisė shkruante: “se territorin qė mban ushtria serbe sė bashku me Pogradecin janė toka serbe”, prandaj nė Pogradec, shteti serb ka themeluar edhe pikėn doganore. Po ashtu edhe gazeta “Algemaine zeitung” lajmronte se javėt e fundit serbėt pushtuan disa pika tė rėndėsishme nė tokat shqiptare dhe vunė disa vende tė tjera nėn administratimin serb.

Gjuha e shtypit serb nė atė kohė ishte e njejtė nė tė gjitha gazetat qė botoheshin nė Serbi. Ato paraqiteshin me shkrime bombastke kundėr ēdo veprimi patriotik tė krerėve shqiptarė, ata pa fije turpi sulmonin historinė, kulturėn dhe ēdo gjė qė ishte shqiptare. Ata “miqė” qė deri dje luftėn e popullit shqiptar e ngritėn nė piedestal, sot shkruajnė me njė stil tepėr tė vrazhdė dhe me njė gjuhė tė helmuar, njė ndėr ta ėshtė gazeta “Veēernje novosti” e cila deklaron: “se nė Shqipėri ėshtė krijuar njė shtet pėr kriminila dhe gjeksa”. Kjo gazetė vazhdon mė poshtė qėllimi i krijimit tė Shqipėrisė sė Pavarur, paska qenė thjesht pėr tė mos e lėnė Ballkanin, pėr tė jetuar nė qetėsi.

Nė kėto “veprime civilizuese” qeveria serbe nuk ndihej e sigurtė nė kėto anė. Nė anėn tjetėr kjo shifej pėr ēdo ditė, ku familjet serbe tė frigėsuara nga rrethanat nė Pollog, fillojnė ta lėshojnė edhe Shkupin dhe tė kthehen nė Serbi. Ndėrsa nė Tetovė, u arestuan mbi 460 shqiptarė prej tė cilėve u egzekuatuan njė numėr i madh, gjatė transportit tė tyre pėr nė Shkup.

Shteti serb asesi nė kėto rrethana nuk donte ta qetėsonte situatėn por ajo me shtimin e numrit tė ushtarėve edhe mė shumė e shtonte pasigurinė e qytetarėve, u bėnte nė dije se tani e tutje do tė shtohen masat e pėrdhunshme policore dhe ushtarake. Sipas tė dhėnave nga raportet konsullare prej 15-19 nėntor nga Serbia erdhėn pėr nė Kosovė mbi 4 mijė ushtarė. Pėr nė Veles 2 mijė, pėr nė Ferizaj dhe Tetovė nga 1000 ushtarė. Pos ushtrisė serbe, nė kėto treva vepronin edhe komitėt serb, tė cilėt kishin pėr detyrė profesionale plaēkitjen, vrasjet dhe ē’nderimin e vajzave dhe grave shqiptare.







Pjesa e II



LUFTA E POPULLIT SHQIPTAR TĖ MAQEDONISĖ PĖR ĒLIRIM E BASHKIM KOMBĖTAR KUNDĖR SUNDIMIT SERB NĖ VITIN 1913



Barbarizmat serbe nė Tetovė dhe Gostivar pas shuarjes sė Kryengritjes sė Shtatorit:



Komanda serbe pas shuarjes sė Kryengritjes sė Shtatorit nė vendė qė tė qetėsonte situatėn ajo ndėrmerte masa tejet tė ashpra kundėr popullsisė sė pafajshme. Arestimet e shqipatrėve muslimanė dhe turqve vazhdojnė pa ndėrprerė. Shqiptarėt e arestuar nė burgun e Tetovės nxiren jashtė qytetit dhe pa gjykim ekzekutohen. Sipas raportit tė nėnkonsullit austriak tė mbledhura nga tereni nė Tetovė mė 8-9 tetor thotė: “se me tė vėrtet po veprohet pamėshirė kundėr arnautve tė zėnė rob dhe ēfarosja e filluar mė parė e elementit shqiptar do tė kryhet rrėnjėsisht”. Poasēėrisht shumė keq po sillet ushtria serbe me popullsinė e Pollogut duke u bėrė ekzekutime tė papara nė fshatrat e Tetovės dhe Gostivarit.

Raporti i konsullit Jeliēka nė Shkup e pėrshkruan mė sė miri situatėn dhe rrethanat politike nė Pollog dhe mė gjėrė nė Vilajetin e Kosovės dhe tė Manastirit pas mbarimit tė Kryengritjes sė Shtatorit. “Mjerisht njė monotoni e trishtuar duhet ta karakterizojė raportin e kėtushėm duke marrė para sysh pėrdhunimet dhe shtypjen e pjsės jo sllave tė popullatės, zor se mundė tė ketė vend pėr tė regjistruar tė gjitha aksionet e regjimit serb”. Nė veēanti pėr sa u takon shqipatrėve musliman dhe turqve ka pushuar sė egzistuari ēdo siguri e pronės, lirisė individuale tė ndėrgjegjės si dhe e jetės. Ai vazhdon mė poshtė nė raportin e vetė: “tė gjitha xhamitė po mbyllen pasi iammėt e qyteteve dhe tė fshatrave rrefuzojnė qė ditėn e premte, lutjen e Allahut ta zavendėsojnė me sovranitetin e vendit dhe nė vendė tė Zotit tė pėrmendej emri i Karl Pjetrit”. Thirja e lutjeve nėpėr minaret e xhamive ėshtė ndaluar rrepėsisht me tė gjitha mjetet po punohet pėr “kthimin nė ortodoksė ”.

Sukses mė tė madhė kanė pasur nė krahinat kufijtare ndėrsa nė krahinėn e Rekės dhe Dibrės sot nuk ka mbetur askush prej konfeksionit islam. Mė 29 tetor kanė arestuar shumė shqiptarė nė Tetovė dhe Gostivar, shumė prej tyre tė besimit islam kanė filluar tė braktisin shtėpitė. Vetėm nga Tetova dhe Gostivari pej 25-29 tetor, mbi 140 familje kanė arritur nė Shkup pėr tė vazhduar rrugėn e migrimit pėr nė Turqi.

Mė 29 nėntor vazhdon konsulli austriak nė Shkup, vetė arrita nė Tetovė. Me qėllim qė tė bindem pėr gjendjen faktike duke parė me syt e mijė gjendjen trishtuese tė shqipatrėve musliman, ai vazhdon ata ishin tė terrorizuar nga arrestimet e shumta, sot enden rreth e rrotull tė “druajtur e tė ndrydhur”, duke pritur nė ankth rastin e vetėm pėr tė shpėtuar nga zgjedha e urrejtur e sundimit serbo-sllav. “Duke sakrifikuar tėrė pasuritė e veta tė patundshme, tė cilat qysh tani nuk guxojnė ti quajnė si tė vetat”.

Nė Teqen e Tetovės, njėra ndėr mė tė pasurat nė kohėn e Perandorisė Osmane, ku para ardhjes sė serbėve jetonin mbi 50 dervishė duke shėrbyer si qendėr e kulturės islame dhe tė kalimtarėve tė ndryshėm, aty gjenin fjete dhe ushqim gratis. Por me ardhjen e sunduesve serb nė Pollog, ata sė pari i plaēkitėn vendet mė tė pasura dhe mė tė bukura tė kėsaj ane e pastaj filluan ti shfrytėzojnė pėr kazerma dhe nevoja ushtarake, si depo pėr municion dhe strehimore kuajsh. Nė raportin e vetė konsulli austriak thot: unė dhe nėnkonsulli britanik, patėm njė takim me udhėheqėsin e fesė islame Mytiveliun e Pollogut Abdyrahman beun, njė shqiptar shum i zgjuar dhe i nderuar qė kryente detyrėn e Mutiveliut tė Tetovės dhe ishte i afėrm me familjen Derralla. Ky udhėheqės i shquar ishte shumė i paknaqur me sjelljet barbare tė ushtrive serbe dhe se kishte planifikuar tė emigrojė nė Shqipėri pėr tu bashkangjitur me patriotėt tjerė shqiptarė. Ai mbante lidhje tė pėrhershme me Mehmet pashė Tetovėn, Halim beun dhe patriot tė tjerė qė ndodheshin nė taborin e Ismail Qemalit, qė luftojshin pėr bashkimin e trojeve shqiptare. Ky mbante kontakte me diplomatėt e huaj duke i mbrojtur shqiptarėt nga sjelljet e egra tė ushtrisė dhe policisė serbe. Deri tani kishte luajtur rol tė rėndėsishėm me autoritetin e vetė, qė tė ndalė shpėrnguljet e shqiptarėve pėr nė Turqi.

Se ēfarė barbarizmash kanė kryer ushtria serbe nė Pollog dhe mė gjėrė mundė tė konstatojmė nga raporti qė na jepė konsulli Jeliēka, pasi e vizitoi Tetovėn kah fillimi i muajtė nėntor tė vitit 1913, pas mbarimit tė Kryengritjes sė Shtatorit. Nė rrugėn ndėrmjet Shkupit dhe Tetovės, e cila ėshtė e gjatė 47 kilometra nė tė cilėn kryhen tė gjitha shkėmbimet nė fushėn tepėr pjellore qė shtrihet deri nė Gostivar. Si dhe nė krahinėn e Dibrės e pasur dhe e populluar mirė deri pak kohė mė parė. “Tani nuk takova askend edhe njė shtėpi tė banuar me pėrjashtim tė dy haneve nga koha e turqve”.


Djegėja dhe plaēkitja e fshatrave shqiptare pas shuarjes sė kryengritjes nė Maqedoni



Pra ushtria serbe nuk erdhi nė tokėn e Shqipėrisė si ēlirimtare por si vrasėse shkruante gazeta “Makedonski gollos”. Serbia dhe Mali i zi janė ngritur pėr tė pushtuar njė tokė tė huaj. Por nė kėtė tokė jetonė njė popull liridashės dhe trim, zverku i tė cilit edhe pėrkunder rrobėrisė sė gjatė shekullore, nuk ėshtė mėsuar ta durojė zgjedhėn e huaj. Prandaj politika serbe ishte deklaruar se shqiptarėt doemos duhet tė ē’rrėnjosen!. Njė soldateskė e egėrsuar dhe ēnjerėzore kėtė zgjidhje e ka bėrė realitet nė mėnyrėn mė tė tmerrshme. Kėshtu qė nė tetor tė vitit 1913 njė brigadė e kėsaj ushtrie, mė 28 tetor tė vitit 1913 nė mėngjes hyri nė fshatin Merrovė. Ushtria serbe u suall shumė keq me tė vrarit duke i plaēkitur dhe masakruar . Sipas dėshmive tė familjarėve askush prej tyre nuk ka mundė tė njohė tė afėrmin e vetė prandaj kanė vendosur ti varosin bashkarisht.

Pas masakrės tė banorėve tė fshatit Merovė, ushtria serbo-ēetnike, shkon nėpėr fshatrat: Llėrcė, dhe ēiflik. Sipas burimeve bullgare ushtria serbe nė fshatin ēiflik vrau 12 vetė. Pėr tė shuar Kryengritjen e Shtatorit duke kėrkuar armė nga popullsia shqiptare. Sipas burimeve bullgare, nė Komunėn e Zhelinės nė vitin 1913 me preteks se kanė dhėnė ndihmė dhe kanė marrė pjesė aktive nė Kryengritjen e Shtatorit qė ka pėrfshi edhe fushėn e Pollogut, ushtria serbe ka masakruar 73 vetė .

Nė fshatin Debėrcė, ku masakrohen tėrė meshkujt e kėtij fshati, nė Kryengritjen e Pollogut nė vitin 1915, kur nga Pollogu tėrhiqet ushtria serbe dhe nga kėto anė, pėr herė tė parė vinė pushtuesit bullgarė. Pra nė bazė tė dėshmive qė disponojmė nė fshatin Debėrcė, nuk janė vrarė 72, por 78 veta, gjatė Kryengritjes sė Pollogut nė vitin 1915, dhe janė varosur nė rrugėn kryesore Shkup-Tetovė, te vendi i quajtur “Klisura”.

Nė vitin 1913 dhe gjatė Kryengritjes sė Shtatorit fshati Zhelinė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė Kryengritjen e Pollogut, qė pėrfshiu Tetovėn-Gostivarin dhe Prizrenin, si pjesė e Vilajetit tė Kosovės. Nė kėtė fshatė xhandarmėria serbe pa kurfarė arsye i ka vrarė dy vllezėr: Xheladin dhe Hasan Abdiun, duke punuar nė arrė. Nė vitin 1912-1913 vriten gjashtė vetė me akuzė se u kanė ndihmuar kryengritėsve shqiptarė. Ndėrsa prej vėllezėrve: Xheladin dhe Bafti Xheladini pushteti serb ka grabitė: 3.500 copė dhenė, 167, kuaj dhe 235 lopė.

Gjatė verės sė vitit 1913 kurr krerėt e Lėvizjes Shqiptare po bėnin pėrgaditjet pėr kryengritjen nga sundimi i pa duruar serb. Organet e pushtetit policor serb tė frigėsuar se shqiptarėt po pėrgaditen pėr kryengritje nėn komandėn e Isa Boletinit, Elez Jusufit, Mehmet Pashė Tetovės dhe Hasan Prishtinės, u frigėsuan pa mas dhe filluan tė sillen pa kontroll nė fshatrat e Pollogut. Kėshtu njė takim tė fshatarėve tė Neproshtenit, ku ishin mbledhur mbi 17 vetė nė njė shtėpi, 2 nga kėta ishin nga fshati Pėrshovcė, u akuzun se po pėrgaditen kundėr pushtetit serb. Prandaj komandanti i policisė serbe nė Tetovė, jep urdhėr tė gjithė tė kapurit nė atė takim pa gjyqė tė pushkatohen. Kėshtu pra pushteti policor serb, vrau 17 shqiptarė tė pafajshėm. Kėta u akuzuan nga organet serbe kinse po organizonin popullin pėr kryengritje nė Pollog kundėr regjimit tyre. Nė fshatin Gurgurinicė u vranė poashtu njerėz tė pa fajshėm nga njė ēetė ēetnikėsh tė ardhur nga fshati Poreēė, tė cilėt vranė 5 vetė. Kėta ishin: vllezėrit Rushit dhe Halil Bexheti, Jakupi Zeqiri pasi pagoi 40 lira turke flori, ēetnikėt e fshatit Poreē, pėrsėri nuk ia falėn jetėn. Ndėrsa Rexhep Halilit i plaēkitet e tėrė shtėpia me tėrė orenditė qė ka pasur dhe 8 kafshė. Nė fshatin Strmnicė vriten 2 vetė, nė Leshnicėn e Poshtme 2, nė tė Sipėrmen 2 vetė, nė fshatin Pallaticė njė. Poashtu nga veprat barbare serbe nuk ėshtė kursyer as Komuna e Miletinės, nė kuadėr tė sė cilės ka bėrė pjesė edhe fshati Ēollopek, si pjesė pėrbėrse e prefekturės sė Tetovės. Por edhe nė kėtė komunė disponojmė me tė dhėna tė pjesėrishme, prandaj ka mundėsi qė numri i tė vrarėve, tė plagosurėve, e tė zhdukurėve nga kėta fshatra tė jetė shumė mė i madhė. Poashtu edhe fshatarėt Ēollopekut akuzohen pėr kėtė arsye duke vrarė 9 veta dhe u burgosėn si tė dyshimtė nga ustria srbe 6 veta. Nė vuajtje dėnimi nė burgun e Tetovės si shkas pjesmarrje dhe ndihmė nė Kryengritjen e Shtatorit. Pas njė viti vuatje dėnimi ushtria serbe i lėshoi nga burgu, pasi ēdo njėri nga kėta pagoi nga 50 napoleona ari, si shpėrblim, pėr tu lėshua nga burgu. Nga fshati Miletinė, janė vra 10 vetė, u burgosėn 8 veta tė akuzuar per pjesmarrje dhe ndihmė kryengritsėve shqiptarė, gjatė vitit 1913.Tė cilėt pas vuajtjes njė vitė e gjysėm burg edhe kėta u lėshuan nga burgu pasi paguan shpėrblim 50 napoleona flori nga vuajtja e mėtutjeshme prej burgut tė Tetovės.

Nė vitin 1913 njė ndėr fshatrat qė pėrjetoi plaēkitje tė mėdha ėshtė fshati Tenovė. Ky fshatė ėshtė plaēkitur me tė mėdha nga ēetat e vogla ēetnike, si nga ēetnikėt e fshatit Tenovė tė udhėhequr nga vojvoda Spasen Mishko me shokėt: Xhako Dimko, Petre Vollkani. Ky fshat ka pėrjetuar plaēka tė llojllojshme, bile sa Aleksandėr Parliu nga Tetova ka zaptuar 6 dylim tokė duke e marrė me zorė pasurinė e Ramadan Osmanit dhe 10 dylim nga Bajram Shaqiri, poashtu i ka grabitur pasuri edhe Kasam Miftarit 3 dylim dhe Ramadan Osmanit 2 dylim tokė. Ndersa vriten Kamber Xhelili dhe Kamber Ismaili, tė cilėve u konfiskohet e tėrė pasuria tokėsore qė kanė pasur me shtėpi, e pasuri tjera. Dėmet e bėra nė fshatin Tenovė janė shumė mė tė mėdhaja. Por ne nuk disponojmė me tė dhėna komplete pėr kėtė fshatė, pasi shumicėn e tė dėmtuarėve ushtria serbe i ka shpėrngulur nga shtėpitė e veta pėr nė Turqi dhe vende tjera. Ne do tė pėrmendim vetėm ato persona qė disponojmė pėr dėmet e bėra nga ushtria serbe dhe ēetat ēetnike nė fshatin Tenovė Sipas burimeve bullgare nė vitin 1913, nė fshatin Pallēishtė, u vranė 9 veta. Nė Kryengritjen e Shtatorit ka marrė pjesė aktive edhe fshati Bogovinė qė na deshmojnė dokumentet e kohės pėr numrin e tė vrarėve. Posaēėrisht bogovinasit u akuzuan pėr dėmet qė i sollėn komorės sė ushtrisė serbe duke i djegur tre kamionė bartės tė ushqimit (Komora), duke plaēkitur tėrė ushqimin qė i dergohej ushtrisė serbe qė luftonte nė Mavrovė mbi Gostivar. Pėr kėtė arsye ushtria serbe si dėnim vrau 10 qytetarė nė fshatin Bogovinė. Poashtu nė fshatin Bogovinė ėshtė vra edhe Halit Embrllau nga fshati Sedllarcė nga krimineli serb Qor Vasoja. Nga fshati Rakovecė u vranė 11 vetė gjatė sundimit serb 1912-1915.

Sipas burimeve bullgare nė Komunėn e Senakosit, u vranė mbi 170 fshatarė tė pafajshėm. Poashtu si fshatrat tjerė qė kishin marrė pjesė ose i kishin ndihmuar kryengritėsit nuk ngeli anash as fshati Kalishtė, i cili gjatė Kryengritjes sė Shtatorit ka qenė shumė aktiv. Sipas dekleratave tė qytetarėve tė fshatit Kalishtė ata deklaronin haptazi: “se me ardhjen e ushtrisė shqiptare prej Dibre edhe ne u bashkangjitėm me vėllezėrit tanė. Pėr kėtė arsye pas shuarjes sė kryengritjes ushtria serbe vendosi ti hakmiret fshatit Kalishtė. Me tė hyrė nė fshat ushtria serbe mblodhi tė gjithė burrat dhe mbasi i futi nė shkollėn e fshatit, prej kėtu i nisėn pėr ti ēuar nė Komunėn e Pozharanit, gjatė rrugės i vranė disa me pushkė e disa i therėn me thikė. Numri i tė masakruarve tė kėtij fshati qė ranė dėshmorė pėr liri ėshtė mbi 43 vetė. Ndėrsa tėrė fshati u plaēkitė nga ushtarėt serb.

Nė tė shumtėn e rasteve tė masakrimeve siē kemi pėrmendė e bėnin mė sė shumti ēetat ēetnike serbe, mė tė njohur nė kėto anė ishin: Mihajlli nga Pozhorani, Risto nga fshati Turēan dhe Bogdan Mihajlli nga Bajnica. Nė Pollog me rrethinė janė tė njohura veprimet e tyre barbare .

Kėto ēeta ndihmse tė ushtrisė serbe vendosėn tė djegin fshatin Dobėrdoll dhe tė vrasin qytetarėt e pafajshėm pasi paria e fshatit pas mbarimit tė Kryengritjes sė Shtatorit nuk lejonin ushtrinė serbe dhe ēetat ēetnike qė tė hynė mbrenda nė fshatė tė kėrkojnė ata persona qė kishin ndihmuar kryengritjen. Ēetat ēetnike serbe vendosen me luftė tė hynė mbrenda nė fshatė nė kėtė rast ata pushkatuan nė qendėr tė fshatit 5 veta nga paria dhe kishin vendosur tė digjinin fshatin. Por fshatarėt pėr tė shpėtuar nga djegija fshatin Dobėrdoll paguan 300 lira flori.

Nė fshatin Vrapēishtė totrurat mė tė mėdha i kanė bėrė serbo-ēetnikėt e vendit dhe fshatrave pėr rrethė tė udhėhequr nga kėta ēetnik: Jovan Trojani, Cenė Stefani, Gligor Vasili, Manol Kėrste nga Vrapēishti e Stojan Cocoli nga Gallata. Nga torturat qė kanė pėrjetuar kanė vdekur 18 persona. Kėta ēetnik kanė plaēkitur tėrė fshatin dhe kanė bėrė presion tė madhė qė sa mė shumė banor tė kėtij fshati tė shpėrngulen pėr nė Turqi.

Poashtu nė kėto masakra tė bandave ēetniko-serbe nuk ėshtė kursyer as fshati Debresh. Pas mbarimit tė Kryengritjes sė Shtatorit nė fshatin Debresh vriten 7 vetė. U


 
   

 
  • LUFTA E POPULLIT SHQIPTAR TĖ MAQEDONISĖ PĖR ĒLIRIM E BASHKIM KOMBĖTAR KUNDĖR SUNDIMIT SERB NĖ VITIN 1913 - Shkruan Prof. Dr. Vebi Xhemaili (Besiana info | 19.Jun.2004 21:14)





Informationen zum Datenschutz | ForumRomanum - Jetzt kostenlos ein eigenes Forum erstellen!