Mirė se vini nė Besiana Info
» [ | ]

  Numri i titujve | Ktheu mbrapa

Roberto Naupont “Andreo Dali”: “SHKRIMIN NGA TIRANA E NĖNSHKROVA ME EMRIN E DALI NDREUT”
 


Besiana-Info 25 Aug. 2007 20:57


Roberto Naupont “Andreo Dali”: “SHKRIMIN NGA TIRANA E NĖNSHKROVA ME EMRIN E DALI NDREUT”

"Shqipėria mė tronditi me pamjet e trishtuara dhe jetesėn e rėndomtė". Kėshtu shprehet pėr gazetėn "Panorama", reporteri francez, Roberto Naupont, i cili ka vizituar vendin tonė nė fillimin e viteve ‘80 dhe me mbresat nga "toka e shqiponjave" ka shkruar njė reportazh nė revistėn "Monato" tė Brukselit. Pėrtej falsitetit tė propagandės komuniste, "mysafiri" nga perėndimi, ka mundur tė depėrtojė nė realitetin e vrazhdė me varfėrinė e tejskajshme dhe krenarinė e lėnduar tė shqiptarėve. "Gjithsesi, shprehet pas kaq vitesh ai, shqiptarėt nuk e dinin se ishin mė tė varfrit e botės". Ndėrkaq, duke ju rikthyer shkrimit nga Shqipėria, Naupont thotė se atė nuk e nėnshkroi me identitetin e tij, por me emrin Andreo Dali. "Ka qenė njė ide e fshehur imja, shton ai, pėr t’i ēuar njerėzit qė do tė hulumtonin mbi tė, te personazhi shqiptar qė do tė mė impresiononte me historinė e tij." Nė kėtė rast Andreo Dali do tė thoshte Dali Ndreu! "Kur e botova shkrimin nė "Monato", vė nė dukje reporteri i huaj, disa stalinistė dhe miq tė klikės komuniste tė Tiranės mė kritikuan fort, madje disa syresh mė kėrcėnuan seriozisht pėr faktin pse kisha nxirė realitetin e vendit tė Enver Hoxhės. "Kur vdiq Enver Hoxha, shton Naupont, unė ia propozova kėtė artikull gazetės "Liberation", por ēuditėrisht atje nuk mė pritėn me entuziazėm, pasi tashmė Shqipėria nuk pėrbėnte mė lajm me interes". Afrim Imaj

“NĖN HIJEN E STALINIT” – PĖRSHTYPJE SHQIPTARE NĖ VITIN 1981

Shkruan: Roberto Naupont “Andreo Dali” - Revista “MONATO” - viti 1982 -Bruksel

PĖRSHTYPJA E PARĖ NĖ AEROPORT

Pėrshtypja ime e parė nė Shqipėri ėshtė jashtėzakonisht negative. Avioni hungarez u ul nė tokė nė aeroportin e vockėl tė Rinasit, i vetmi aeroport pasagjerėsh nė vend. Udhėtarėt nė grup tė ulur nė avion (udhėtime individuale janė tė mundėshme vetėm pėr disa tė devotshėm, tė pėrzgjedhur me kujdes) papritur heshti, kur avioni nuk lėvizte mė. Dera u hap, qė andej hyri ajri i ngrohtė dhe motori i kamionēinės me dy kohė qė po tėrhiqte shkallėn, ndali befas. Duke vėshtruar pėrmes dritares, vura re ca bunkere tė vegjėl qė rrethonin fushėn e fluturimit. Sytė e tyre ciklopikė mė vėshtronin me shumė kujdes; ēdo gjė heshti tmerrsisht sikur donte ta pėrforconte kėtė pėrshtypje.

Nė heshtje, pasagjerėt e lanė avionin, njėri pas tjetrit. Kur po dilja, vura re, se ishim tė rrethuar nga ushtarė tė armatosur, pushkėt e tė cilėve kishin bajoneta. Kontrolli i doganės nuk qe i rreptė, na kėrkuan vetėm tė plotėsonim njė deklaratė dogane, qė premtonte dėnimin sipas ligjit ndaj atyre qė deklaronin gabim. Pas njė kontrolli tė sipėrfaqėshėm tė valixheve tona, ne dolėm nė sallon. Jashtė na priste autobuzi i Albturizmit, ndėrmarrje shtetėrore qė planifikon rreptėsisht qėndrimin tonė. Unė pėrshkova tėrė gjatėsinė e sallės sė ndėrtesės sė aeroportit. Mbi mur vura re njė foto tė stėrmadhe tė Enver Hoxhės nė mes tė njė ekspozite propagandistike, foto tė banesave tė reja dhe tė kombajnave nė fushė. Njė altoparlant transmetonte muzikė ushtarake qė u bėnte thirrje pėr marshim trupave tė shumėnumurta drejt betejės sė pėrgjakshme.

KONTAKTI I PARĖ

Kontakti i parė me vendin, ishte kur autobuzi ynė na ēoi nė hotelin pėr tė huajt pranė plazhit tė Durrėsit. Shqipėria ka pamjen e njė vendi tė varfėr. Fshatarėt punojnė nė fusha tė mėdha kolektive, duket qė shumica e punėve bėhet pa makina; kohė pas kohe, njė traktor i vjetėr kinez tėrheq njė rimorkio, ku ngarkojnė prodhimin me dorė, mė shumė kėtė punė e bėjnė kuajt. Shumė shpesh nė anė tė rrugės shihen parrulla tė mėdha: “Rroftė shoku Enver Hoxha”, “Rroftė Partia e Punės sė Shqipėrisė”, “Tė shkojmė nė Kongresin e Tetė tė Partisė me duar plot”, “Mbrojtja e atdheut ėshtė detyra mė e lartė”, “Imperializmi dhe revizionizmi do tė dėshtojnė”. Njė herė duke vizituar Ēekosllovakinė, mendova qė atje ka shumė parrulla, por kėtu ato janė katėr apo pesė herė mė shumė.

Nė rrugė, autobuzi parakalon kamionė, me prejardhje kineze dhe shumė tė vjetėr, disa motorēikleta, kryesisht Jawa tė viteve pesėdhjetė dhe, kohė pas kohe, edhe automobilė personalė, pėrgjithėsisht Fiat 127 polak. Ndėrtesat e fermave kolektive janė nė gjendje tė mjerueshme, shumė plugje janė mbuluar nga ndryshku. Fshatarėt janė mė sė shumti gra, me veshje pune tė amortizuara, disa syresh punojnė kėmbėzbathur. Dhe kudo, gjithnjė pranė rrugės, bunkere dhe ushtarė. Mbi njė kodėr afėr rrugės, prapa njė fabrike, mund tė vėresh, vetėm pėr njė grimcė tė sekondės, shumė topa kundėrajrorė. Pas njė gjysėm ore udhėtim vijmė nė hotelin pėr tė huajt pranė qytetit tė Durrėsit.

TĖ HUAJT NĖ SHQIPĖRI

Udhėtimet individuale janė krejtėsisht tė pamundėshme tė paktėn pėr vdekatarėt e zakonshėm, por disa tė devotshėm ndaj regjimit kanė tė drejtė tė udhėtojnė me automobil me familjen e vet, duke u shpėrblyer kėshtu nga regjimi pėr kryesimin qė ata bėjnė nė shoqatat e miqėsisė midis popullit tė vet dhe Shqipėrisė, tė cilėt e pėrshkruajnė vendin sipas klisheve zyrtare, hedhin poshtė tė gjitha pikėpamjet e tjera nė gazetat vendase dhe organizojnė udhėtime me grupe, dmth filtrojnė pjesėmarrėsit, nė mėnyrė qė tė ketė nė shumicė adhurues tė regjimit. Kėta miq tė Shqipėrisė nuk e dinė aspak gjuhėn, dashuria e tyre pėr vendin nuk i shtyn aspak qė ta mėsojnė atė. Ata, pra, kanė kontakte vetėm me shoqėruesit poliglotė dhe me zyrtarėt e tjerė, profesioni tė tė cilėve ėshtė pėrhapja e tė vėrtetės zyrtare. Shoqėruesit nuk janė kurrė vetėm nė grup, por gjithnjė nga dy, veē kėsaj ata zėvėndėsohen shpejt. Kariera e tyre, kuptohet, varet nga shkalla, se sa ata kanė sukses nė pėrhapjen e idesė pėr njė vend qė gėzon njė sistem tė dalluar social dhe politik dhe shkon shpejt pėrpara. Ata ju prijnė pėr kah qendra e qyteteve mė tė pasura, i largojnė hapur fėmijėt, qė duan t’i shohin tė huajt.
Disa shoqėrues janė pakrahasim mė interesantė, ata nuk pėrpiqen papushim t’ju fusin juve pikėpamjen zyrtare. Njėri syresh, tė cilit i pagova njė gotė birrė, madje m’u ankua pėr rrogat e pamjaftueshme. Megjithatė, tė gjithė, pa pėrjashtim, paraqesin vetėm pikėpamjen zyrtare, por disa vetėm sipėrfaqėsisht, sepse tė them tė drejtėn, populli nuk ka shumė iluzione pėr diktaturėn e vet. Shoqėruesve u ndalohet tė marrin dhurata; njėri syresh me qėllim po vėshtronte ēakmakun tim, kur qemė ulur bashkė nė njė piejtore; unė e pyeta atė nė se ai e donte kėtė ēakmak. “Jo kėtu!” mė tha ai. Pak mė vonė, nė koridorin e errėt, unė ia futa ēakmakun nė xhep. Megjithatė, nė autobuz unė duhet tė manovroja me shkathtėsi qė ai tė mos rrinte ulur pranė meje dhe duke diskutuar miqėsisht tė mė pengonte qė tė fotografoja fushėn.

HOTELET PĖR TĖ HUAJT

Hotelet pėr tė huajt ndodhen nė plazh, katėr kilometra larg nė jug tė qytetit tė Durrėsit. Tė gjithė kanė tė njėjtin stil arkitektonik, shumica janė shtėpi pushimi pėr shqiptarėt. Katėr syresh janė tė rrethuar me njė gardh dhe janė tė rezervuar pėr tė huajt. Tregojnė se ato janė ndėrtuar nga italianėt. Njė nga kėto hotele ishte jashtėzakonisht luksoz. Nė tė ka njė zyrė kėmbimi valutor, njė shitore me artikuj plazhi dhe njė pijetore nate, qė rri hapur deri nė njė tė mėngjesit. Atje luan njė orkestėr, kryesisht muzikė pėrėndimore pėr publikun e huaj tė hoteleve. Nė kėtė hotel luksoz banojnė nė fundjavė diplomatėt qė dėshirojnė tė shijojnė detin dhe disa shqiptarė (supozohet qė ata s‘janė fshatarė). Pranė ėshtė njė vendparkim, ku parkohen automobilėt e diplomatėve. Ato ruhen gjithnjė nga i njėjti polic por s‘e di se kundėr kujt vallė vjedhėsi fiktiv. Nė parkun qė bashkon hotelet, rriten me rradhė pemė dhe parrulla, kėtu me zė tė lartė pėr partinė, atje portrete tė Enver Hoxhės. Madje edhe nė sallat e pritjes ka fotografi propagandistike. Ka edhe njė restorant ku hanė turistėt, njė taracė ku ēdo orė mund tė pish raki rrushi (qė tani nuk e gjen nė shitoret normale). Turistėt mund tė bėjnė banjė, tė hanė, tė vallėzojnė dhe madje tė pijnė pa u larguar nga hoteli.

Nė plazh para hoteleve ka tabela, qė e kufizojnė zonėn turistike nė disa dhjetra metra katrore, kur situata politike e kėrkon kėtė gjė. Na tėrheqin vėmėndjen se ne mund tė shėtisim pranė hotelit, por kėshillohemi qė tė shetisim nė grup “pėr shkak tė vizės kolektive”, gjithashtu na ndalohet tė fotografojmė fabrikat dhe objektet ushtarake (sepse pothuaj kudo ka ose ushtarakė ose bunkerė, e nuk mbetet shumė tjetėr pėr tė fotografuar). Nuk kemi tė drejtė tė shkojmė vetė nė qytet, ėshtė parashikuar njė shėtitje atje. Hoteli ka cilėsi tė dobėt, por nė provincė edhe hotelet me cilėsi mė tė mirė gėlojnė nga mizat dhe nga tė gjitha nevojtoret dėgjohet kėnga ankuese e kasetave tė ujit qė pikojnė.

SHITORET

Duke mos mundur ta duroj atmosferėn e kėsaj gracke turistėsh (pohoj se duhet tė jem tmerrsisht egoist, sepse mė tė shumtėt rrinė atje, pijnė, lahen dhe pastaj krenohem pėr njohjen e mirė tė vendit), ndėrsa unė dal e shėtis nė mjediset pėr rreth. Pranė hotelit ka disa shitore, tepėr modeste (mė pas duhet tė pranoja, se sipas kritereve shqiptare ato janė tepėr luksoze), njė shitore mishi, pothuaj gjithė kohėn e mbyllur, dy kioska qė shesin perime e fruta, disa baraka druri ku mund tė blesh enė gatimi tė thjeshta, tė rruhesh (mjekrat ndalohen, megjithatė kohėt e fundit kėtė ua tolerojnė turistėve). Ka edhe njė dyqan librash dhe gazetash ku (mė vonė do e kuptoja se kjo ėshtė diēka e zakonshme) gjysma e librave janė partiakė. Sė pari gjen veprėn e Shokut tė madh, qė zė 40 % tė gjithė sasisė sė librave, mė pas veprat e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Gjysma tjetėr pėrbėhet nga nė pjesėn mė tė madhe tė saj nga romane tė realizmit socialist, tė gjitha me autorė shqiptarė; gjen mezi mezi dhjetė libra jo politikė: disa vepra klasike (njėra ishte njė pėrkthim i Viktor Hygosė) dhe njė ose dy romane kriminalistike. Gjatė tėrė qendrimit tim, rrallė pashė shqiptarė tė lexonin; kur shihja ndonjė syresh, ata gjithnjė lexonin ndonjė autor tė huaj.

Vė re, qė orari nuk pėrputhet me hapjen e dyqanit, dyqanet e frutave rrinė hapur vetėm pak kohė dhe klientėt qendrojnė nė rradhė.

Ėshtė ora 7 e mėngjesit, sot dola sėrish vetėm, ndėrsa turistėt tresin verėn e pirė pas mezit tė natės nė pijetoren e hotelit qė rri hapur edhe natėn.

Pėrpara dyqanit tė mbyllur tė mishit rrinė galiē rreth njėzetė njerėz, sot ka pėr t’u shitur mish. Altoparlantėt nė rrugė transmetojnė lajmet e mėngjesit tė radiostacionit tė vetėm : Kooperativa Ylli i Kuq pranė Korēės e tejkaloi planin me 30 %. Nė Itali bėjnė grevė me mijėra njerėz. Nė Poloni nuk mjafton mishi nė shitore. Uzina Ēeliku i Partisė nė Elabasan po fabrikon tani njė ēelik me cilėsi mė tė mirė. Arrestime tė reja nė Kosovė. Nė Irlandėn e Veriut pėrsėri pėrleshje midis patriotėve dhe ushtarėve britanikė. U hap njė shkollė e re nė Shkodėr..Nė fund fare zėri hesht dhe zėvėndėsohet me njė muzikė popullore ushtarake por tė bukur.

Ėshtė ora 8 e njė ēerek. Numri i atyre qė presin nė rradhė para shitores sė mishit u dyfishua. Vjen njė kamion, ai dorėzon dy arka, qė mbajnė nga 40 copė mishi tė njėllojtė, me kocka dhe plot dhjamė, nė qese plastike. Sporteli hapet, rradha tash ėshtė bėrė shumė e gjatė. Shitėsi shpejton. Vijnė klientė tė rinj dhe rradha zgjatet edhe mė. Unė rri te njė trung peme dhe pi cigare. Nė rrugė njė polic fishkėllen dhe mjetet e pakta tė udhėtimit (njė karrocė me kalė, njė kamion i vjetėr dhe disa biēikleta) ndalin. Me shpejtėsi rrufe afrohet njė Mercedes 280, ku duket vetėm shoferi, sepse pasagjerėt fshihen prapa perdeve tė zeza, njė xhip ushtarak e ndjek nga pas Mercedesin. Njė sekondė mė pas, trafiku normalizohet. Mercedesi ėshtė zhdukur nga pamja qėkur me pasagjerėt e vet tė rangut tė lartė.

Sporteli i shitores sė mishit mbyllet shpejt. Klientėt e fundit dalin me ēantat bosh..Ėshtė ora tetė e gjysėm...

SHITORET E FSHATIT

Dy kilometra pas hotelit, nė drejtim tė jugut ėshtė njė fshat me disa stenda shitje, njė restorant, njė ėmbėltore, njė floktore-berber, njė dyqan tekstilesh. Nuk e di, nė se kjo zonė ėshtė e lejuar pėr turistėt, megjithatė unė shkoj, duke menduar, se nuk do ndodhė asgjė me rėndėsi. Shoh disa nga ēmimet. Zyrtarisht rrogat janė 400 deri nė 800 lekė nė muaj duke punuar gjashtė ditė nė javė nga 8 orė nė ditė, dmth 48 orė. Nga ana tjetėr, duhet tė jesh pak kureshtar qė ta mėsosh kėtė, sepse nė pėrgjithėsi zyrtarisht ju thonė: “Nė Shqipėri punohet tetė orė nė ditė”, ata qė s‘janė kureshtarė besojnė se punohet 40 orė nė javė; vetėm po tė pyesni se sa ditė nė javė punohet, do t’ju pėrgjigjen : “Gjatė ditė nė javė”.

Informata japin vetėm kur turisti ka informacion paraprak pėr vendin. Sepse mė tė shumtėt nuk dinė kurrgjė, dhe s‘ėshtė nevoja t’i informosh. Nė se bėjmė pak llogari, rroga pėr orė ėshtė midis dy dhe katėr lekėve.

Ja ēmimet, qė i pashė nė shitore: njė kg bukė 2 lekė, njė copė gjalpė (qė e vlerėsova rreth 150 gr) 4 lekė, 1 kg mollė ose dardha 2.5 lekė; njė kėmishė, tekstil shqiptar, me cilėsi mjaft tė dobėt 45 deri 60 lekė. Nė dyqanin e bukės ka ketėm njė lloj buke tė zezė me miell tė pasitur mirė. Futem nė ėmbėltore, qė mė mirė ėshtė ta quaj kafene, ku mund tė hash ėmbėlsira dhe tė pish kafe. Njerėz tė shumtė tė veshur thjesht rrinė atje para njė filxhani kafeje turke, ndėrsa para derės luajnė fėmijė kėmbėzbathur. Megjithatė ky vend ėshtė njė parajsė e vėrtetė nė krahasim me hotelin, sepse, nė fund tė fundit, jam nė anėn e popullit, dhe Shqipėria kėtu nuk i ngjan absolutisht fare atyre qė na tregojnė zyrtarisht.

Tė gjithė mė kqyrin mua, sepse shumė rrallė ndeshin nė tė huaj, me pėrjashtim tė Tiranės, kudo njerėzit vėshtrojnė me etje tė huajt, sikur ata tė vinin nga njė planet tjetėr, sepse ata s‘kanė krejtėsisht kontakte me ta. E kundėrta e asaj qė na thanė zyrtarėt: “Mos fotografoni asgjė pa kėrkuar mė parė leje, sepse shqiptarėt janė tepėr krenarė”, (gjė qė pati ndikim tė mirė) unė nuk ndjej asnjė farė krenarie, por vetėm kureshti; disa buzėqeshin pėr tė na e hequr frikėn. Porosis nė shqip njė ėmbėlsirė dhe njė filxhan kafe (gjithsej ka vetėm dy lloje ėmbėlsirash); shitėsja e gėzuar mė pėrgėzon pėr mėsimin e shqipes dhe mė pyet se nga cili vend vij. Pyetje tė tjera ajo nuk bėn, tė gjithė klientėt, njėri pas tjetrit afrohen te banaku dhe e pyesin me zė tė lartė shitėsen, se nga vij unė. Gjatė tėrė qendrimit tim atje nuk munda tė kėmbej as disa fraza me shqiptarėt. Askush nuk guxon tė flasė drejt pėr drejt me mua, njė tė huaj.

Mė tė ndruajturit janė fėmijėt, qė i lusin (pak me syēeltėsi) turistėt t’u japin nga njė stilolaps dhe ēamēakėz ose pėrpiqen tė shkėmbejnė distinktiva. Shoqėruesit tanė i pėrzejnė. Pse? Mendoj se nga frika zyrtare, se mos t’i shohim qė ata janė tė veshur keq, qė disa s‘kanė as kėpucė (sidomos nė fshat).

Njė njėzetvjeēar i leckosur hyn nė kafene..ai ėshtė kėmbėzbathur dhe pėshtyn pėrtokė..Propaganda thotė papushim me mburrje, se vendi ėshtė i pastėr, kėtė e thonė edhe shumė tė devotshėm. Nė fakt ai i ngjan Turqisė, niveli i jetesės ėshtė si ai i Turqisė (mbase pakėz mė i ulėt, nė ēdo rast mė i ulti nė Evropė) dhe rrugėt nuk janė mė tė pastra se nė Turqi. Njerėzit shpesh pėshtyjnė pėr tokė, sidomos kur mbllaēisin fara luledielli. Paguaj kafen dhe ėmbėlsirėn (3 lekė) dhe largohem; njė nga klientėt mė afrohet pėrzėmėrsisht nė gjuhėn time. Para kafenesė ndalin shumė kamionė dhe xhipa ushtarakė, shumė tanke, disa syresh ndodhen madje pranė hotelit pėr tė huajt, tė fshehur prapa trasesė ku kalon hekurudha Durrės-Tiranė.

FSHATI

Prapa kazermės ėshtė njė fshat qė e vizitova shkurt. Nė fshat nuk ka shitore tjetėr pėrveē asaj shitores tjetėr qė pėrmėnda pranė kafenesė. Rrugicat janė thjesht verore, me dhe. Janė ndėrtuar dy shtėpi tė reja. Nga fshati del njė veturė Ford Taunus 17m i vjetėr, mbase i sekretarit tė kooperativės. Disa shtėpi kanė antena televizive. Hyj nė rrugicėn e fshatit. Nga njėra prej shtėpive dėgjohet njė muzikė popullore me zė tė lartė, shumė fshatarė rrinė ulur nė taracė; mos vallė ėshtė ndonjė kafene apoka mundėsi ndonjė dasmė? Ėshtė e dielė dhe njerėzit janė tė veshur mė mirė. Disa ushtarė shėtisin nėpėr fshat. Shpejt tė gjithė banorėt i lėnė shtėpitė e veta, mė afrohen dhe mė rrethojnė, 150 fytyra mė vėshtrojnė, mbase nuk vijnė aty shumė tė huaj. Njėri nga ata eci drejt meje dhe mė kėrcėnoi me grusht, duke kėrkuar me njė ton brutal t’i them se ēfarė dua unė aty. Njė fshatar tjetėr mė bėn njė shėnjė shfajėsimi dhe e tėrheq prapa atė qė foli. Mėdyshoj disa sekonda dhe parapėlqej mandje tė largohem. Ėshtė hera e vetme qė ndjeva mosbesim te shqiptarėt. Megjithė fushatėn e madhe propagandistike kundėr “perversiteteve tė tė huajve” qė duket mė mirė nė shumė parrulla, populli tregon njė kureshti tė madhe pėr ta, ndruhet t’u flasė atyre por gjithnjė pėrpiqet t’u tregojė qė ata janė tė mirėseardhur. Tė vjen inat kur e kupton qė regjimi e privon kėtė popull mikpritės nga njė kėnaqėsi e tillė e natyrshme. Duke udhėtuar nėpėr Kosovė (rajon shqiptar autonom i Jugosllavisė) unė jam prekur shumė nga mikpritja e atij populli, qė nė Jugosllavi s‘kishte frikė tė fliste me ne, mė ftonte shpesh dhe ishin jashtėzakonisht tė kontaktueshėm.

DURRĖSI

Durrėsi ėshtė qyteti i dytė pėr nga madhėsia dhe porti mė i madh i vendit. Ai ka afėrsisht 70 000 banorė, sipas informatave zyrtare. Dy rrugė relativisht tė mira ashtu sikurse njė hekurudhė e lidh atė me Tiranėn. Nė krahasim me qytetet qė i vizitova mė pas, Durrėsi gėzon pas Tiranės nivelin mė tė lartė tė jetesės dhe shitoret e furnizuara mė mirė. Megjithėse nga hoteli ynė nuk duhen mė shumė se treēerek orė nė kėmbė ose njė ēerek ore mė autobuz udhėtim deri nė qendrėn e qytetit, nuk na e rekomandojnė tė shkojmė atje vetėm, pėr “arsye sigurimi”. Nė tė njėjtėn kohė na premtuan njė shėtitje nė qytet.

Tri herė shkuam pėr ta “vizituar” atė. Herėn e parė, autobuzi e kaloi me shpejtėsi njė pjesė tė qytetit dhe ndaloi para varrezave partizane jo interesante dhe muzeut pėr historinė e luftės partizane. Nė fakt, muzeu pėrshkruan vetėm rolin e partisė komuniste gjatė luftės ēlirimtare, pėr partizanėt jokomunistė asnjė fjalė. Kuptohet shoku i madh Enver Hoxha, busti i tė cilit zė qendrėn e kėtij mjedisi, ėshtė themeluesi i partisė, udhėheqėsi i tėrė luftės, ndonėse disa vepra historike qė kanė dalė jashtė vendit e kufizojnė jashtėzakonisht rolin e tij. Pas njė humbje kohe shumė tė gjatė nė muzeum, autobuzi na ēoi sėrish nė hotel, sepse “u bė tepėr vonė pėr shėtitje”. Nė pėrgjithėsi nė Shqipėri ta humbin kohėn me vizita nėpėr muzera dhe fabrika model (ndonėse kėto tė fundit janė mė interesante, sepse ke mundėsi tė shohėsh pakėz, qė industria ėshtė shumė modeste).

Gjatė disa sekondave tė udhėtimit tonė pashė rradhė shumė tė gjata tė rreth 200 njerėzve para shitoreve. Kuptohet, qė as kisha kohė t’i fotografoja ato nga autobuzi, gjė qė nga ana tjetėr ėshtė e vėshtirė tė bėhet, sepse shoqėruesi ka vėmėndje pėr gjithēka dhe duke bėrė sikur zhvillon bisedė miqėsore, tė pengon qė tė bėsh shumė fotografi (madje disa herė ta konfiskon filmin). Udhėtimi ynė i dytė nė Durrės dallohesh nga i pari vetėm pėr nga rruga, qė shmangu qendrėn, dhe kėshtu ne ndalėm nė rrethinė. Herėn e tretė kishim tė drejtė tė shėtisnim nė grup nė qendėr tė qytetit, ku na shpuri autobuzi ynė, qė na priste rreth 700 metra mė tutje. Lumturisht, nga qė bėmė pak pazar nė shitore, grupi u shpėrnda dhe kishim mundėsi ta shihnim pak qendrėn e qytetit. Nė sheshin e madh qendror po ndėrtonin njė godinė tė re partiake., disa punėtorė punonin kėmbėzbathur. Shitoret dukeshin se kishin mjaft mall, megjithatė ēmimet ishin astronomike pėr rrogat e atyshme, dhe duhet tė pohoj mė pas, qė shumė mallra tė atyshme nuk i sheh dot gjėkundi tjetėr nė gjithė vendin..

Ndėrtesat moderne vjetėrohen shpejt, nė ēatitė mund tė shohėsh shumė antena televizive.

TELEVIZIONI DHE FILMAT

Njė televizor kushton sipas treguesve zyrtarė 3500-4000 lekė; por unė nuk munda tė shoh ndonjė syresh nė vitrina por mund vetėm tė hamendėsoj qė qė ato duhen porositur dhe pritur nė rradhė. Megjithatė televizorėt janė tė shumėnumurt nė qytetet qė vizituam. Shqipėria ka njė kanal televiziv dhe unė hamendėsoj qė instancat shtetėrore falė televizionit mund tė gėzojnė njė farė ndikimi nė mendjen e popullit, sepse pothuaj asnjė qytetar s‘i lexon gazetat.

Disa herė, nė hotel kam parė nė televizor sport (sidomos futboll, qė ėshtė pasion kėtu, sepse nė tė s‘ka ideologji), me lajme nė mes tė ndeshjes, muzikė (popullore dhe klasike, asnjėherė moderne), disa filma kulturorė tė vjetėr tė huaj. Sidoqoftė programi televiziv ėshtė pakrahasim mė interesant se leximi apo kinemaja, sepse mė tė shumtėt e kinofilmave dhe tė romaneve pėrshkruajnė betejat partizane ose jetėn e mjerė tė fshatarėve para revolucionit. Filma me tema moderne nuk ka shumė, sė dyti nuk janė politikisht asnjanės, pashė njėrin nė hotel: “Nė shtėpinė tonė” ėshtė njė film social kritik. Ai i mėson prindėrit si tė sillen me fėmijėt e tyre. Pėr arsye tė ndryshme, djali nuk shkon njė ditė nė shkollė (gjė qė mė bėn tė dyshoj, qė shumė fėmijė mungojnė nė shkollė; sepse gjatė ditėve tė shkollės kam vėnė re shumė fėmijė me uniforma shkollore tė shėtisin vetėm nėpėr qytet). Vlen tė pėrmendet, qė nė filma gjithēka ėshtė e re, e re ėshtė banesa, i ri ėshtė kamioni, qė nget babai, tė reja janė mobiljet, nė tė vėrtetė ato tregojnė vetėm gjėrat e bukura, qė janė pėrjashtim nė kėtė vend dhe pėrpiqen tė na bėjnė tė besojmė, qė ato janė diēka e zakonshme; kėshtu veprohet me qytetarėt e vet, qė shohin ēdo ditė qė kjo nuk e pasqyron jetėn.

NDARJA SEKSUALE

Nė Durrės nuk sheh flokė tė gjatė, ashtu si nė tėrė vendin, mjekrat absolutisht jo. Tė bie nė sy, qė ndėrmjet djemve dhe vajzave ka njė ndarje tė rreptė. Vajzat shėtisin sė bashku, edhe djemtė po ashtu; pėrjashtim bėjnė vetėm bashkėshortėt. Kjo traditė e rreptė vjen nga feja islame, sepse qendra e Shqipėrisė ėshtė islame, tė paktėn kėshtu ka qenė, deri sa u ndalua feja me kushtetutėn e vitit 1968, (jo me kushtetutė- shėnim i imi, B.S.) kur faltoret u mbyllėn dhe priftėrinjtė e hoxhallarėt ( nė veri katolikėt dhe nė jug ortodoksėt) u zhdukėn, sikurse mė ka thėnė njė i arratisur nga kampet e pėrqėndrimit. Nė ēdo rast regjimi mburret pėr emancipimin e gruas, por nuk e kundėrshton fare kėtė sagregacion. Nė fshat duket qė shumicėn e punėve e bėjnė gratė. Zyrtarėt nėnvizojnė qė nė tė kaluarėn gratė (madje edhe nė fshat?) nuk kishin tė drejtė tė punonin dhe rrinin me perēe. Megjithatė unė mund tė siguroj qė nė fshat pothuajse tė gjitha gratė janė veshur me shami tė bardhė qė ka zėvėndėsuar perēen nė Turqi. Edhe veshjet janė tė njėllojta.

Nga ana tjetėr, ligjet seksuale janė tepėr tė rrepta, regjimi synon drejt njė popullsie tė madhe dhe thotė se mund t’i ushqejė tė gjithė banorėt, ndonėse mė ngjan se edhe sot njė pjesė e popullsisė nuk han mjaftueshėm. Rezultati ėshtė qė popullsia ėshtė trifishuar qė nga paralufta. Aborti ėshtė i ndaluar ashtu sikurse edhe pilulat kundėr shtatzanisė dhe prezervativat. Pėr habinė time tė madhe, mora vesh nga njė referuese zyrtare, pasi e pyeta cazė, qė nuk ka mė pagesė shtesė. Nga ana tjetėr, ajo vazhdoi qė “marksizėm-leninizmi na mėson qė stimujt moralė janė mė tė rėndėsishėm se ato materialė”.

DISA ĒMIME

Nė rrugėt qendrore tė Durrėsit, edhe nė se kohė pas kohe sheh ndonjė tė leckosur, shumica e njerėzve janė tė veshur thjesht por denjėsisht. Nė vitrina mallrat mė tė shtrėnjtė nuk kanė etiketa ēmimi. Ja disa ēmime qė munda tė lexoj: njė orė muri 400 lekė, njė radio e thjeshtė (ngjan me modelin me valvulė; nga tė tri modelet qė pashė, vetėm kjo mė e thjeshta kishte etiketė ēmimi) kushton 900 lekė. Njė pulovėr (tepėr e hollė, e pamjaftueshme pėr dimrin e ftohtė por nuk pashė ndonjė lloj tjetėr nė tėrė vendin) 200 deri 350 lekė, njė gjysėm litri raki (raki rrushi me cilėsi tė mirė ka vetėm nė hotelin pėr tė huajt, ku ka 3-4 lloje, tė gjitha shqiptare) 10 lekė. Uzo (njė raki me prejardhje greke, prodhim shqiptar) ½ litri kushton 12 lekė; votkė (shqiptare) ½ litri kushton 10 lekė; raki dėllinjė shumė e keqe (qė s‘e pi njeri) ½ litri kushton 10 lekė. Kur pyeta pėr ndonjė raki rrushi tė mirė nė shitore, erdhi menjėherė njė klient shqiptar dhe shitėsi na u pėrgjigj tė dyve se “nuk ka”.

Shitorja e cigareve ka vetėm katėr lloje cigaresh. Shitoret e ushqimeve janė mė sė shpeshti pėr fruta dhe perime, ku ka nė pėrgjithėsi mollė, dardha, qepė, kunguj dhe shalqi tė mėdhenj, po ashtu rrush. Njė kilogram mollė ose dardha kushton 2.5 lekė. Nė dyqanin e bukės ka njė lloj buke tė zezė me 2 lekė. Cigaret, sipas cilėsisė: 1.5 lekė- 2- 3- 3.5 lekė dhe 4 lekė. Megjithatė mė tė shumtat e shitoreve kanė vetėm njė lloj 3 lekėsh. Duhan pėr llullė pashė vetėm njė herė nė Tiranė. Ndonėse hėngrėm patate nė hotel asnjėherė nuk pashė syresh nėpėr shitore.

Gjenden vetėm katėr lloje marmalade (200 g= 4.50 lekė), oriz, dy lloje djathi dhe disa ushqime tė tjera. Gjenden edhe soba tė vogla druri qė tė ngrohin nė dimėr por edhe shėrbejnė pėr tė gatuar, tė vockla dhe me cilėsi modeste; pyeta shpejt njė shqiptar pėr ēmimin. 3500 lekė mė thotė ai, cilėsia nuk ėshtė e mirė por mjafton dhe zhduket duke buzėqeshur. (Tė gjithė shqiptarėt i shmangin kontaktet e gjata me tė huajt, ndonėse nė sytė e tyre kishte dėshirė) kėpucėt, qoftė burrash, qoftė grash kushtojnė mesatarisht 70 lekė, nuk pashė as kėpucė dimri, por sandalet kushtonin 25 lekė.

Nė rrugėn kryesore ėshtė njė bust i Stalinit. Duke u kthyer te autobuzi, pashė njė punishte tė vogėl pėr autoelektro. Vėshtrova brenda; punėtorėt e njerėzishėm mė dhuruan fruta dhe menjėherė u kthyen nė vendet e punės, pėr tė mbėshtjellė bobinat e dinamove dhe tė motorinove me duar.

UZINA

Pasdite rregulluan pėr ne njė vizitė nė njė uzinė, nė atė tė Plastikės pranė Durrėsit, njėra nga uzinat mė moderne nė vend qė ja tregojnė tė gjithė tė huajve (pėrzgjedhja ėshtė vėrtet e vogėl). Ajo ėshtė uzina mė moderne, qė kam parė nė Shqipėri. Hyrja ėshtė e mbuluar e tėra me parrulla, qė ka tė ngjarė s‘i lexon askush. Tė dhėnat statistikore nė pėrqindje (shifrat, qė kur, nuk i shfaqin mė) tregojnė njė rritje gjiganteske tė prodhimit. Gjatė pesė viteve tė ardhėshme ai duhet tė rritet rreth 10 % nė vit. Vizita nė disa ndėrmarrje tė jep pėrshtypjen, qė kėto tė dhėna janė tė stėrmadhuara, dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, nuk mund tė mos e kisha pėrshtypjen, qė industria po pėrjeton njė krizė tė madhe qė nga koha e armiqėsimit me Kinėn. Ndonėse vizitorėt ecin me shpejtėsi nėpėr punishtet, kjo nuk mjafton pėr ta fshehur faktin, qė ėshtė i njohur shumė mirė jashtė shtetit: pothuaj tė gjitha industritė e reja janė nga ndihma e jashtėme (nė fillim jugosllave, mė pas sovjetike, kohėt e fundit kineze), tė cilat qė disa vjet janė ndėrprerė krejt. Maqinat mė tė shumta janė kineze. Nė uzinėn e prodhimeve plastike gjėnden disa maqina jo kineze, nga 20 syresh 2 janė nga RDGJ dhe njė nga Franca, nė katin e parė ndodhet njė nė tė njėjtin pėrpjestim maqina jokineze, njė nga RFGJ dhe njė nga Austria. Duket gjithashtuqė maqinat jo kineze prodhojnė shishe, sandale lodra, ndėrsa maqinat jokineze prodhojnė copėza tė sheshta (data e konstruktimit shėnon: 1975), qė tani 3 nuk funksionojnė, duket qė disa copė janė thyer.. Zyrtarisht ēdo fabrikė ka njė ofiēinė, ku mund tė tornohen pjesė ndėrrimi. Tė bie nė sy shtresa e pluhurit mbi maqinat qė nuk punojnė, qė tregon qė ato kanė qendruar kėshtu qė shumė kohė. Megjithatė tė devotshmit shkruajnė besnikėrisht nė blloqet e tyre tė shėnimeve vetėm thėniet pakuptim. Rroga mesatare mujore nė kėtė fabrikė ėshtė zyrtarisht 650 lekė. Nuk mundem, pa u kontolluar, t’i pyes vetė punėtorėt, por kėtė munda ta bėj nė njė fabrikė tjetėr, ku zyrtarisht mė kishin dhėnė tė njėjtat tregues, por sipas punėtorėve paga ishin rreth 20 % mė tė ulėta; unė pyeta pa u vėnė re disa punėtorė dhe pėrgjigjet e tyre pėrputheshin absolutisht. Me befasoi numri i punėve qė bėheshin aty me dorė.

TIRANA

Ne ndenjėm dy ditė nė Tiranė, nga tė cilėt gjysma u zu me vizita nė muzeun etnografik dhe nė njė kopėsht fėmijėsh model. A ja vlen tė saktėsoj, qė gjithė tė huajt vizitojnė tė njėjtin kopėsht fėmijėsh? Nė dhoma nuk ka qoftė edhe njė vizatim tė fėmijėve vetė, vetėm foto propagandistike; koridori me njė bust tė shokut tė madh dhe njė ekspozitė me citatet e tij. (Dhe kjo propagandė gjendet nė tė gjitha ndėrtesat publike: banka, hotele, shkolla, shtėpi pushimi, uzina, stacione treni etj). Pas rrahjes sė shuplakave nga edukatorja fėmijėt kėndojnė pėr lavdinė e Partisė dhe tė Enver Hoxhės, “xhaxhit Enver” sikurse u thuhet fėmijėve. Pjesa tjetėr e ditės ishte jo interesante, sepse u munduan tė na mbajnė kyēur duke na projektuar filma propagandistikė brenda nė hotel.

QENDRA E TIRANĖS

Qendra e Tiranės ėshtėme siguri njė vitrinė, mė e pasur se sa lagjet periferike, qė i pėrshkoi autobuzi ynė. Sheshi i madh qendror mban emėrin e Skėnderbeut, heroit kombėtar, qė ka luftuar kundėr turqėve. Ky shesh i bukur ėshtė krejt i ri, me pallatin e ri tė madh tė kulturės, me muzeun historik nė ndėrtim, me bankėn e madhe tė shtetit dhe me hoteline bukur “Tirana”, ku banojmė ne. Shumė njerėz kalojnė papushim nėpėr shesh, nė tė vėrtetė shfaqja e shėtitėsve nė qytetet shqiptare mė ka befasuar shumė, sikur shumica e tyre tė mos punonin. Unė hamendėsoj gjithashtu qė shetisin shumė, sepse nė shtėpi ka pak vend pėr banorėt e shumtė, unė nuk pata mundėsi qė t’i shoh banesat pėr shkak tė perdeve tė dritareve, me pėrjashtim tė njė cope muri dhe njė rafti tė murmė mbi tė cilin nė pėrgjithėsi vendosin televizorin, nga njė herė ndonjė tryezė tė vjetėr dhe karrike.

HOTEL TIRANA

Hotel Tirana ėshtė mė moderni nė gjithė vendin; dhoma tė bukura me dy krevatė dhe me banjo ku tubat nuk pikojnė. Njė ashensor i bukur italian qė funksionon, veē kėsaj kemi ngrėnė mirė nė njė restorant tė madh nė krahasim me tė ngrėnit mesatar nė Durrės. Nė Shqipėri bakshishi ndalohet; na thonė qė ai ėshtė njė fyerje pėr dinjitetin e punėtorit. Nė atė hotel shėrbyeset e pranuan bakshishin tim, kur askush nuk po i vinte re. Zyrtarisht nuk ka lypėsa, megjithatė para hotelit njė bandė fėmijėsh romė tė leckosur kėrkonte lėmoshė. Unė doja t’i fotografoja ata por u vonova cazė sa ata ia mbathėn dhe u fshehėn pas kaēubeve nga ku u shfaqėn pėrsėri pėr t’u kėrkuar lėmoshė turistave tė tjerė. I mbaj mend fytyrat e tyre tė tmerruara, kur panė fotoaparatin tim.

BULEVARDI STALIN

Para hotelit ėshtė bulevardi i madh Stalin me statujėn e madhe tė Stalinit dhe tė Leninit dhe me shumė ndėrtesa tė tjera shtetėrore, tė ngjyrosura bukur dhe tė mbajtura mirė, pa tabela qė tė tregojnė se pėr kė bėhet fjalė, natėn tė ruajtura nga uniforma tė armatosura, para tyre qendrojnė automobila. Edhe nė kėtė bulevard ka njė hotel lulsoz Dajti, qė e kanė ndėrtuar italianėt, njė galeri e artit modern dhe selia e Komitetit Qendror tė Partisė. Rrugėt qė e rrethojnė janė tė mbyllura pėr ēdo trafik dhe ruhen nga ushtaraė tė armatosur dhe anėtarė civilė tė Sigurimit (policisė politike), kalimtarėt ecin gjithnjė nė trotuarin pėrballė, askush pranė Komitetit Qendror. Bulevardi pėrfundon dyqind metra mė tutje me njė ndėrtesė tė fakultetit teknik. Njė qind metra pas Komitetit Qendror, kthehuni majtas dhe do hyni nė nė njė lagje me shtėpi tė bukura nė parqe tė mėdhenj plot me pemė, qė ruhen nga ushtarė tė armatosur, qė kur shohin njė tė huaj ia bėjnė me dorė burrave tė veshur civilė, qė rrinė ndėn pemėt, me siguri anėtarėve tė Sigurimit. Ėshtė lehtė tė kuptohet qė kėtu banojnė disa udhėheqės tė Partisė, me sa duket jo ata tė rangut mė tė lartė, siē thuhet, por ėshtė njė lagje tabu.

AUTOMOBILAT

Tirana ka 250 000 banorė dhe ėshtė padyshim qyteti mė i pasur i vendit, njerėzit pėrgjithėsisht janė tė veshur mirė, duken shumė motorēikleta (nė krahasim me qytetet e tjera) dhe automobilė personalė qė shteti ua vė nė disponim pa pagesė borgjezisė partiake. Anėtarėt mė tė vegjėl tė elitės kanė tė drejtė pėr xhipa, shpesh me prejardhje nga Kina, megjithatė ende punojnė edhe disa xhipa mė tė vjetėr sovjetikė, pas 20 vjet pėrdorimi. Pėr nivelin mė tė lartė shėrbejnė limuzinat e bukura franceze Peugeot 505 kurse elita mė e lartė fare ka tė drejtė pėr Mercedese me njė ose pa ndonjė xhip qė i vjen pas, sipas rangut.

LIBRARIA NDĖRKOMBĖTARE

Kjo librari nuk ėshtė aq e madhe dhe nė tė nuk ka pothuajse asnjė botim tė huaj, por vetėm ato shqiptare nė gjuhė tė huaj. Zgjedhja ėshtė jashtėzakonisht e pakėt dhe nė se heqim letėrsinė propagandistike, thuajse nuk mbetet asgjė pėr tė lexuar. Koleksioni i revistės sė bukur nė frengjisht “Les Lettres albanaises” (letersia shqiptare) nuk ėshtė i plotė. Mungon numri 4 /1980. Nė qytetet e tjera ky numėr mungon gjithashtu. Pikėrisht cenzura ka lėnė nė tė disa gjurmė tė ngathėta (faqet 2 dhe 64) duke ngjitur njė letėr tė bardhė pėr ta hequr frazėn.

GALERIA E ARTIT MODERN

Nė Galerinė e Artit Modern janė gumbulluar shumė gjėra tė pėrbindėshme: partizanė fshatarė gjigandė me pushkė nė dorė, partizane me njė vėshtrim plot urrejtje, e tėra nė sfondin e flamurėve tė kuq. Disa piktura realiste tė para luftės, midis tė tjerash pejsazhet e Zef Kolombit, dėshmojnė qė arti shqiptar ka qenė dikur interesant.

LAGJET QENDRORE

Ėshtė vėshtirė tė thuash emrin e rrugėve kryesore, thuajse kudo vetėm rrugėt e vockla kanė tabela emėrash. Mos vallė pėr tė kursyes para? Mos vallė pėr tė penguar spiunimin? Unė nuk munda tė siguroj planet e qyteteve nė tėrė vendin, kam vetėm njė hartė jo tė saktė tė gjithė vendit. Nuk pashė as libra telefonikė, as nė hotele , as nė zyrat e postės. Gramafonė, fotoaparate dhe filma nuk i gjen nė shitoret e zakonshme, me pėrjashtim kohė pas kohe nė Tiranė, ku siē thonė gjen edhe diskeda. Megjithatė elita partiake ka shpesh fotoaparate ashtu sikurse edhe shumė gjėra tė tjera, qė nuk i gjen nė dyqanet e zakonshme. Ėshtė e sigurtė, qė ndonėse viztori s’e provon dot kurrė, njė pjesė e kėtyre gjėrave ėshtė blerė jashtė shtetit dhe ka dyqane speciale pėr elitėn , ku qytetarėt e thjeshtė nuk mund tė hyjnė.

Prapa rugėve tė reja tė qendrės ka shumė lagje tė vjetra nėpėr tė cilat shėtis mbrėmjeve; mė duket se jeta para revolucionit nuk ka qenė aq e zezė sikurse na thonė, pothuaj se kudo gjen shtėpi tė lyera bukur, sigurisht modeste por tė rrethuara me gardhe, thuajse tė gjitha kanė nga njė oborr tė vogėl me pemė, ku rrin kėndėshėm dhe mund tė bisedosh gjatė mbrėmjeve tė ngrohta tė verės. Ujė tė rrjedhshėm nuk ka kudo, fėmijėt presin para njė ēesme me bidona metalikė nė duar.Kur shėtis nė ndonjė rrugė qorre, njė grua mė pyet me njerzillėk, mos vallė e kam humbur rugėn, mė thotė se ka studjuar nė Budapest dhe e flet rrjedhshėm hungarishten , pastaj largohet duke u shfajsuar. Mund ta pėrfyroj mirė qė ajo s’ka mundėsi tė shkojė sėrish atje, t’i shohė pėrsėri miqtė e vet, madje mund tė jetė me rrezik t’u shkruajė atyre. Kuptohet qė unė mund tė hamendėsoj shumė gjėra dhe s’mund tė provoj asgjė dhe kėshtu mbetem me njė grumbull pyetjesh pa pėrgjigje, edhe kur pėrgjigjia zyrtare ėshtė e gatėshme.

Nė orėn tetė nė mbrėmje, bulevardi i madh Stalin mbushet me shėtitės, kaq shumė nė numėr sa kjo i ngjan njė manifestimi , pėr njė ose dy orė rryma qė po shėtit shkon andej kėtej , njerėzit i flasin njėri tjetrit dhe automobilat kalojnė anash rrjedhės, duke ēarė rrugėn me boritė e tyre. Rinia ka shumė biēikleta; pashė njė ēift tė martuarish , gruaja e re e veshur me njė fustan tė bukur nga jashtė shtetit ku i dukeshin paksa nėnveshjet; kjo qe shfaqja mė erotike qė pashė nė kėtė vend.

UZINA E TRAKTORĖVE

Fabrika e traktorėve Enver Hoxha, qė e vizitojnė gjithė tė huajt, zyrtarisht prodhon traktorė tė plotė, megjithatė nuk pashė asnjė syresh; ka mė shumė tė ngjarė qė kjo fabrikė e ndėrtuar nga kinezėt prodhon vetėm pjesė ndėrimi pėr traktora, nga ana tjetėr ka aty njė ekspozitė me prodhime, pjesė ndėrrimi pėr motorat kinezė tė traktorėve dhe pėr diagaēėt. Nė ofiēinė duket njė makinė shqiptare, njė torno, qė nuk funksionon, viti i prodhimit 1979, ajo duket qė tani e amortizuar; pyetjes sime pėrse ajo nuk punon, i pėrgjigjen se s’ka pėrfunduar ende sė prodhuari..Bie nė sy gjithashtu cilėsia e dobėt e ēelikut dhe teknologjia primitive.

LIGJĖRATA

Nė orėn gjashtė hymė nė sallonin e hotelit, ku njė ligjėrues partiak na ligjėron pėrmėndėsh nė gjuhėn tonė njė tekst (nga njėherė me pėshpėritjen e shoqėruesit). “kulti i individit te ne nuk ekziston..shoku Enver Hoxha ėshtė truri ynė i pėrbashkėt.” “tė gjithėve qė s’janė dakord me ne, ua presim gishtin; nė se kjo nuk mjafton edhe krahun, dhe po qe se edhe kjo nuk mjafton edhe kokėn..” Ligjėrata zgjat aq sikur nuk do mbarojė kurrė. I vėshtroj gishtrinjtė e mi, ato janė zverdhur krejt prej nikotinės, tash po e kuptoj pėrse burrat nė kėtė vend pinė kaq shumė duhan..

FSHATI

Tri tė katėrtat e popullsisė (zyrtarisht 60-66 %) jeton nė fshat. Ndonėse zyrtarėt thonė “Kemi njė bujqėsi tė zhvilluar” ajo mė ka lėnė pėrshtypjen e njė varfėrie tė skajshme dhe tė njė hidhėrimi tė pakrahasim. Asnjėhere automobili ynė nuk ndalet nė fshat, por ne mund tė shohim diēka pėrmes dritares aq sa mjafton pėr tė mos i besuar thėniet propagandistike. Nė grupin tim tė filtruar mė parė ka komunistė tė rinj qė janė veshur me rroba qė s’i gjen nė dyqanet e kėtueshme, kanė aparate fotografikė japonezė tė kushtueshėm , magnetofonė etj, megjithatė ata kėndojnė : “tė edukuar nė mjerim ne e dimė se ose do fitojmė lirinė ose do vdesim”. Ndėrkohė autobuzi pėrshkon fushat ku punojnė me duar e kėmbėzbathur gra e fėmijė dhe ku ka shumė shtėpi tė mjerueshme.

TABLLOTĖ FSHATARE

Dy herė gjatė qendrimit tim na u propozua njė “vizitė” nė njė kooperativė ose fermėn shtetėrore Na pėrcollėn midis rreshtave tė portokalleve dhe fiqve dhe kishim tė drejtė tė mbanim njė ligjėratė, mė pas ikėm pa parė qoftė edhe njė stallė tė vogėl apo pulari.

Njė herė na ēuan nė njė fshat qė nė krahasim me ato qė shihnim nga autobuzi s‘ishte i varfėr. Autobuzi ndali para shkollės dhe drejtuesit i larguan banorėt qė shpejtuan pėr tė na parė dhe disa sekonda mė pas ishim nė hyrje tė shkollės ku sekretari i partisė na mbajti njė ligjėratė pėr jetėn nė fshat. Pas dy orėsh ligjėratė nga e cila mbaj mend qė fshatarėt fitojnė 14-21 lekė nė ditė pune, vizituam njė shtėpi qė ishte banesa e vetme qė pamė dhe qė rastėsisht qėlloi tė ishte ajo e sekretarit tė partisė. Nė atė shtėpi tė lyer bukur, gjithēka e pastėr pa njolla, na pritėn shumė fshatarė me nga njė gotė raki, biskota dhe kėngė revolucionare; gjysėm ore pas kėtij takimi “spontan” shkuam nė hotel. Tani ata qė besojnė mund tė tregojnė pėr kushtet e denja tė jetesės tė fshatarit shqiptar qė i kishte parė me sytė e vet.

UDHĖTIMI NĖ JUG

Udhėtuam nėpėr rrugėn kryesore nga Durėsi drejt jugut tė Shqipėrisė. Rajoni i Durrėsit ėshtė rajoni mė i pasur bujqėsor qė pashė. Si mund tė jetė jeta nė fshatrat e shumėnumurta qė nuk na treguan? Gjatė vjeshtės dhe dimrit me shi ato me siguri janė krejt tė izoluara, sepse rrugėt janė tė pashtruara, me baltė.

Nė rrugėn kryesore duken shumė ara. Nė pėrgjithėsi ato lėrohen me traktorė, megjithatė nė shumė rajone kam parė kuaj e qe tė tėrheqin plugjet, qė s‘ishin gjithnjė prej hekuri. Kombajnat duken rrallė. Kositja, mbjellja bėhen me dorė. Shumica e traktorėve ėshtė nė gjėndje tė keqe, ato mund tė tėrheqin vetėm rimorkiot. Qetė dhe kuajt nė pėrgjithėsi i tėrheqin kėto, rrotat janė shpesh prej druri. Fėmijėt dhe pleqtė vėshtrojnė lopėt e dobėsuara (nuk ka rėnė shi qė prej shumė kohėsh sivjet). Mė befason qė disa fshatarė flenė nėn pemėt. Nė fshat nuk ka kaq shumė antena televizori si nė qytet, sheh disa kioska tė vocka druri, qė janė shitore perimesh dhe frutash, por ato rrinė pothuaj tėrė kohėn mbyllur.

Kėsaj tablloje fshatare ia vlen t’i shtoj bunkerėt qė rriten kudo; ndanė rrugės, nė mes tė fushės, mbi kodra; ndėrtesat e fermės janė tė mbuluara nga parrulla. Sa orė janė dashur pėr t’i ndėrtuar bunkerėt, sa shumė i kushtojnė ato vendit? Tė mbjellat janė shpesh nė gjendje tė keqe, bimėt e egra shpesh rriten sipėr tyre. Ndanė rrugės ka shpesh kasolle me degė pemėsh, ku vendoset prodhimi nė arka druri dhe mandej peshohet. Shumė vetė punojnė kėmbėzbathur (e ēmova disi numrin e tyre nga 10-20 % sipas rajonit; nga ana tjetėr vetė nė Tiranė kam parė fėmijė kėmbėzbathur, disa syresh edhe bjondė qė do tė thotė se s‘janė kėshtu vetėm romėt). Megjithatė duhet tė shtoj se nė ēdo fshat ka rrymė elektrike, ndonėse nuk e di, a ėshtė kjo e vėrtetė edhe pėr rajonet qė nuk mund t’i vizitojnė tė huajt. Ky ėshtė mbase njė sukses i regjimit; ia vlen tė theksoj qė stacionet dhe linjat e reja elektrike duhet tė jenė dhuratė e B.S., dhe pjesėrisht e Kinės. Rrugės duken shumė ushtarė, qerre me kuaj dhe gomarė. Pashė madje njė fshatar qė rrinte sipėr njė gomari ndėrsa gruaja qė i shkonte pas ishte ngarkuar me njė barrė shkarpa.

Nė letėrsinė propagandistike na tregojnė shpesh fusha kulluara. Nė fushat e mėdha tė Durrėsit kėtė e pashė, por shumė kanale janė nė gjendje tė keqe, disa nuk funksinojnė. Nė rrafshnaltėn bregdetare ka edhe sera; ēatia e tyre ėshtė shpesh njė fletė e tejdukshme plastmasi, nė shumė fusha mbetėn vetėm trarėt dhe copat e shqyera tė fletėve tė plastmasit. Shumė fshatarė hanė pranė rrugės: bukė dhe fruta, nė pėrgjithėsi rrush dhe shalqi. Ēfar habė ata nė dimėr, kur mbeten vetėm frutat e serave? A mjaftojnė kėto ushqime pėr punėn e lodhshme? Ja sėrish njė varg pyetjesh pa pėrgjigje. Pranė rrugės njė grup fshatarėsh ėshtė ulur nė tokė dhe prapa njė tryeze njė kuadėr i veshur mirė po ju flet: shumė nga ta janė kėmbėzbathur.

FABRIKA E TEKSTILIT

Nė Berat vizituam fabrikėn, kuptohet tė ndėrtuar nga kinezėt (mė parė quhej Mau Ce Dun). Maqinat janė shumė tė zhurmėshme dhe veshėt e punėtoreve tė pambrojtura, rrotullat nuk janė tė mbrojtura fare me zgarė. Nė njė nga fabrikat po bėhet pushimi i mesditės, ndėrsa drejtoresha e fabrikės na sqaron se ushqimet nė mencė janė tė lira pėr punėtoret, unė shoh dhjetėra syresh qė hanė bukė dhe fruta jashtė mencės, ulur nėn pemė. Edhe nė tryezat e shkrimit nėpunėset hanė vetė.

BERATI

Hoteli mė i mirė ėshtė nė qendėr tė Beratit. Ja njė rast i mirė pėr ta vizituar qytetin. Drejtuesja vjen me vrap: “Shokė (kėshtu) ku po shkoni, menjėherė do shhkojmė tė vizitojmė muzeun e qytetit”. Unė megjithatė vazhdoj rrugėn. Qyteti duket pakrahasis mė i varfėr se Durrėsi ose Tirana. Nuk ka pothuaj asnjė automobil. Tė gjithė mė kqyrin mua, unė shpejtoj tė bėj disa fotografi; ka pak antena televizive, nėn hijen e xhamisė prej plumbi tė mbyllur ku ėshtė muzeu qė do vizitojmė bisedojnė disa pleq. Nė njė palo shtėpi gjysėm tė rrėnuar ėshtė selia e ndėrmarrjes shtetėrore tė transportit. Disa kamionė tė vjetėr po presin aty, disa janė rusė, tė tjerė kinezė, shumė goma janė tė amortizuara, radiatori pikon. Nis ta kuptoj pse shohim rrugės shumė autombule tė difektuar. Nė Berat ka dy xhami dhe njė kishė ortodokse, tė gjitha tė mbyllura qė nga viti 1967. Te njė xhami kanė bėrė muzeumin pėr historinė e qytetit; brenda saj nuk ka absolutisht asgjė, qė mund tė ngjallte ndonjė ndjenjė fetare, tė gjitha pikturat murale janė zhdukur, dhe muret janė lyer nė tė verdhė. Xhamia tjetėr ka njė shitore sendesh pėrkujtimorė pėr turistėt me njė shitore tė vockėl pėr sende shkollore. Ēfarė patė? – mė pyeti drejtuesja menjėherė pasi u ktheva. -Vėrtet s‘ėshtė e lehtė tė bėsh diēka me nismėn tėnde.

FEJA

Nė faqen e malit njė kishė ortodokse duket si njė depo mallrash. Nga ana tjetėr numri i xhamive ėshtė befasishėm i vogėl; nė Tiranė unė pashė vetėm njė, po ashtu nė Korēė, dhe kjo ėshtė tepėr pak nė krahasim me Jugosllavinė ose rajonet e tjera tė pushtuara dikur nga turqit. Nė vitin 1973 u pushkatuan tre priftėrinj, midis tyre edhe prifti katolik Shtjefen Kurti, u pushkatua sepse kishte pagėzuar njė fėmijė. Nė Sarandė kam parė njė kishė ortodokse, ku kishin parkuar biēikletat. Nė pėrgjithėsi nė to vėnė nga njė tabelėzė me mbishkrimin: “Monument kulture-mbrohet nga shteti” dhe me pėrjashtim tė vendeve ku vinė turista, e lėnė faltoren tė rrėnohet. Nė Korēė faltorja ėshtė rrėnuar, ajo ndodhet nė njė lagje tė vjetėr, ku nukvenė turistat, duket se nė tė banojnė tė pastrehėt tė cilėt ia mbathėn kur u afrova unė. Kur autobuzi kaloi pranė disa varrezave, pashė gurė varri me formė tradicionale myslimane dhe ortodokse, disa madje kishin edhe kryq ose gjysėm hėnė dhe ishin tė reja, sepse ende s‘ishin zverdhur. Ja gjithēka qė munda tė shoh pėr fenė nė kėtė vend.

QYTETI- MUZE

Pjesa e vjetėr e Beratit ėshtė qytet- muze. Shtėpi tė bukura tė bardha, rrugica tė vockla nė faqe tė malit janė me siguri tė vizitueshme. Pėr kėtė qytet tė bukur nuk mė mungojnė fotografitė. Mbi malin pranė mund tė lexojmė emrin e shokut tė madh, tė shkruar me gėrma tė mėdha prej guri. Megjithatė mėnyra se si e vizituam kėtė pjesė tė bukur tė qytetit, me siguri nuk do tė gjejė njė pėrshkrim nė broshurat zyrtare tė botuara: pas njė udhėtimi 200 metra autobuzi ndali para xhamisė. Ndėrsa turistat blejnė nė dyqanin e pėrkujtimoreve disa vepra artizanale me valutė pėrėndimore, njė nga drejtuesit largohet hapur. Pas njė ēerek ore ai kthehet dhe ne vizitojmė nė kėmbė dy ose tri rrugica, ku nuk takuam kėrkėnd; tė gjitha dyert ishin tė mbyllura, disa ishin tė hapura njė centimetėr, prapa tyre pashė sy qė pėrpiqeshin tė vėshtronin tė huajt pa u vėnė re. Nė sytė lexohet njė frikė, qė shpjegon zhdukjen pa u vėnė re tė drejtuesit.

MUZETĖ

Turistėt vizituan kuptohet muzetė. Ishin hapur veēanėrisht pėr ne disa muzeume. Asnjėherė nuk pashė njerėz nė muzetė e hapura, me pėrjashtim tė Galerisė sė Artit Modern dhe Muzeut Etnografik nė Tiranė. Duke folur pakėz me drejtorine muzeut i cili u gėzua qė e njihja disi shqipen, mbaj mend habinė e tij kur i thashė se pothuaj askush nuk interesohet pėr Shqipėrinė nė Evropėn Pėrėndimore. Propaganda zyrtare pėrpiqet t’i bėjė shqiptarėt tė besojnė se Shqipėria gėzon njė prestigj shumė tė madh nė botė dhe disa nga grupet e pakta tė turistėve pėrmėnden nė gazeta jo si turista por sikur vijnė nė Shqipėri me idenė pėr tė mėsuar nė kėtė fener tė socializmit pėr tėrė njerėzimin, sepse ajo ėshtė vendi i vetėm socialist dhe demokratik i vėrtetė.

ELBASANI

Udhėtimi pėr Korēė, njė qytet i madh provincial (me 60000 banorė) nė pjesėn jugpėrėndimore tė vendit ėshtė mjaft interesant, ndonėse ne ndalėm vetėm gjysėm ore nė Elbasan pėr tė pirė kafe. Elbasani duket jo shumė i pasur, disa fėmijė na kėrkojnė ēamēakiz (na tėrhoqėn vėmėndjen se ndalohet t’u japim gjėra vendasve) dhe stilolapsa (ēmimi i njė stilolapsi ėshtė pėr njė cilėsi tė mirė kineze 15-40 lekė). Kam parė edhe llustraxhinj, sikurse edhe nė qytetet e tjera. Para librarisė kryesore janė ukur disa njerėz. Bashkėudhėtari mė tėrheq vėmėndjen pėr njė libėr nė gjuhė tė huaj; kur lexova titullin (“Me Stalinin”) dhe emrin e autorit (kuptohet tė shokut tė madh), njerėzit qė rrinin ulur buzėqeshėm me hidhėrim, sikur donin tė thonin: “Askush s‘e lexon kėtė te ne”.

KORĒA

Nuk e di me saktėsi, pėrse instancat shtetėrore shqiptare e zgjodhėn Korēėn pėr t’ua treguar turistėve, qendra ėshtė sigurisht e ndėrtuar rishtazi por dhjetė vjet mė pas ajo duket e hirtė dhe e trishtuar ashtu sikurse dhe shumica e ndėrtesave tė reja. Lumturisht ka edhe lagje tė shumta tė vjetra, qė nuk na i tregojnė, por qė mund tė arrihen lehtė nga ne, sepse hoteli mė i mirė ndodhet nė qendėr tė qytetit. Nė Korēė ka shumė pak trafik. Nė hotel pashė disa kuadro partie, njėri nget njė Peogeot 505, njė tjetėr njė Volvo, qė mė pas e pashė para ndėrtesė sė Partisė. Klima ėshtė mjaft e ftohtė dhe gjatė qendrimit tonė bie shumė shi. Megjithatė hijeshia e Korēės ėshtė pėr mua njė mundėsi pėr tė shėtitur gjatė dhe pa drejtues. Uzina e mjeteve tė precizionit “Petro Papi” dhe shtėpia e bukur e pushimit mbase pėrcaktuan vendimin pėr tė na treguar Korēėn, neve turistėve. Si nė Tiranė njerėzit shėtisin nė mbrėmje nė rrugėt kryesore. Edhe ne shėtisim atje nė grup. Ne blemė nė grup nė librari pas daljes sė klientėve normalė (vetėkuptohet). Shumė shėtitės nuk kanė pulovera megjithė kohėn e ftohtė. Nė njė shitore aty pranė ka pulovera qė kushtojnė ndėrmjet 250 dhe 350 lekė (rroga e 2-3 javėve). Si nė Tiranė shtėpitė e vjetra janė tepėr tė pashme, megjithėse jo tė mirėmbajtura.

KUADROT

Para pak kohėsh, njė universitar francez i respektueshėm tha nė njė libėrth pėr Shqipėrinė: “Shqipėria ecėn drejt shoqėrisė sė barabartė, mė tė barabartė qė ekziston tashmė nė Evropė”. Nė hotelet e mira ka mė sė shpeshti kuadro. Tė veshur mirė, sipas kritereve shqiptare, ata kanė orė dore tė bukura, pėlqejnė pėr zyze montimet me prejardhje amerikane “Ray Ban” qė nuk pata mundėsi t’i vėrej nė shitoret shqiptare; ata udhėtojnė me automobilė tė bukur; shpesh me shoferė, qė i pėrdorin shpesh pėr familjet e veta. Gratė e tyre kanė unaza dhe bylyzykė tė bukur, veshin fustane tė bukur dhe lyhen. Nė Butrint pashė shumė syresh me qese plastmasi qė mbanin adresat e shitoreve nė Paris, Athinė dhe Stokholm, shėnjė qė shumė udhetojnė jashtė vendit, gjė qė ėshtė absolutisht e pamundur pėr qytetarėt normalė.

BASHKIMI I GRAVE

Gjatė qendrimit tonė nė Korēė, vizituam shtėpinė e Bashkimit tė Grave. Nė selinė vendore tė komitetit qė e hapėn veēanėrisht pėr ne, ka pėrveē gjėrave propagandistike tė zakonshme (njė bust i madh dhe citatet e shokut tė madh), njė ekspozitė pėr pjesėmarrjen e grave nė luftėn partizane dhe nė ndėrtimin e rendit tė ri. Nė bibliotekėn aty pranė pothuaj tė gjithė librat janė politikė, tė tjerat janė revista gjysėm politike. Njė botim i ri i veprave tė shokut tė madh qendron nė njė vend tė mirė. Njė shtresė e trashė pluhuri mbi to regon qė askush s‘i ka lexuar ato prej kohėsh. Nė njėrėn nga fotot e ekspozuara duket njė pikė boje e zezė, qė ka tė ngjarė se fsheh diēka. Vėshtroj albumin e bukur pėr Shqipėrinė e Re, nga dyqind faqe tetė faqe janė kėputur (ėshtė botim i vitit 1969); ėshtė njė foto qė bie nė sy e disa anėtarėve tė Komitetit Qendror: mbi dy fytyra kanė bėrė njė kryq me bojė tė zezė, nė mėnyrė tė tillė sa nuk mund tė njihen dot. Bėhet fjalė pėr dy nga udhėheqėsit e pushkatuar! Pėr ēdo armiqsim ka ndodhur njė varg i tėrė burgimesh dhe pushkatimesh kryesisht nė Komitetin Qendror, por janė zhdukur edhe mijėra tė panjohur. Sipas metodės sė mirėfilltė staliniste, ata janė fajėsuar pėr tradhėti. Emrat e viktimave tė armiqėsimit me Jugosllavinė dhe Bashkimin Sovjetik janė tė njohur mirė poashtu edhe ato tė karrocės tė fundit plot me njerėz qė do tė ekzekutohen. Enver Hoxha ka denoncuar shumė antarė tė lartė tė qeverisė gjatė kongresit tė 7-tė tė Partisė pėr komplot, qė synonin tė pėrmbysnin pushtetin popullor, t’i hapnin rrugėn revizionizmit dhe tė rivendosnin kapitalizmin nė Shqipėri!!!

Nė shtėpinė e lindjes sė Enver Hoxhės nė Gjirokastėr, njė shtėpi e madhe luksoze, qė shumė shqiptarė duhet ta kqyrin me zili, emėrat e shumė partizanėve tė dikurshėm janė ngjyer me bojė ose janė mbuluar nga emėra tė tjerė.

LUFTA DHE IZOLIMI

Udhėtimi pėr Gjirokastėr zgjat katėr orė, nga ku ne shkojmė nėpėr malėsi pėr nė Sarandė. Zgjedhja e kėsaj rruge nuk i bindet kritereve shumė tė arsyeshme, sepse s‘ėshtė mė pak e gjatė dhe mundėsisht mė e bukura rrugė pranė detit, por hamendėsoj se nė veri tė Sarandės ka njė bazė ushtarake. Gjatė kėtij udhėtimi tė gjatė ke mundėsi tė shohėsh pėrveē bunkerėve tė zakonshėm shumė gjėra tė tjera ushtarake, kazerma, tė rrethuara me tela me gjemba, tė ruajtura nga ushtaraė tė armatosur, disa herė tė fshehur prapa drurėve apo prapa kodrės, ndėrtesa misterioze tė ruajtura me ushtarė, tė rrethuara me tela me gjemba dhe kulla vrojtimi. Njė herė ndesha nė njė repart tė tėrė ushtarėsh qė kthehej nga stėrvitja; pyetjet e disa udhėtarėve pėr gjėra ushtarake nuk merrnin pėrgjigje nga drejtuesi, i cili po kėndonte njė kėngė lavdie pėr Enver Hoxhėn. Armėt janė tė vjetra dhe duket se me prejardhje kineze, mitralozėt e lehtė janė kopje tė tė famshmit Kallashnikov.

I tėrė vendi pėrjeton njė psikozė lufte. Tė gjithė vendet e tjera pėrshkruhen nga propaganda si armiq, kundėr tė cilėve vendi i vetėm socialist duhet tė qendrojė fort. Shėrbimi ushtarak zgjat 2-3 vjet (nuk e di sipas cilėve kritere), pastaj janė tė detyruar tė bėjnė ēdo vit shėrbim ushtarak dyjavor. Nė shkolla jepet mėsim i detyrueshėm ushtarak edhe pėr vajzat. Nė fabrika bėhen edhe ushtrime ushtarake, ka sinjale me zė nė rast sulmi kimik, gazi ose atomik. Gra me uniformė janė njė shfaqje e shpeshtė nė qytetet shqiptare. Nė pėrgjithėsi ushtrimet e detyrueshme ushtarake i shtohen kohės sė punės. Nė uzina disa panelė tregojėn se si tė mbrohemi nga sulmi atomik, gazi apo bakterial, ndonėse kundėrgazet e bėra vetė prej njė shamie hundėsh pėrmbushin pėr mendimin tim vetėm njė rol psikologjik sigurimi. Duke udhėtuar nėpėr qytete e fshatra sheh kohė pas kohe grumbuj dheu, nga ku dalin disa oxhaqe, tė mbyllur me dyer tė hekurta. Pėr shumė kohė nuk e kuptova rolin e tyre, mė nė fund e mora vesh se ato ishin strehime kundėr atomit..

Me njė psikozė tė tillė lufte vėmėndja e njerėzve kthehet jo nga problemet e vėrteta. Regjimi, me anėn e mijėra parrullave,dhjetėra romaneve patriotike, pėrpiqet qė njerėzit t’i harrojnė dėshtimet ekonomike. Nė se mungojnė mallrat, pėr kėtė fajin e ka “blokada” armike. Fajėsohen madje edhe kinezėt pėr sabotim nė instalime industriale, qė i kanė ndėrtuar vetė (shpesh pa u paguar), sikurse bėnin mė parė me jugosllavėt dhe sovjetikėt. Tablloja qė japin pėr njė tė huaj ėshtė po ajo: vendet e qeverisura nga komunistėt e kanė tradhėtuar socializmin pas vdekjes sė Stalinit, kanė rivendosur kapitalizmin, tė gjitha vendet e tjera shfrytėzohen egėrsisht nga padronėt dhe popujt e botės e kqyrin Shqipėrinė plot shpresė. Vendet me tė cilat Shqipėria ka lidhje tė mira, janė tė pakta, kėto janė pėrjashtimisht ato tė Vjetnamit, Koresė sė Veriut dhe regjimit fetar iranian(!). Pak prishje e izolimit do tė shkatėrronte tėrė ngrehinėn propagandistike, megjithatė pėr tė dalė nga katastrofa ekonomike, vendi pa shpresė kėrkon ndonjė huadhėnės. Industrialista pėrėndimorė vizitojnė Shqipėrinė pėr kėtė qėllim, bėhet lėshim pėr pak turizėm pėr tė marrė valutė (kryesisht nė se si rezultat do tė vijnė entuziastė qė do pėrhapin tabllonė “pozitive”).

Sidoqoftė kjo ėshtė vetėm njė shmangie taktike, e diktuar vetėm nga nevoja ekonomike. Deri nė vdekjen e Enver Hoxhės regjimi nuk mund tė ndryshonte absolutisht (ai qe 73 vjeē-) midis tė tjerash pėr arsye sepse ai ishte partia, regjimi. Fakt i ēuditshėm: u armiqėsua me aleatin kur vendi mik u liberalizua.

BALLSHI

Udhėtojmė nėpėr fushėn naftėmbajtėse tė Ballshit. Rafineria, pak modeste sipas kritereve pėrėndimore, ėshtė ndėrtuar nga kinezėt. Por ata nuk e pėrfunduan atė, sepse ndodhi mė para tij armiqėsimi. Zyrtarisht tregojnė qė ata “u pėrpoqėn tė sabotojnė” gjė qė unė dyshoj. Ajo sot funksionon pjsėrisht. Lumi qė pėrshkon Ballshin, ėshtė krejt i zi, i ndotur nga nafta. Regjimi kėrkon tė besojmė se s‘ka ndotje nė vend. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė..sepse ka pak industri. Por ku ka industri, atje ka edhe ndotje. Ekologu i respektuar francez R.D. dikur kandidat i pasuksesshėm pėr president republike, ka shkruar se Shqipėria e mbron modelisht natyrėn e vet. Nga ana tjetėr ai bashkėkryeson shoqatėn e miqėsisė Francė –Shqipėri (ėshtė pėr t’u vėnė re se pak para udhėtimit pėr nė Kubė ai pat shkruar se atje s‘ka tė burgosur politikė; njė vit mė pas Fidel Castro liroi vetė zyrtarisht 600 tė burgosur politikė..) Instalimet e shpimit dhe tė pompimit janė tė vjetra, ato duken mirė qė nga autobuzi, tubat e naftės pikojnė dhe toka ėshtė nxirė prej naftės. Shumė pompa nafte nuk funksionojnė, minimumi njė e dhjeta. Mos vallė shtresat po shterojnė? Mos vallė makineritė po vjetėrohen? Nėpėr tėrė vendin stacionet e benzinės mbajnė parrulla pėr kursimin e naftės.

SARANDA

Vijmė nė fund tė pasdites nė Sarandė. Psi bėmė banjė para hotelit, qė ėshtė paksa jashtė qytetit, mbetet shumė pak kohė pėr tė shėtitur nė grup nė qendrėn e qytetit. Pėr kriteret shqiptare, ai ėshtė i pasur, me ndėrtesa tė shumta tė reja tė ngjyera nė tė verdhė, qė ė kujtojnė disi Greqinė dhe i bėjnė tė hareshme blloqet e banimit. Qendra ėshtė kryesisht njė vendqendrim pushimor pėr elitėn partiake, qė mbush plot hotelin e mirė ku banojmė ne. Nė qendėr ėshtė njė lagje e tėrė me shtėpi tė mjera, por s‘kam mundėsi ta lė grupin e tė shkoj atje pėr vizitė. Zgjedhja e mallrave nė shitore ėshtė e madhe nė krahasim me qytetet e tjera provinciale. Shėtisin shumė ushtarė tė marinės luftarake. Nė port nuk ka absolutisht asnjė anie peshkimi ose varka peshkimi. Mos vallė pėr shkak tė afėrsisė me Korfuzin, qė duket mirė nga kėtu? Nė shitore nuk ka peshq tė tjerė pėrveē sardeleve nga Vlora. Nė vend qė tė flija unė dola tė shėtis krejt vetėm herėt nė mėngjes. Nė port ka vetėm njė anie mallrash shqiptare, mė pas vjen njė anie ushtarake e shpejtė me motor nga ana e jugut; hamendėsoj qė ajo kontrollon detin pėr tė pamundėsuar ikjen nė Korfuzin e afėrt.

BUTRINTI

Pas njė udhėtimi tė ngadalshėm njė orėsh nė njė rrugė tė ngushtė, ku ndeshėm nė shumė ushtarakė me gomarė transporti, erdhėm nė mbeturinat antike tė Butrintit. Pas vizitės sė rrėnojave autobuzi na ēoi nė njė restorant luksoz pranė detit, kupushojnė kuadrot. Disa bij tė elitės shkuan tė bėnjė banjė, ata fishkėllejnė melodi pėrėndimore qė s‘i kam dėgjuar kurrė nė radion shqiptare. Mos vallė ata dėgjojnė stacionet pėrėndimore apo kanė sjellur gramafonė dhe disqe? Asnjėherė s‘kam dėgjuar nga radio program tjetėr veē atij nė shqip, prandaj vura vesh duke kaluar pranė banesave me dritare tė hapura. Asnjėherė s‘kisha parė ndonjė antenė televizive tė drejtuar nga tjetėr stacion pėrveē atij shqiptar, ndonėse nė atė rajon mund tė kapėsh edhe sinjalet e televizonit grek.

Nga ana tjetėr atje jetojnė pakica greke, tė cilat sipas thėnieve tė tė ikurve kanė vuajtur nga pėrndjekjet. Mund vetėm tė them qė tė gjitha mbishkrimet janė nė gjuhėn shqipe, zyrtarisht grekėt kanė tė drejtė tė mėsojnė nė gjuhėn e vet gjatė viteve tė para tė shkollės (gjė qė ėshtė njė farė diskrimnimi). Nė librari pashė disa libra nė gjuhėn greke tė gjitha tė shtypura nė Shqipėri, kryesisht pėrkthime tė autorėve shqiptarė apo tė veprave tė shokut tė madh. Ishte edhe gazeta “Lajko Vima” nė greqisht, kopje e Zerit tė popullit dhe e kontrolluar rreptėsisht. Pashė vetėm njė numėr ku kryeartikulli i kushtohej librit tė fundit tė udhėheqėsit tė dashur “Kur lindi Partia”, po atė ditė kishte recenza pėr tė nė tė gjitha gazetat shqiptare. Duke vėshtruar njė hartė tė re tė Shqipėrisė mora vesh qė emri i qytetit grek Theollogo (fjala e Zotit) ėshtė ndėrruar nė “Partizan”. Mbi njė kodėr pranė gjirit duket diēka, qė ngjan me njė kullė vrojtimi. Ndėrmjet dy rradhėve tė portokalleve, njė kuadėr po reciton pėr mua njė varg tė gjatė tė statistikave pėrrallore pėr bujqėsinė. I mėrzitur largohem pėr nė restorant. Ky numėr i programit quhet “vizitė nė fermėn shtetėrore tė Ksamilit”.

GJIROKASTRA

Nė restorant kaluam pothuaj tėrė pasditen, ai ėshtė larg ēdo fshati, e vetmja gjė pėr t’u parė ėshėt plazhi i bukur, qė fsheh pakėz kushtet e jetesės sė shqiptarėve. Vijmė nė Gjirokastėr nė mbrėmje dhe duhet tė shpejtojmė pėr nė shtėpinė –muze, ku ka lindur shoku i madh. Ėshtė natė pasi bėmė vizitėn dhe nesėr duhet tė udhėtojmė. Si zakonisht zgjohem herėt nė mėngjes dhe shėtis nėpėr qytet. Ai ėshtė njė qytet- muze me shtėpi tė vjetra dhe ndėrtesa tė pakta tė reja. Nė qendėr pranė hotelit tė mirė, ku banojmė ne janė shitoret, rrugicat dhe shtėpitė e vjetra tė ngjyrosura hareshėm shumė tė kėndėshme, rrugicat e shtruara dhe tė pjerrėta qė mė pėrcjellin pėr nė lagjet e tjera. Ka vetėm njė banak druri pėr tė shitur fruta dhe perime. Ngarkesa sillet me kuaj ose gomerė, nganjėherė ndonjė kamion i vjetėr kalon nėpėr rruget e pjerrėta. Pata mundėsi tė kem disa kontakte me popullsinė tepėr tė pėrzėmėrt, por ajo si zakonisht kufizohej pėr disa sekonda shkėmbim muhabetesh banale. Si nė Turqi aty ka hamej, pashė edhe romė tė leckosur. Megjithatė pėr shkak tė mosqenies sė lagjeve tė reja proletare qyteti ėshtė i kėndėshėm dhe parrullat ngrihen vetėm nė qendėr. Nė kėshtjellėn qendrore ka njė muzeum armėsh, qė e vizitova, me tė gjitha llojet e pushkėve dhe shumė gjėra tė tjera jo interesante sikurse njė citat dhe njė bust i shokut tė madh, njė statujė partizani plot urrejtje nė fytyrė.

DREJTSHKRIMI

Ndonėse drejtshkrimi shqip ėshtė fonetik shoh shumė gabime gramatikore nė afishet e shkruara me dorė, nė parrulla madje edhe nė tabelat e dyqaneve. E pyes drejtuesin, mos vallė janė forma dialektore dhe ai pėrgjigjet pa mėdyshje: “absolutisht jo!”. Regjimi mburret nė broshurat propagandistike pėr nivelin e lartė tė arsimit tė popullsisė, megjithatė edhe nė vendet me drejtshkrim tė vėshtirė nuk kam parė aq shumė gabime nė fjalėt e thjeshta.

PATOSI

Qendrimi dyjavor pėrfundoi. Nuk kam parė kaq shumė muzera, nuk kam humbur kaq shumė kohė duke pritur autobuzin ndonjėherė tjetėr si kėtu. Janė pėrpjekur mė shkathtėsi tė na pengojnė kontaktet me anė tė zhvendosjeve tė ēmėndura. Atė qė pata mundėis ta shoh pėr dy javė, mund ta realizoja i vetėm brenda 2-3 ditėsh. Nė fund tė qendrimit, duke ardhur nė qytet, kur shikoja njė fabrikė tė re, ndėrtesė tė re apo njė hotel tė ri thoja: atje do tė shkojmė. Dhe nuk gaboj se unė tash e njoh mirė Shqipėrinė zyrtare. Pranė Patosit ėshtė njė restorant i ri buzė rrugės. Dhe kuptohet qė ne ndalėm atje. I bie rrotull restorantit dhe shkoj nė guzhinė, ata qė shėrbenin aty dalin njėri pas tjetrit dhe ..Epo unė flas shqipm jo shumė mirė por mund tė mė kuptojnė. Nga vij unė? Ata duan tė shohin paret e huaja, habiten nga filigrani dhe cilėsitė e monedhės sė huaj. Nė pėrgjithėsi kartmonedhat shqiptare janė shumė tė pista pėr shkak tė pėrdorimit tė gjatė. Mos vallė kėtė e mundėson stabiliteti ēmimeve? Nuk e di, megjithatė kam parė njė herė njė shishe me raki tė mirė, ēmimi i tė cilės (12 lekė) ishte hequr dhe zėvėndėsuar me 17 lekė. Populli nga ana tjetėr flet me lekė tė vjetra ( njė lek i ri-= 10 lekė tė vjetėr), a ishte nevoja ta rivlerėsonin lekun nė se ēmimet absolutisht nuk do ndryshonin?

Kontaktet me ata njerėz janė pėr mua burim i njė gėzimi shumė tė madh, sikur tė kisha dalė nga ndonjė ēmendinė dhe tė kisha gjetur njerėz normalė. Ata mė dhuruan fruta. Sikurse kudo nė Shqipėri, njerėzit e harrojnė budallallėkun e sistemit. Mė nė fund autobuzi lėshon burinė, duhet tė nisemi. Kryekamarieri mė pyet nė njė gjuhė shqipe pa theks, nė se di disa fjalė greqisht. Kur largohem mė pėrshėndet nė greqisht. Ai ėshtė grek dhe dėshiron tė mė tėrheqė vėmėndjen se kėtu jetojnė grekė.

FIERI

Ndalim nė Fier pėr tė ngrėnė. Nė vend qė tė pijmė njė kafe unė dalė tė shėtis pranė hotelit. Rruga kryesore mban emėrin e shokut tė madh. Ajo ėshtė relativisht e re me fasada tė shumta tė lyera rishtaz, nė mes ndėn pemėt ėshtė njė bust i Stalinit. Shoh automobilin ku rri njė familje e tėrė. Njė grup prej tridhjetė njerėzish po vėshtron njė motorēikletė Honda me targė tė Tiranės. Pranė, dy djem njėzetėvjeēarė me Jawa duken tė veshur thjeshtė. Para hotelit parkon njė veturė dhe njė karrocė me kalė. E fotografova rrugėn kryesore. Rrugėt pranė saj janė mė modeste, njerėzit rrinė nė trotuar pranė njė restoranti tė varfėr ku janė parkuar edhe disa karroca tė tjera me kuaj. Ndėrkohė dėgjohet buria e autobuzit.

PĖRSHTYPJET E FUNDIT

Jam sėrish nė aeroportin e Rinasit, tė rrethuar nga ushtarėt ashtu sikurse erdha. Pėrsėri po ato foto tė shokut tė madh qė mė duken tė ēuditshme. Muzika si mė parė ka melodi ushtarake. Nė doganė nuk mė kontrollojnė rreptė. Para shkallares sė avionit njė polic ma kontrolloi pasaportėn me kujdes, krahasoi foton nė tė me fytyrėn time, pranė i rri njė ushtar i armatosur me uniformė tė re fringo qė stonon me unifomat e vjetėruara qė kam parė gjithėandej. Kėtė e bėjnė pėr tė ndaluar ndonjė qė don tė ikė. Ēdo javė nė verė ka 4-5 fluturime pėr nė Shqipėri, kryesisht tė kompanive lindore. Kėtu vijnė kryesisht disa tė privilegjuar e tė filtruar mė parė nga agjentėt turisrtikė. Avioni hungarez nis fluturimin, toka poshtė nis e bėhet mė e vogėl, edhe bunkerėt nuk duken mė. Po ashtu ato tri Mig-ėt nė fushėn e aeroportit dhe shumė topa kundėrajrorė. Shtėpitė zvoglohen , njerėzit duken si miza. S‘e kisha parė asnjėherė kėshtu tokėn qė lija poshtė duke u larguar me fluturim. Avioni drejtohet pėr kah deti, ndonėse ka edhe rrugė tjetėr, por nuk na lejohet tė fluturojmė mbi tokė..




 
   

 
  • Roberto Naupont “Andreo Dali”: “SHKRIMIN NGA TIRANA E NĖNSHKROVA ME EMRIN E DALI NDREUT” (Besiana-Info | 25 Aug. 2007 20:57)





Informationen zum Datenschutz | ForumRomanum - Jetzt kostenlos ein eigenes Forum erstellen!