Mirė se vini nė Besiana Info
» [ | ]

  Numri i titujve | Ktheu mbrapa

Ideali i njė heroi - Shkruan : Hekuran Pobrati
 


info@besiana.de 5.Oct.2004 22:02

Botohen dorėshkrimet e plota tė Heroit tė Popullit, njėrit nga personazhet mė tė famshme tė radiolojave tė Sigurimit tė Shtetit

Kujtimet e Hekuran Pobratit: Jeta ime mes diversantėve


Hekuran Pobrati

Ideali i njė heroi

Njė atdhetar padyshim i skalionit tė parė. Njė idealist nė tė njėjtėn shkallė. Njė njeri qė besoi tek komunizmi si nė njė fe, pse vetėm nėpėrmjet tij, mendonte se zgjidhte ēėshtjen kombėtare. Por, me njė ideal tė tillė nė kokė dhe me testė partie nė xhep, Hekuran Pobrati ansjėherė nuk duhet tė ketė menduar se njė ditė duhet t’i flakte tė gjitha. Jo me bindje, jo me dėshirė, por me njė urdhėr qė lidhej po me atdheun, po me kombin, po me idealin e madh. Por, qė pėr hir tė tij duhet tė bėnte njė lojė-sakrificė: tė dorėzonte testėn e partisė, tė rreshtohej mes bandave tė hedhura nga shėrbimet sekrete angleze, amerikane, greke, italiane e jugosllave dhe ashtu nė mes tė tyre tė villte vrer ndaj pushtetit, pėr tė cilin kishte luftuar. Dhe nė fund, t’i jepte vlerė operacionit tė tij: tė shkatėrronte bandat.

Ky personazh, i denjė pėr skenare filmash ekstra, quhet Hekuran Pobrati, njė legjendė e vėrtetė e armės sė Sigurimit tė Shtetit, qė mė shumė se sakrifica, duhet tė ketė menduar se ka bėrė atė qė mund tė bėnte ēdo komunist e shqiptar i ndershėm nė atė kohė. Tė imagjinojmė se ē’ka ndodhur nė trurin e tij, pėr vite tė tėra, kur i duhej tė jetonte krah pėr krah me kriminelė, diversantė e turli terroristėsh, tė cilėt thurnin plane pėr tė pėrmbysur atė pushtet qė Hekurai kishte sakrifikuar. Tė imagjinojmė qė ky njeri kishte lėnė gruan dhe fėmijėt kėrthinj nė mes tė katėr rrugėve, qė zyrtarisht kishin njė burrė e baba tė arratisur dhe tė lidhur me kriminelėt. Por, vetėm njė personazh si ai mundi dhe pėrballoi gjithė kėtė diversitet mendimesh dhe veprimesh. Dhe pas misionit, do tė ishte normale qė tė krekosej rrugėve pėr atė qė bėri. Por, kjo nuk ndodhi kurrė. Ai vazhdoi punėn, ashtu kokėulur, pa fjalė. Madje, fjalė nuk nxori edhe pse ishte gjallė dhe shteti i dha titullin Hero i Popullit. Aq domethėnėse ėshtė kjo sa kur ia dhanė kėtė lajm, i thjeshti Hekuran tha: “Do tė jetė gabim”. E pra vetėm njerėz tė tillė tė mėdhenj bėjnė vepra tė mėdha.

Pėr herė tė parė, gazeta “Panorama” sjell pėr publikim nė mėnyrė ekskluzive kujtimet e Hekuran Pobratit, qė sė shpejti do tė botohen nė njė libėr. Si mori detyrėn pėr t’u infiltruar mes bandave. Jeta prej vitesh tė tėra mes terroristėve, mėsimi i planeve dhe nė fund shpartallimi i tyre. Nė mėnyrė emocionale na vijnė edhe tė gjithė ndjenjat dhe bota shpirtėrore qė ndodhte brenda kėtij njeriu. Ky quhet Hekuran Pobrati, historia e tė cilit, pėr njė brez shumė mė tė ri, ėshtė thjesht njė histori shumė e bukur e Luftės sė Ftohtė, por pėr atė vetė ky mision ishte mė shumė se kaq. Nuk e teprojmė tė themi se ishte sinteza dhe simbolika e gjallė e shumė e shumė njerėzve qė besuan me idetė e tyre tek njė kauz, pavarėsisht se ēfarė ishte e pėrfaqėsonte ajo.



Rrugė Operacionesh
Nė tė dalė tė fshatit Bulēare, pėrpara njė shkėmbi tė shkarė, i cili e kishte zėnė shtratin e rrugės, ku ditė tė tėra nuk lėvizte asnjė automjet, qėndroi makina jonė “Dajē”, prej nga zbritėm njėri pas tjetrit, tė pestė ne tė maskuarit si diversantė. Tė gjithė mbanim nga njė ēantė shpine nė krah, ku pėrveē sendeve tė nevojshme pėr njė tė arratisur, ishin edhe dy pila tė thata pėr ushqimin e radios qė pėrdorte njė nga shokėt e grupit. Pesha qė na rėndonte mbi shpinė e bėnte rrugėn mė tė vėshtirė. Ky ishte udhėtimi i parė, prandaj paraqiste vėshtirėsi. Na mungonte eksperienca, se kalitja dhe tė papriturat, rrjedhojė e pėrvojės si pjesėmarrės aktiv nė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare, nuk na pengonte e shqetėsonte. Kur flas pėr luftėn, fjala ėshtė pėr ata shokė tė grupit, qė milituan edhe nė formacionet partizane, jo pėr tė tjerėt, qė ndonėse bashkėpunuan me ne, duke shlyer fajet e sė shkuarės, punuan me korrektėsi.

Hekuran Pobrati -“Ēekiēi”, pėrveē ēantės qė mbante nė krah i ishte besuar dhe detyra e vėshtirė dhe delikate e sigurimit tė Ram Hoxhės -“Trokės”, njė i arratisur qė dihej se ishte jashtė shtetit, por nė fakt ndodhej nė duart tona i kapur sekret, qė do tė pėrdorej si lidhje e grupit tonė me diversantėt dhe bazat e tyre qė e njihnin si bandit. Dekonspirimi i kėsaj forme pune, pėr ēfarėdo arsye, jo vetėm shkatėrronte punėn e filluar, por sillte edhe humbjen e jetės sonė.

“Troka” deri ato momente nuk kishte dhėnė prova besnikėrie, ndaj shoqėrohej i lidhur prej mezi nga i njėjti litar, qė lidhte po nė mes “Ēekiēin”. Veprim qė synonte, sa ruajtjen nga tentativa e vetėvrasjes edhe pėr tė mos e lėnė diversantin tė riarratisej. Ai kishte detyrė tė shikonte e nuhaste ēdo pėrpjekje pėr tė sabotuar e dekonspiruar “Trokėn”, ball tė cilit duhej qėndruar sy zgjuar, pėr tė ndarė sinqeritetin nga djallėzitė, gjatė bisedave me banditė, miq tė tij diversantė. Prandaj, edhe nė erėn e zhurmshme, ēdo fjalė tė “Trokės”, “Ēekiēit” duhet t’ia zinte veshi, si kundėr kudo tė ecej netėve tė errėta, Hekuran Pobratit duhet t’ia kapte syri.

Pėr ne ishte me rėndėsi pozicioni qė reflektonte “Troka” mbi banditėt, pasi duke u bindur kėta, do transmetonin nė bazat e tyre idenė se Ramė Hoxha dhe miqtė e bandės nė tė cilėn jeton, janė tė arratisur tė vendosur pėr kryengritje tė armatosur.

U futėm nė mes tė pyllit me lisa tė gjatė e degė tė dendura. Nė njė rrugė dhish, ecnim nė njė tė pėrpjetė pėr tė arritur mbi Grabovėn A, afėr stanit tė “Ujkut”, ku do tė bėnim pushimin gjatė ditės.

Ecnim shpejtė. Nė tė gdhirė, kėrkohej tė ishim nė vendin e caktuar. Kjo diktohej, se lėvizjet ditėn tėrhiqnin vėmendjen e popullit, i cili i acaruar nga veprimet terroriste tė grupeve diversioniste, organizohej rrufeshėm dhe godiste befasishėm, gjė qė jo vetėm vinte nė rrezik jetėn tonė, por dėmtonte rėndė punėn e nisur.

“Troka”, qė nė mal vinte nga burgu, mezi i hidhte kėmbėt, lodhej shpejtė nga ecja, pasi ishte i mpirė nga qelia. Ndaj, herė pas here i drejtohej “Ēekiēit”: “U lodha zotėri. Mė duhet tė qėndroj pak. S’kam forca qė tė hedh asnjė hap”. Ai nuk e dinte pse duhet tė ecnim shpejt dhe nga ne arsyeja nuk duhej thėnė. Prandaj, kėmbėngulnim me kujdes pėr tė mos ndalur.

Nė tė dalė tė pyllit, u ngjitėm njė tė pėrpjete tė zhveshur. Bokėrrimė ku kėmba nuk tė zinte vend. Ndonėse, tė mbėshtetur me njėri-tjetrin, gurėzat qė rrėshqisnin na merrnin me vete. Pa rėnė drita, arritėm nė vendin e caktuar e u futėm nė njė pyll me ahe dhe u fshehėm midis shkėmbinjve.

Kėtu fillonte veprimi ynė i parė nė rolin e tė arratisurve. Ky vend ishte zgjedhur, sa pėr pozicionin e pėrshtatshėm, edhe si nyje qė lidhte disa rrethe tė kufirit me ato tė thellėsisė. Pra, kishte qėllime tė paracaktuara, qė t’i ēorientonte pėr t’i tėrhequr nė kurthe tė lojės sonė zbulimet e huaja, pasi shumė nga diversantėt qė dėrgoheshin prej tyre pėr veprimtari terroriste kalonin e bėnin pushime kėtu nė thellėsi tė vendit ku ndodheshim ne. Ata, pasi tė informoheshin mbi ekzistencėn tonė, jo vetėm do tė njoftonin padronėt e tyre pėr aktivitetin e organizatės dhe tė kėtij grupi tė “arratisurish”, por do tė merrnin edhe takime me ta.

Vendi ku ndodheshim, pėr pozicionin qė kishte, e bėnte mė origjinale lojėn si tė arratisur, pėr tė depėrtuar nė tė dyja krahėt. Ne tė arratisurit e brendshėm tė Korēės, Pogradecit, Skraparit, Gramshit etj, qė nė periferi kishin bazat e tyre, ndaj i linim kėtu takimet dhe tė atyre qė dėrgoheshin nga jashtė, tė cilėt pėr tė njėjtat arsye, vendoseshin nė Grabovė.

Sipas porosisė, takimin e parė do ta bėnim me “Buallin”, kulakun Koēi Bardhi, pėr shkak tė pozitės qė zinte tek diversantėt qė strehonte nė stanin e tij. Pėr tė kishim informacion tė saktė. Ai nuk e njihte “Trokėn” fizikisht, por dinte qė ishte i arratisur. U nisėm pėr nė stanin e tij dhe teksa arritėm, “Bualli” u ndodh papritur pėrpara nesh. Kur e pėrshėndetėm, ngriu. Ndryshoi fytyrė e nuk dha pėrgjigje. U afruam dhe e ftuam tė qetėsohej duke i bėrė tė njohur “Trokėn”, e pas tij, tė tjerėt me radhė. “Bualli” e mori veten, ngriti zėrin e foli: “M’u zhdukni syve. Asgjė s’mė lidh me ju. Ndryshe do tė thėrras e mbledh gjithė fshatin”. Pėrgjegjėsi, duke qeshur me zė tė lartė, qė tė dėgjohej nė stan, ku “Bualli” strehonte diversantėt, tha: “Pėrpara se tė vinim pastruam rrugėn rreth stanit, ndaj mos u frikėso. Kemi ardhur nga larg apostafat pėr tė tė takuar, tė drejtuar nga “Troka” qė ėshtė miku yt”. Pas kėsaj, urdhėroi njėrin nga anėtarėt e grupit qė tė rrinte roje dhe duke i hedhur dorėn nė qafė “Buallit” e ftoi tė ulet dhe tė bisedonte.

Sherif Zekthi, njė kriminel, qė prezenca e tij ishte e pėrgatitur nga ne, pa e ditur ai, (si bazė e “Trokės” dhe lidhje e “Buallit”), kur doli tek dera e stanit dhe dėgjoi emrin e Ram Hoxhės, u habit kur e pa dhe i thirri me zė tė lartė: “Po nga dole o trim”!

Ata njiheshin mirė me njėri-tjetrin. Ishin nga njė anė. “Zekthi” e kishte strehuar “Trokėn” nė shtėpinė e tij. Ndėrsa me xhaxhanė e kėtij tė fundit, kishin qenė nė organizatėn e Ballit. Kurse nė mbledhjen e organizuar nga tė arratisurit nė “Liqenin e Turbullt”, merrnin pjesė tė dy, “Troka” dhe “Zekthi”. Ky, duke iu afruar “Buallit”, i tha: “Ke tė drejtė. Janė kohė tė kėqija. Nuk i besohet as rrobės veshur. Nuk e njohe! Ky me mjekėr ėshtė ka”. Pastaj i shtriu dorėn ta takonte. “Troka” u zbraps, e me zė tė ulėt i prezantoi pėrgjegjėsin. “Tako me kėtė burrė se ėshtė komandanti ynė”. Ndėrsa pamja e fytyrės, linte tė kuptoje sikur tė thoshte: “Veprova mirė?! ”Mbasi u takuan tė dy, u pėrqafuam tė gjithė.

Kombinacioni nė qendėr tė tė cilit u vu “Zekthi”, mes pranisė tė diktuar nga sigurimi, nė stanin e “Buallit”, ēoi nė lidhjen e grupit me kėtė tė fundit. Nga vendi i takimit, “Zekthi” mendoi se duhet tė kishim ardhur nga jashtė. Ky ishte dhe qėllimi tij nė kėto vende, nga ku i ngarkuam detyrė tė shkonte tek “Thundra”, Kaso Bej Guri. Pėr t’u njohur, i dhamė parrullėn. “Ke dalė pėr tė shitur”! Kjo parrullė, njihej prej tij, se pėrdorej nga kriminelėt Hamit Matjani dhe Demo Tafani, kur vinin nė Shqipėri. Kohė kur “Troka” ishte me ta.

Nė kėto netė tė errėta tė shtatorit 49-tė, u ndodha pėr herė tė parė i veshur bandit, midis kriminelėsh terroristė. Pėr herė tė parė, dėgjova me veshėt e mi, planet, veprimet dhe krimet qė kishin bėrė e kėrkonin tė bėnin, kundra njerėzve tė thjeshtė. Aktivistėve tė emancipimit shoqėror, mėsuesve, tė rinjve e grave pėrparimtare. Figurave tė rėndėsishme tė luftės ēlirimtare. Ulėrimat dhe tė ēirrurat e bandave kriminale, pėr tė “therur njerėzit e pushtetit”, e pėr t’u “ngopur me gjakun e tyre”, pėr t’i “vrarė komunistėt”, e pėr t’i “lidhur e tėrhequr zvarrė” mė shponin si thika nė trup. Duke jetuar nė mes tyre, nė heshtje dėgjoja. Por sa vėshtirė ėshtė tė heshtėsh kur dėgjon tė flasin pėr tė bėrė plane si tė vrasin, ata qė nė tė vėrtetė t’i mbron.

Nė kėtė detyrė, kjo ishte mė e vėshtira, por puna kėshtu kėrkonte ndaj gjithēka shihja dhe dėgjoja, duhej pėrballuar me qetėsi dhe gjakftohtėsi.

Nė takim erdhi njė nga djemtė e “Buallit”. Pa na folur asnjė fjalė, me nervozizėm ai i drejtohet tė atit: “O babė, mos u merr me njerėz tė tillė”. Pastaj na foli ne: “Na u hiqni qafe. Na lini nė hallin tonė. Nuk kemi asgjė tė keqe nga njerėzit qė doni tė vrisni ju”.

Prej kėsaj baze, po nė kėtė natė, u nisėm e mbėrritėm nė Grabovėn B, tek “Ketri”. Tė pasnesėrmen, duke kaluar nga gjoli i Teqes sė Dushkut, nėpėr njė shi tė madh, ecnim nė njė tė tatėpjetė dhe mbėrritėm nė Kokel tek S.Hoxha. Nga aty, nė Bulēare ku grupi u strehua dhe u furnizua me ushqime nga kulaku i kėtij fshati, njė kriminel i vendosur, qė ishte i gatshėm tė bėnte gjithēka kundra pushtetit. Ai ishte edhe anėtar i njė organizate tė quajtur “Onash”, kryesuar nga zbulimet e huaja, pėrmes Hamit Matjanit.

Ky udhėtim, nė ekstremet e kėsaj zone, bėhej me qėllim, qė tė krijohej mendimi nė lidhjet dhe bazat e bandave tė brendshme tė diversantėve, se ky grup qė drejtohej nga njė organizatė, del dhe jashtė, pasi pikėrisht itenerarin e tyre ndiqnim edhe ne. Midis bazave tė shumta, e rėndėsishme nė zonėn e Gramshit, ishte ajo e “Ēakallit” nė fshatin Ēekin-Muhamed Bej Guri, e cila nuk ishte vetėm lidhje e bandave tė Hamit Matjanit, Demo Tafanit, Tefik Kokelės, Abaz Ermenjit etj, qė vepronin nė kėtė zonė, por edhe tė atyre nga Skrapari, Pogradeci, Korēa etj, qė strehoheshin kėtu.

Natėn vonė, grupi u afrua shtėpisė sė “Ēakallit”. U gjykua, qė pėr tė kontaktuar me tė, tė shkojė “Ēekiēi” me “Trokėn” dhe “Studenti”, qė njihesh prej tij. Ky i fundit, u afrua portės, trokiti disa herė dhe kur i pėrmendi emrin e “Trokės”, i foli edhe vetė tė zotit tė shtėpisė. “Ēakalli”, jo vetėm nuk e hapi derėn, por as pranoi t’i takojė. Nė tė kundėrt, ai kėrcėnoi dhe mė vonė, foli se do tė na denonconte tek kryetari i kėshillit dhe nė sigurim. Qėndrimi tij, na detyroi tė zgjedhim rrugėn e tėrheqjes, si gjoja tė frikėsuar.

Mbasi vendosėm e qėndruam disa ditė nė pyjet afėr “Ēakallit”, pėr tė kontrolluar lėvizjet e tij, na informuan se nuk kishte denoncuar. Kėshtu, tentuam pėr sė dyti pėr tė hyrė nė komunikim me tė. Kėtė radhė menduam tė vepronim duke i folur me ashpėrsi. Pėr ta bindur, nxorrėm nė ballė “Trokėn”, i cili pasi trokiti nė derė, i thirri disa herė nga dritarja. I kėrkoi tė dilte nga shtėpia. I tha parrullėn dhe i foli pėr rastet kur sė bashku kishin qėndruar e takuar me bandat diversante njerėz tė tyre. Por pėrsėri, “Ēakalli” mbajti tė njėjtėn qėndrim.

Gjithēka po ndodhte midis “Ēekiēit”, “Trokės” e “Studentit” nga njėra anė, dhe “Ēakallit” nga ana tjetėr, krijonte pėr ne njė situatė ndėrlikuese. Ngurimi i “Ēakallit”, shprehur pėrmes gjoja mos njohjes sė “Trokės” dhe pėr mė tepėr, kėrcėnimet e tij pėr tė na denoncuar, na vinin pėrballė shqetėsimesh qė ndėrlikonin situatėn nė kuptimin e dyfishtė. Nga njė plan, rrezikoheshim nga dekonspirimi, pėrmes denoncimit tė mundshėm nė sigurim nga “Ēakalli”, gjoja nė emėr tė patriotizmit, duke dėmtuar rėndė kombinacionin. Dhe nga plani tjetėr, duke ditur moskompromentimin e plotė tė “Trokės” me ne, i ruheshim marrėveshjeve mes sinjaleve tė fshehta midis tij dhe “Ēakallit”, gjė qė mund tė shpinte nė rrezikimin e jetės sonė.

Po pėrse “Ēakalli”, bazė e vėrtetuar e Hamit Matjanit, kunat i terroristit Tefik Kokela, nuk pranoi tė takonte e bisedonte me “Trokėn” dhe miqtė qė e shoqėronin, me tė cilin kishte qenė nė njė bandė, tė lidhur me Hamit Matjanin.

Duhej zgjidhur enigma, pėr tė marrė pas kėsaj takim me tė. Nė kėto rrethana, ne vendosėm largimin nė thellėsi, nė njė zonė tjetėr.

Takimin e parė nė rrethin e Elbasanit e bėmė me “Zekthin” nga Belshi, nėn degėt e njė gorrice. Kishim shumė uri. Ai na pruri dy pula tė pjekura dhe dhallė. Por s’mė shkoi gjė nė bark. Mė dukesh helm; mbasi me helm e pėrzieu bisedėn ky kriminel.

Takimi u bė me qėllim tė caktuar, qė veprimet e mėvonshme tė na shpinin drejt afrimit e lidhjes me “Ēakallin”.

Mbas disa ditėsh, nė kėtė zonė u pėrgatit njė pėrleshje e fortė, e sajuar nė njė grykė qė dihej si vende kalimi diversantėsh. Duke u lėnė tė kuptonin bazave tė tyre, se nė kėtė pėrpjekje banda jonė vrau ushtarė e oficerė, pra “morėm hak e derdhėm gjak”. Pa aguar mirė dita, u shoqėrua i pėrcjellė nė vigė, gjoja si i vrarė njė oficer. Ky veprim, jo vetėm qė forcoi besimin te bazat qė kishim lidhje, por do bindte pėr armiqėsinė tonė dhe “Ēakallin”...

vijon nesėr



Pasaporta

Emri: Hekuran
Mbiemri: Pobrati
Datėlindja: 15 shtator 1920
Vendlindja: Pobrat, Berat
Data e vdekjes: 30 korrik 1991
Gjendja familjare: I martuar nė vitin 1949 me Feraset Xhaferr Vėrlacin (Ngurėza), bijė nga njė familje qė i dha luftės shtatė dėshmorė dhe ka gjashtė fėmijė
Arsimi: I mesėm. Pas ēlirimit mbaroi dy kurse shtatė mujore pėr oficer.
Profesioni: Oficer i Sigurimit tė Shtetit
Veprimtaria

Para ēlirimit: Punėtor krahu.
Gjatė luftės: 1942, partizan i Ēetės sė Parė nė Kurvelesh
1943, partizan i Ēetės sė Parė nė Mallakastėr
1943, partizan i Brigadės sė Parė Sulmuese me funksione nga zėvendėskomandant kompanie deri nė zėvendėskomandant batalioni.
Pas ēlirimit

Komandant batalioni nė mbrojtjen e popullit.
1947 deri nė nėntor 1948, arrestohet nga Koēi Xoxe nėn akuzėn e bashkėpunimit me armikun.
Pas 1948, rifiton tė gjitha tė drejtat dhe merr pafajėsinė.
Nga nėntori 1948, deri nė pension punoi nė Sigurimin e Shtetit
Vlerėsimet

Ka marrė pjesė nė radiolojat mė tė famshme tė Sigurimit tė Shtetit tė njohur me emrat “Liqeni i Vajkalit”, “Buza e Bredhit” dhe “Fronti i Rezistencės”
Dekoruar me katėr urdhra tė Trimėrisė, dy urdhra tė Skėnderbeut, shtatė medalje
1969, merr titullin e lartė Hero i Popullit
Ka qenė i zgjedhur anėtar i Komitetit tė Pėrgjithshėm tė Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, anėtar i Komitetit tė Pėrgjithshėm tė Veteranėve tė Luftės Antifashiste. Ka qenė i zgjedhur zėvendėskryetar i Frontit Demokratik dhe i Komitetit tė Veteranėve tė Luftės tė rrethit Elbasan.


Nesėr do tė lexoni

Historia e pushkės qė “Troka” ia fali “Ēekiēit”
Si e dorėzoi “Ēakalli” kunatin e tij tė arratisur, Novruz Dusharin, nė Sigurim, duke ditur se ai u bė pjesė e organizatės “Fronti i Rezistencės”.
Si e realizonte Pobrati komunikimin me bashkėshorten nė kushtet e arratisė.




 
   

 
  • Ideali i njė heroi - Shkruan : Hekuran Pobrati (info@besiana.de | 5.Oct.2004 22:02)





Informationen zum Datenschutz | ForumRomanum - Jetzt kostenlos ein eigenes Forum erstellen!