Mirė se vini nė Besiana Info
» [ | ]

  Numri i titujve | Ktheu mbrapa

Hekuran Pobrati, nėn lėkurėn e diversantit
 


info@besiana.de 21.Dec.2004 23:49

Njė personazh i rrallė

Hekuran Pobrati, nėn lėkurėn e diversantit


Belina Budini

Si nė filmat me diversantė. Veēse tė jetoje pėr vite me radhė si diversant, nėn lėkurėn e njė diversanti, mes diversantėsh tė vėrtetė, nuk ishte aspak si tė luaje njė film. E ka bėrė Hekuran Pobrati, i infiltruar nga shėrbimet sekrete shqiptare mes diversantėve ose agjentėve tė vėrtetė pėr tė likuiduar bandat e tyre. Ndėrsa familja e tij ka vuajtur realisht internimin pėr 11 vjet, pėr shkak se kryefamiljari ishte “bandit” (Edhe pse bandit i rremė. Ndryshe loja zbulohej dhe nuk dukej e vėrtetė pėr sytė e diversantėve tė vėrtetė). Profesioni i tij ka qenė oficer i Punėve tė Brendshme, por para ēlirimit ka qenė punėtor krahu. Gjatė luftės nė 1942 ka qenė partizan dhe me funksionin e zėvendėskomandantit tė kompanisė dhe tė zv.komandantit tė batalionit. Pas ēlirimit komandant nė mbrojtjen e popullit dhe nė 1947 ėshtė arrestuar nėn akuzėn “bashkėpunim me armikun”, akuzė nga e cila do tė ēlirohej, duke marrė pafajėsinė nga gjykata dhe duke rifituar tė gjitha tė drejtat nė 1948. Ndėrsa nė 1969 shpallet Hero i Popullit. Vetėm disa ditė mė parė, me rastin e 85 -vjetorit tė tij tė lindjes, shoqata “Bashkimi antifashist i Shqipėrisė” e pėrkujtoi emrin dhe veprimtarinė e Hekuran Pobratit. Nė ceremoninė e dekorimit si Hero i Popullit Mehmet Shehu ka thėnė nė lidhje me Hekuran Pobratin se “po tė mos ishte gjakftohėsia, menēuria dhe trimėria e Hekuran Pobratit, nuk shpartalloheshin e asgjėsoheshin bandat kriminale qė dėrgoheshin nga zbulimet e huaja kundėr vendit tonė”. Sot botojmė njė shkrim tė Mark Dodanit pėr bashkėluftėtarin e tij, Hekuran Pobrati, ndėrsa nė ditėt nė vijim nė gazetėn “Shekulli” do tė njihemi me detaje dhe episode tė tjera, tė pabotuara mė parė, nga jeta dhe aventura e pazakontė e Hekuran Pobratit, tė lėna prej tij nė dorėshkrim.



21/12/2004

Incidenti i heroit tė popullit Hekuran Pobrati me violinistin, i cili ditėn qė partizanėt luftonin nė ‘Radio Tirana’, vazhdonte t’i binte violinės. Sipas kujtimeve tė Hekuran Pobratit, tė lėna nė dorėshkrim dhe tė pabotuara ende, nė tė cilat rrėfen se si pas luftės e gjeti violinistin dhe e rrahu atė dhe se si pas kėsaj Enver Hoxha e dėnoi me dhjetė ditė burg

Hekuran Pobrati: 10 ditė burg se rraha violinistin


Hekuran Pobrati

Kishim nėntėmbėdhjetė ditė e netė luftė nė Tiranė. Ku nuk kėrciste gėrneta nė dasėm. As daullja ditėn e Bajramit. Por binte mitralozi mbi gjokset e shokėve. Bomba mbi kokat e partizanėve. Mortaja mbi vatrat e fėmijėve. Topi mbi shtretėrit e tė plagosurve. Vetėm tė vrarė nga Brigada e Parė Sulmuese, ato ditė, ishin 111 partizanė. Pa neglizhuar mbi 150 tė plagosurit. Dhe ne, qė luftėn pėr ēlirimin e Atdheut, e kishim nisur jo ato nėntėmbėdhjetė ditė e netė, por tre vjet mė parė, qė kur ēizmja e fashizmit pushtoi vendin, domosdo ndienim lodhje. Patjetėr kishim uri. Padyshim donim dhe gjumė.
Nuk ishim tė lodhur nga lufta. Asnjėherė tė dyzuar pse e bėnim luftėn. Por tė ngarkuar me dhimbje nga humbja e qindra jetė shokėsh, gjatė luftės. Kjo ndjenjė njerėzore, s’kishte tė bėnte me dobėsinė. Nė tė kundėrt, teksa binte njė dėshmor, fiksohej njė simbol dhe njėherazi stimulohej trimėri, njė akt heroizmi i ri. Se ishte ky realitet qė pasqyronte kėtė tė vėrtetė tė madhe, ne luftėtarėt ēlirimtarė, pamė fashistė qė pushton vendin, nuk u trembėm. Pamė nazistė qė vritnin djelmosha, nuk u tundėm. Pamė gjak tė kuq nga tė shokėve, s’u marrosėm. Veten dhe shpirtin nuk ia lamė nė dorė perėndisė. Por e vumė nėn komandė tė Shqipėrisė. Ndaj, sa herė qė nga pėrballja me armikun, binte njė dėshmor, nga zemrat tona ēlirimtare buēiste mė furishėm thirrja: ”Para partizanė!...”
“Para partizanė!” Ē’magji kishin pėr ne ēlirimtarėt kėto dy fjalė. Ē’forcė transmetohej tek luftėtarėt pėrmes tyre. Kushtrimi pėr luftė dhe njėherazi thirrje pėr fitore. Nuk di, por nuk gaboj, po tė gjykoj se sinonim i tyre ėshtė tėrmeti. Po, po tėrmeti. Veē ndryshimi konsiston, se vėrtet, ai tė vė nė alarm, por rrallė tė njofton pėr rrezikun qė tė kanoset. Ndėrsa thirrja, ”Para partizanė”, shoqėruar me rėnien e trompetės, teksa sinjalizonte sulmin, paralelisht tė mobilizonte dhe tė entuziazmonte, pėr tė arritur fitoren. Dhe nuk e harroj dot Haki Kapajn nga Drizari, borizanin sypatrembur tė Brigadės sė Parė Sulmuese. Kur nė betejėn e Tendės sė Qypit, mes rėnies sė trompetės, ngriti peshė zemrat partizane duke i angazhuar ato deri nė luftim trup me trup me armikun. Por kjo ishte e zakonshme pėr tė. Heroikja e rastit nė fjalė, mė ėshtė thėnė shumė bukur nga Heroi i Popullit Zylyftar Veleshja: ”Unė lashė kėmbėt nė Tendėn e Qypit dhe po eci, njė jetė me proteza. Por nuk jam i vetmi qė bėra nė atė betejė ēka duhej. Plumbat e gjermanit mė prenė trupin nė mes. Por pėrsėri, nuk jam i pari qė rezistova siē kėrkohej. Nė atė betejė, lanė jetėn pėr tė fituar lavdinė, shumė partizanė. Me ta do tė isha dhe unė e sė bashku do ngriheshim nė kėmbė pėrsėri po tė fillonte trompeta e Haki Kapajt. Ėshtė borizani nga Drizari qė mė ngjalli zemrėn kur trupi mė kishte vdekur. Ai mė mbajti nė jetė. Tek e shihja tė na ngrinte peshė, kur plumbi i kishte rrėmbyer grykėn, nuk kuptoj pse trompeta Haki Kapajt njėsh me zėrin e tij, lėshonte nė ajėr bashkė me afshin e fitores dhe triumfin e jetės mbi vdekjen. Nė ka perėndi, ajo ka qenė me ne partizanėt. Ndryshe nuk shpjegohet dot. Tė pėrshkojė plumbi grykėn, dhe tė gjesh forcė t’i biesh trompetės, kur me dorė shtrėngonte plagėn nga i rridhte ēurk gjaku. Kot thonė ballistėt, luftuam edhe ne. Pse s’ka njė tė plagosur xhanėm!”
Kjo ishte forca qė tė ngjallte thirrja: ”Para partizanė!” Apo fuqia magjike qė ndezte rėnia e trompetės. Ndaj e kujtova partizanin Haki Kapaj. Borizanin e paepur tė Brigadės sė Parė Sulmuese.
Si njė nga drejtuesit direkt tė luftimeve pėr ēlirimin dhe marjen nga pushtuesit tė Radio-Tiranės, veē kujtimeve tė shumta, ruaj nė mend njė fragment nga lindi njė episod, qė eci nė mėnyrė tė tillė, sa krijoi preēedentin e ndėshkimit tim. Arsyeja qė nis ta shkruaj, pėr tė mbetur dėshmi e tė vėrtetave tė ndodhura ato ditė tė luftės nė Tiranė, ka pėr synim paraqitjen e realitetit, bashkangjitur me mentalitetin e psikologjinė e formimit tonė nė atė kohė, qė natyrshėm vinte i lidhur me gjendjen emocionale qė krijojnė ngjarje tė mėdha, siē ishte lufta pėr ēlirimin e Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė.
Ishte njė paradite e ftohtė e mesit tė nėntorit ‘44. Kishte kapėrcyer ora dhjetė. Radio-Tiranėn e kishim mbėrthyer mirė me forca partizane. Pėr tė mos ndodhur ajo qė desh na gjeti pėr pak, marrja e saj nga armiku. Ndaj qėndronim syzgjuar ēdo ēast. Pa e ruajtur veten. Se mė mirė tė na merrte plumbi ne, sa tė pushtonte Radio-Tiranėn armiku.
Tek ishim tė tendosur pėr gjithēka ndodhte rreth nesh dhe tė preokupuar mbi ēdo lėvizje tė mundshme tė armikut, sė toku me Mane Sevranin dhe Xhelo Faslliun, tė dy partizanė trima qė s’i lind mė nėna, qarkonim rreth Radio-Tiranės, sa pėr tė kontrolluar e qėndruar afėr efektivave ēlirimtare, aq edhe pėr tė mbajtur nė fokus terrenin dhe zonėn rreth saj, me tendencė paralizimin e ēdo tė keqeje tė mundshme.
Nuk kaloi shumė dhe dėgjojmė njė shkrehje automatiku “sharrs” gjerman, goditje qė teksa na mpiksi shikimin mbi njėri-tjetrin, na nxiti tė vraponim shpejt, nė drejtimin nga erdhi qitja e armės automatike, duke bėrė nė tė njėjtėn kohė ndarjen nga njėri-tjetri, me synim kėqyrjen sa mė shpejt tė territorit nga erdhi goditja me armė.
Me njė frymė, dola anash Radio-Tiranės, eca me tė shpejtė rrugės sė Kavajės dhe pas 25-30 hapash, u futa nė njė rrugicė, pėr t’i dalė nga pas objektit, andej nga erdhi shkrehja automatike. Ndalova pėr njė ēast. Vėzhgova dhe u pėrqėndrova nė drejtimin, nga e gjykova tė mundshme qitjen me armė. Vrapova pėrsėri dhe kėmbėt mė pushuan nė oborrin e njė shtėpie. Kėrrusa trupin dhe pėrqėndrova dėgjimin pėr tė mundur tė kap gjithēka nuk shkonte pas asaj goditje me “sharrsin” gjerman. Ecja lehtė e pa u ndier. Nga vėzhgimi dhe pėrqėndrimi im, po tė mos mė kish kapur veshi tingujt melodiozė tė njė vegle muzikore qė nė atė kohė nuk dija ē’ishte, do tė kisha ikur andej. Dreq, thashė me vete, tek po i afrohesha shtėpisė. Ē’tė jetė vallė ky njeri qė na i bika zurnasė, apo paska ngé tė dėgjojė muzikė kur lufta zien!? Dhe ngadalė, nga oborri, hyra brenda nė korridorin e shtėpisė. Afrohem nga ndjeja muzikėn qė binte, pa u ngacmuar nga askėnd. Qėndrova nė kėmbė, te dera e njė prej dhomave tė shtėpisė. Nė mes, njė djalė i ri, nė moshė me mua, pak mė i gjatė dhe i pa vrarė nga jeta, i binte njė vegle muzikore, melodia e sė cilės mė ngacmonte. Pse jo, dhe mė tėrhiqte, por atė ēast, s’kujtoja dot ē’quhej.
I ngula sytė. Shihja tek lėvizte mbi tela gishtėrinjtė, i pa ngacmuar nga ēka ndodhte rreth tij, qoftė kjo dhe lufta pėr ēlirimin e lagjes ku jetonte, teksa nxirrte prej tyre melodi, gjithsesi ēlodhėse, por tė papranueshme pėr mua, nė kontekstin e rrethanave, qė mė shumė sa ndodhesha, i pėrjetoja.
Doja t’i flisja. Diēka t’i thoja. Por s’dija. Nė duhet tė ndėrhyja?! S’munda dot. Nuk arrita. Njė shkrehje e dytė e automatikut “sharrs” gjerman, mė detyroi tė lėvizja vrap nė drejtim tė qitjes sė tij. Ndėrsa nxitoja nė kah tė “sharrsit”, s’gjykoja dot, a i shkonte rastit nė fjalė ajo thėnia e vjetėr: ”Fshati digjet e kurva krihet.” Sidoqoftė, atė ēast, nuk mendoja njė rast tė dytė tė ballafaqimit me tė.
Tirana kishte ditė e ēliruar. Tashmė kishim ēliruar dhe Shqipėrinė. Pas parakalimit ceremonial tė brigadave partizane, nė mbrėmjen e 30 Nėntorit 1944, nė kinema “Kosova”, (sot “17 Nėntori“) do tė jepej njė koncert festiv. Nė tė do tė asistonte Qeveria e dalė nga lufta partizane, padyshim, Komandanti i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacionalēlirimtare dhe Kryeministri i vendit, Enver Hoxha.
Isha ngarkuar me njė pjesė shokėsh partizanė, tė njėsisė qė komandoja, tė siguroja Kinema “Kosova” dhe veēanėrisht skenėn nga do jepej koncerti festiv. Kisha marrė masat dhe po inspektoja partizanėt nė shėrbim, pėr tė shmangur tė papriturat. Sapo kishte filluar koncerti, kur nga prapaskena, ku ndodhesha, dėgjoj grup notash muzikore, qė mė ngacmuan kujtesėn dhe mė rritėn kuriozitetin pėr tė parė nga afėr. Mos vallė ishte ai qė s’munda tė bisedoj, ditėn kur ndiqja “sharrsin“ gjerman dhe luftoja pėr ēlirimin e lagjes sė tij, ndėrsa “djali nė moshė me mua” i binte qetė-qetė asaj djallo vegle qė dėgjoj tani.
Kur iu afrova pranė, e njoha. Ai ishte. E vėshtrova nė heshtje pėr njė kohė. Pastaj e pyeta, se ē’melodi ishte ajo qė dėgjoja.
“Ėshtė pjesė e njė autori italian”, m’u pėrgjigj, ftohtė. U ndjeva ngushtė. Desha t’i them, sa shpėtuam nga fashizmi, por heshta. Shtrėngova dhėmbėt, e diēka tė egėr mendova. Dreq o punė, thashė me vete, do ta rrah dhe do turpėrohem. More, e pyeta drejtpėrsėdrejti violinistin, me njė tė folur shkurt e prerė: ”A e njeh Haki Kapajn?“ Jo, - tha ai, - dhe mblodhi buzėt nė shenjė mohimi. More, - iu drejtova, - pse mė mbledh buzėt kur tė flas pėr borizanin Haki Kapaj, muzikantin mė tė madh tė Brigadės sė Parė Sulmuese dhe s’pashė e s’dita mė ē’bėra...
Violinisti, i traumatizuar nga ēka i ndodhi, vendosi tė heqė dorė e tė mos marrė pjesė nė koncert, histori qė mė krijoi njė shqetėsim tjetėr. Pasi shkurtimi i numrave muzikorė nė koncert, ra nė sy tė Komandantit dhe ata qė i shpjeguan arsyet, i treguan dhe ēfarė kishte ndodhur nė mes tė “njė partizani e violinistit.”
Ishte kjo arsyeja qė kur mbaroi koncerti, Komandanti i Pėrgjithshėm Enver Hoxha, pasi dinte emrin, nė largim mė thirri dhe vetėm sa komunikoi: “Komandant Pobrati, dhjetė ditė arrest”.
Shtanga. Turpi mė mbuloi tė gjithin. Kishte ndodhur e pabesueshmja. Vite lufte pėr ēlirim dhe ditėn e parė tė tij, i ndėshkuar. Sa keq. Kisha gabuar...
Nuk dija ku duhej ta kryeja ndėshkimin. Vendi s’kishte 48 orė ēliruar. Por urdhri duhej zbatuar.
Kishte pak ditė qė partizani Sulo Kozeli ishte emėruar Komandant i Batalionit tė Disiplinimit. Por hajt tė gjeje Sulon nė Tiranė. Dikush tha tė shkoja tek Komanda e Pėrgjithshme (ku sot ėshtė Universiteti), pasi atje do t’mė orientonin.
Nė fund, mėsova se diku pėrballė Kuvendit, ishin caktuar dhomat e indisiplinimit. Ora kishte kaluar 24. Kur hyra, u prezantova. Personi qė dėgjoi emrin, reagoi. ”Ē’e mirė tė pruri”,- foli. Mė erdhi rėndė t’i tregoja kush mė kishte dėnuar, pasi nuk dija me kė kisha tė bėja. Ndaj e pyeta dhe unė pėr emrin. Kur mė tha kush ishte, u ndjeva keq. Nėnoficeri i dhomave tė ndėshkimit, ishte i shoqi i njė tė afėrmes sime, i cili kishte qė nė kohėn e Zogut qė shėrbente tek dhomat e paraburgimit. Ndaj nuk ngurroi t’mė ngacmonte: ”E mor Hekuran Pobrati, Zogu tė kėrkoi vite pėr tė tė futur nė burg e s’tė kapi dot, por e gjete nga tė tutė, qė ditėn e parė tė pushtetit tėnd.” U ngrita ta rrihja, por e mblodha mendjen. Rri i thashė, se ē’bėj unė me tė mitė, ėshtė puna ime, nė mos tek rraha njė, s’ėshtė vėshtirė tė rrah edhe ty. Ai qeshte me tė madhe, ndėrsa unė, teksa s’e shihja me sy, thoshja me vete: ”Ah Enver ē’mė bėre...”
Pas 5-6 ditėsh erdhi Sulo Kozeli. Hajde Hekuran tė pimė kafe, mė foli.
Rri a i zi, - i thashė, unė i dėnuar, ti mė thua tė pimė kafe!
Hajde, hajde se tė ėshtė falur pjesa e mbetur. Dil se do tė pimė kafe.
More me gjithė mend e ke?
Po, - pėrfundoi Sulo Kozeli.
Si? - i thashė, - mė ka falur Komandanti!
Po, - m’u pėrgjigj Suloja.
Mor, lėr burgun,- i thashė, - Po partizan a do tė jem pėrsėri?...

20/12/2004

Mark Dodani shkruan pėr Hekuran Pobratin bashkė me tė cilin kanė qenė infiltruar nė shėrbimet sekrete inteligjente pėr likuidimin e bandave tė diversantėve ose agjentėve tė shėrbimeve tė huaja. Bashkė me gruan e tij Feraset Pobrati ata strehuan nė shtėpinė e tyre edhe njė personazh grua, e cila asgjėsoi njė bandė diversantėsh dhe mes tyre edhe vajzėn e saj tė vetme. Nė emėr tė shpėtimit tė atdheut nga diversantėt dhe agjentėt armiq

“Kur luanim diversantėsh mes agjentėve tė vėrtetė”


Mark Dodani

Ndihem i lumtur qė gėzoj privilegjin e madh tė them pak fjalė pėr Hekuran Pobratin tim. Them Hekurani im pasi prej Mirdite, nga jam, kėshtu i thėrrasim vėllezėrit, dhe nė kėtė rast, kėshtu po i drejtohem Hekuranit tonė. Nė kujtesėn time, Hekuran Pobrati ka mbetur burrė i gdhendur me gėrma floriri. Me jetėn dhe veprėn e tij, ai na mėsoi ne tė tjerėve, tė ndiheshim vėllezėr tė njė nėne, bij tė Nėnės sė Madhe, Shqipėrisė. U lidhėm sikundėr shprehen poetėt “si dy shegė nė njė rrefanė”.
Lufta kundėr bandave, qė synonin pėrmbysjen me dhunė tė rendit kushtetues, qė solli Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare, mė bėri njėsh me Hekuran Pobratin. Ai nga Pobrati, pranė jugut tė Shqipėrisė, unė nga njė fshat tjetėr nė veri tė saj.
Sikundėr jeta e vėrtetoi, sapo u njohėm, ishim tėrė mbresa, tė cilat i ndjenim dhe nuk vonuam t’ia thoshim njėri-tjetrit...
Ishte tremujori i fundit i vitit 1948. Fati e solli qė nė aktivin e Partisė Komuniste tė Shkodrės tė ishte i deleguar Hysni Kapo. Ai mė thėrri nė takim tė posaēėm nė zyrėn e sekretarit tė parė, Tonin Jakovės. Mė dėgjoi pėr gjithė kompleksin e ngjarjeve me tė cilat isha pėrplasur. Mė rekomandoi te Mehmet Shehu, asokohe ministėr i Brendshėm i sapoemėruar nė vend tė Koēi Xoxes, madje dhe zėvendėskryeministėr, kur Enver Hoxha ishte vetė kryeministėr.
Te zyra e oficerit tė rojes tė Ministrisė sė Brendshme, takova Hekuran Pobratin. Ishte ngarkuar pėr tė mė shoqėruar te ministri. Pasi u takova nė zyrė me Kadri Hazbiun, mora detyrėn. Isha me Hekuranin, i caktuar nė tė njėjtin sektor, nė tė mirėnjohurin L.B., qė nė atė kohė, nėnkuptonte sektorin e Shėrbimeve Sekrete Shqiptare pėr likujdimin e bandave. Shef kishim shokun tonė Idris Seiti, me tė cilin nisėm lojėn e Grupit Special, ideuar nga Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu. Idrizin, mė vonė e zėvendėsoi Heroi i Popullit Asim Aliko, zgjedhur gjoja komandant i pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura nė luftė kundėr komunizmit, ndėrkohė qė Heroi i Popullit Hekuran Pobrati ynė, luante rolin e zėvendėskomandantit tė pėrgjithshėm, i udhėhequr gjoja nga Komiteti Qendror i Frontit tė Rezistencės, nga anonimi “Besnik”. Kur puna e donte, nė vend tė anonimit, hynte vetė Kadri Hazbiu.
Nė ka cilėsi qė e dallonte dhe e veēonte shqiptarin Hekuran Pobrati ėshtė mėnyra si ai ēante pėrpara nė mes komplekseve tė mėdha qė i kishte sjellė jeta. Bir i Hasim Pobratit, ish -komandant i ēetės sė fshatit tė tij nė luftėn e Vlorės, vrarė mė 1921, kur Hekurani ishte nė djep dhe pėrkundej nga dora e nėnės sė tij. Zemėrvrara Besnike e Vėndreshallijve tė famshėm tė Skraparit, e kishte pėsuar edhe mė pėrpara. E njėjta dorė qė i vrau burrin, i kishte vrarė dhe dy vėllezėrit, Tajar dhe Tofik Vėndreshen, secili komandant ēete komitėsh, qysh kundėr xhonturqve dhe mė vonė kundėr ēdo tradhtari. Pėr meritat e tyre tė veēanta, Kuvendi Popullor i Shqipėrisė, i ka dekoruar urdhra pėr veprimtari patriotike. Ishin vrarė nga njerėz, qė mė vonė pėrfunduan nė tradhti kombėtare, tė lidhur me okupatorin fashist gjatė periudhės sė LANĒ-it. Hekuran Pobratin e la edhe nėna e tij. Kur ndėrroi jetė Besnikja, ai nuk i kishte kaluar tė shtatė vitet e rritjes sė vėshtirė. E rriti shtatin nė pėrgjakje kundėr ēdo tradhtie. Urrejtja kundėr saj e shtyu nė hakmarrje. Pa i mbushur ende tė 16 vjetėt, nisi tė shkruajė historinė me grykė tė pushkės dhe ta vulosė me gjak. E dėgjova nga goja e tij historinė e dhimbshme dhe jo vetėm e dėgjova, por e pashė nė ēdo hap sa me guxim, trimėri dhe menēuri e bėnte.
Hekuran Pobrati u bė njė nga oficerėt unikalė tė fronteve midis shėrbimeve sekrete inteligjente. Ashtu sikundėr thoshte shpesh Kadri Hazbiu, qė nė pėrleshje me agjenturat armike tė Shqipėrisė, nuk ndeshemi vetėm “gjoks me gjoks, por dhe tru me tru”. Nuk fitonte vetėm mė trimi dhe mė guximtari, por dhe mė i dituri dhe mė i menēuri. Heroi i Popullit Hekuran Pobrati, bėnte pjesė nė atė kategori njerėzish, qė trimėrinė dhe guximin e ēmonte si njėrėn anė tė heroizmit. Anėn tjetėr, po aq tė rėndėsishme, kishte diturinė. Kėtė dituri dhe shkathtėsi ia kishte dhuruar jeta e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e tmerrshme. Kishte provuar dhunėn trupore. Pas luftės nė Kurvelesh, nė Mallakastėr, Brigadėn e Parė Sulmuse, pas ēlirimit, nė mbrojtjen e popullit, tradhtarėt e akuzuan pėr tradhti. E torturuan mizorisht nė burg. I kishin shkulur thonjtė e djegur flokėt. Por jo or jo. Nuk tjetėrsohej Hekuran Pobrati. Duroi, eh sa duroi!...
Sapo kishte dalė nga burgu, kur e takova. Ia pashė plagėt. Mė tha, vetėm sa mė tha: “Paēka, do t’i shėrojmė”. E shprehu nė shumės “shėrojmė”, jo “shėroj”. Asisoj mė dha kėnaqėsinė qė tė ndihesha krenar, teksa mė pranonte tė isha i ngjashėm nė plagė si ai.
- Si u ndave me Mehmet Shehun, - mė pyeti pak mė vonė Hekurani.
- Kur po hyja, shoku Mehmet doli, u pėrgjigja, por u takova me Kadri Hazbiun.
- “Situatė e rėndė ”,- lidhi bisedėn Hekurani, atje ku e kishte lėnė, para pėrgjigjes sime. Provova dhunėn shpirtėrore, pas asaj trupore, - pėrfundoi ai.
Teksa mė fliste, mua mė mbeti mendja kur tha : “ E bėj hallall dhunėn fizike, por s’di, nėse do ta shėroj dot atė shpirtėrore”. Ndėrsa bisedonim, ecnim me njė makinė drejtuar nga shoferi Qemal Muēa, pėrpara ish -Komitetit Ekzekutiv, ku sot ėshtė Muzeu Kombėtar pėrpara na doli njė nga ish -torturonjėsit e tij, UDB-ash shqiptar qė ecte nė kėmbė drejt nesh.
-A i vjen turp pėr ēfarė ka bėrė, kėtij njeriu? - mė tha troē Hekurani. Ishim ende tė rinj, por tė kalitur nga praktika, qė posaēėrisht Hekuranit, ia kishte mėsuar jeta.
- Pse ėshtė tradhtar, e pyeta.
- Jo, ėshtė njeriu qė mė torturoi, se gjoja kam ndihmuar, tė arratisurin, kushėririn tim Selman Pobrati,- shpjegoi. Ka histori, mor vėlla, vazhdoi Hekurani, qė duhen harruar. Ndryshe do tė bėhemi edhe ne si ky e ata qė e urdhėronin. Dhe filloi tė mė tregonte atė ndodhinė e famshme gjatė luftės, kur me Mustafa Matohitin qėndruan nė dėborė e akull te gardhi i shtėpisė sė niviciotit, qė kur i kėrkuan t’i strehonte, nė pėrgjigje, morėn fjalėt: “Ikni more tė pa moral”.
Teksa Hekurani tregonte kėtė pėrjetim tė ashpėr gjatė Luftės Nacionalēlirimtare, i bėri shenjė shoferit tė ndalonte. Ndaluam pikėrisht te kėmbėt e torturonjėsit. U shigjetuam sy nė sy. Hekurani ia nguli sytė nga vetėpėrmbajtja pėr tė mposhtur urrejtjen, ndėrkohė qė unė s’ia ndava sytė nga kurioziteti. Ish -torturonjėsi si i munduri para fitimtarit, uli kokėn. U orvat tė na kalonte. Shoferi i dha makinės shpejt dhe shkoi pėrpara. E la pas, e me fjalė allashoferēe na u drejtua ne:
-“Ore qenka lolo ky, desh m’u fut nėn rrotat e Dajēit”. Ashtu quhej makina qė pėrdornim.
- “Durim, o Qemal durim”, -i foli Hekurani, ndėrkohė qė mė qarkoi krahun. Pastaj vazhdoi tė ndėrlidhė rastin nė fjalė me atė tė qėndruarit gjithė natėn jashtė tė tij dhe tė “Marenglenit”, nė ngricat e dėborės sė pėrzier me akull dhe gjakun e pėshtyrė nga tuberkulozi tė Mustafa Matohitit, pėr tė arritur tė bindnin niviciotin, se partizanėt nuk ishin siē ai i kishte akuzuar. “Kėshtu do tė duhej tė bėnin tė tėrė, mbylli idenė e rrėfimit Hekurani, pasi ndoshta edhe ky torturonjsi im, pasi e pėrdorėn ėshtė penduar”.
Nga ana e Hekuran Pobratit, morali ishte i lartė. Kėshtu e kishin edhe shokėt. Kishin elaboruar shtigje, si tė hynin e tė dilnin midis bandave. Por situata e viteve ‘49-‘53, solli inkurajim pėr t’u nxitur banditizmi politik, nė formė tė ashpėr dhe tė pėrgjakshme. Madje nė Paris mė 26 gusht 1949, nė kuadrin e komitetit “Europa e Lirė”, ishte krijuar dhe komiteti “Shqipėria e Lirė”, me ballistė, zogistė, dhe ish -kolaboracionistėt e Bllokut Kombėtar Indipendent.
Midis atyre banditėve depėrtoi Heroi i Popullit Hekuran Pobrati, teksa nuk u nda nga Pal Mėlyshi, Asim Aliko, Jorgo Suljoti e Idris Seiti, njė nga tė cilėt ndiej krenari qė isha dhe unė.
Heroi i Popullit Hekuran Pobrati, qe ai, qė nga banda nė bandė, arriti deri nė strofkat e zbulimeve tė huaja, si lidhja me strofkat e kolonelit “Xhon” ( ndoshta pseudonim ) nė Athinė etj. nga ku erdhėn “mysafirė tė kėndshėm” qė nga Hamit Matjani apo Alush Leshanaku, Abaz Ermenjėt apo vrasės si ata tė Bardhok Bibės, pėrfaqėsues tė dyerve princėrore si i pėrmenduri Ndue Gjon Markaj, i cili ka pranuar vetė krimet, duke marrė pėrsipėr vrasje deri tek gratė e fėmijėt.
Ishte Hekuran Pobrati me tė paharruarėn, bashkėshorten e tij Feraset, e cila e lidhur me luftėn pėr ēlirim dhe mbrojtje tė atdheut, strehoi, ndihmoi dhe drejtoi personazhe tipike, nė ato rrethana tipike, sikundėr veproi me mirditoren Ruta Ded Kola, e njohur me emrin e romanizuar Rudina. Ajo (Ruta) hodhi bandėn nė erė, bashkė me kullėn, si tė ishte motra e Oso Kukės, nė Katundin e Vjetėr tė Mirditės. Ishte Feraseti me Hekuranin, qė e strehuan dhe e mbajtėn muaj tė tėrė, nė gjysmė ilegalitet, brenda shtėpisė sė tyre, duke i mbetur motėr e kaluar motrės. Feraseti e devotshme nė atdhetarinė e saj, tė Hekuranit dhe tė prindėrve me shtatė dėshmorė tė atdheut, veprėn e “Rudinės”, e quante si tė djersės e tė gjakut tė saj. Ishte ky shkaku qė Feraset Pobrati nga Ngurrza e Myzeqesė, ndihej motėr me Ruta Ded Kola, nga fshati Katund i Vjetėr i Mirditės. Ndėrkohė qė “Rudina”, strehohej dhe jetonte sė bashku me Ferasetin, brenda familjes qė pėrballonte jetėn nė “arrati” tė Pobratit, Hekurani ynė, sė bashku me shokė tė tij, likujdoi dhe atė pjesė tė bandės qė mbeti pa u pastruar, nė kullėn e hedhur nė erė nga “Rudina”. Mė vonė, trimėresha mirditore u kthye nė shtėpi. Por siē nuk harroi kurrė dramėn e vajzės sė vetme tė vrarė nga banditėt, njėsoj mban mend, nuk harron dhe kujton sot nė Mirditėn ku jeton, dashurinė, mbėshtetjen e sakrificėn e simotrės sė saj, Feraset Pobratit tė Ngurrzės sė Lushnjės. Sikundėr nuk harron dot Heroin e Popullit Hekuran Pobrati, pėr ēka bėri nė emėr tė detyrės dhe dashurisė pėr popullin kundėr banditėve vrasės tė fėmijės sė saj.
Zemra e Hekuran Pobratit ishte me gjėrėsi oqeanike. Thellėsive tė oqeaneve gjenden perlat e vėrteta. Por zemra qenka mė e thellė se oqeani. Nė zemrat e shqiptarėve, pėr tė cilėt e me tė cilėt luftoi Hekurani ynė, bujnė perlat e rralla si relike historie. Eshtė edhe pėr kėtė arsye, qė mė pėrpara thuhej se nė armatėn e Heronjve tė Popullit, kishte tė tillė, tė cilėt ishin mbuluar nga hijet e kohės furtunė. Por furtunat do tė kalojnė dhe populli do t’i flasė me gojė tė madhe historisė mbi kėta heronj. Do tė flasin, shkruajnė e kėshtu do tė vazhdojnė pėr Hekuran Pobratin. Sepse kur pėrmendim vetėm emrin Hekuran Pobrati, ėshtė e mjaftueshme pėr tė nėnkuptuar njė heroizėm tė pashoq.
Hekurani me Feraset Pobratin dhe shoqen qė i vdiq nga dėshpėrimi, gjatė burgut tė tij plot me tortura, na lanė pas, gjashtė fėmijė. Secilin prej tyre, i njoh si fėmijėt e mij. Veēanėrisht Holtėn, emėr me tė cilin kam dhe unė kujtimet e mia, qysh kur me Hekuranin Pobratin kishim rėnė nė kontakt dhe vazhdonim tė jetonim me bandat e Hamit Matjanit, Demo Tafanit, tė Maltės, tė Mynihut, etj. Me tė veriut, shtrirė deri nė Mirditė e Kukės, Mat e Dibėr e deri thellė nė malėsitė e Qarkut tė Shkodrės e deri nė ekstremin mė jugor, tė Hasan Radatit nė Leskovik, apo tė Izet Vrazhdos nga Bolena, i cili mua me Idris Seitin, dhe Hekuran Pobratit me Asim Alikon, na pati mbetur merak qė nuk arritėm ta takonim.
Vepra dhe emri i Heroit tė Popullit Hekuran Pobrati, fėmijėt, krejt fisin e tij, i ngushėllon. Ndėrsa ne shokėve, qe besa e burrave na nderon. Na dhuron krenarinė, me tė cilėn ai na mėsoi ta duam dhe ta mbrojmė Shqipėrinė. Ah, mor Hekuran Pobrati tė isha poet! Si do t’i pėrzgjidhja fjalėt, prapė do tė mbetesha nė siklet. Se veprės tėnde i duhen lapidarėt. Tė gjithė tė pėrshėndesim. Na duket se je diku me shėrbim, aty ku pena dhe trimėria, ashtu siē doje ti, kurrė nuk do tė vdesin. Unė shoku yt i kujtimeve tė thellėsive oqeanike tė blatova kėtė fjalėz, qė pėr burim ka shpirtin.

21/12/2004



 
   

 
  • Hekuran Pobrati, nėn lėkurėn e diversantit (info@besiana.de | 21.Dec.2004 23:49)





Informationen zum Datenschutz | ForumRomanum - Jetzt kostenlos ein eigenes Forum erstellen!