Mirė se vini nė Besiana Info
» [ | ]

  Numri i titujve | Ktheu mbrapa

E VERTETA PER FADIL HOXHEN -“Fadil Hoxha, siē e njoh unė” libėr i Ekrem Murtezait
 


Besiana-Info 10 Nov. 2007 22:31

E VERTETA PER FADIL HOXHEN -“Fadil Hoxha, siē e njoh unė” libėr i Ekrem Murtezait

Libri qė tenton tė nxjerrė nė pah tė vėrtetėn rreth Fadil Hoxhės, sipas autorit Ekrem Murtezai, do tė shfaqė vlerat dhe dobėsitė e ish udhėheqėsit komunist dhe nė kėtė mėnyrė do tė balancojė mendimet kundėrthėnėse qė janė shfaqur deri me tani rreth personalitetit tė Hoxhės.

Shkruan: Alfred Beka Gazeta “EXPRESS”


Prishtinė, 9 nėntor 2007


Ekrem Murtezai

Jeta dhe veprimtaria e njėrit prej njerėzve mė kontrovers nė Kosovė, ish liderit komunist Fadil Hoxha, vazhdon edhe sot e kėsaj dite tė qėndrojė e mbėshtjellė me njė hije misterioze. Janė shkruar libra dhe shkrime tė ndryshme lidhur me kėtė figurė, shumica e tė cilave janė ose pro ose kundėr tij. Filozofi i njohur kosovar Ekrem Murtezai, i cili pėr rreth pesė vite (1979–1984) ka qenė edhe shef i kabinetit dhe njėkohėsisht kėshilltar i Fadil Hoxhės kur ky ishte anėtar i Byrosė Ekzekutive, qė ishte pika mė e lartė nė karrierėn e tij politike, ka vendosur qė tė hedhė nė letėr mendimet e tij mbi Fadil Hoxhėn dhe pėrvojėn e tij si bashkėpunėtor i afėrt i udhėheqėsit komunist. Nė librin me titull “Fadil Hoxha, siē e njoh unė”, libėr ky qė do tė dalė nga botimi pas disa muajve, pasi qė Murtezai ende nuk e ka pėrfunduar, tentohet qė tė vihet njė balancė nė qėndrimet e ndryshme mbi ish udhėheqėsin komunist. Ai shprehet pėr Express se Fadil Hoxha, apo si e quan Murtezai, komandanti i Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare dhe organizatori i asaj qė mund tė quhet kryengritje apo revolucion i masave shqiptare tė Kosovės, ėshtė figurė markante, e cila nuk mund tė anashkalohet pėr askėnd qė ka aspirata ta shkruajė historinė mė tė re tė Kosovės. “Si njeri prej bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė tė kryetarit tė Jugosllavisė Josip Broz Tito, Fadil Hoxha ėshtė padyshim njė figurė kontroverse. Ky karakter kontrovers i personalitetit tė tij rrjedh, pėrveē tjerash, edhe nga fakti se veprimtaria e tij ėshtė shtrirė nė shumė fusha nė njė territor qė pėrfshin jo veē Kosovėn e sotshme por edhe mė gjerė, deri edhe nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė”, vlerėson filozofi Murtezai, i cili ėshtė edhe anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Sipas tij, ky karakter kontrovers i Fadil Hoxhės rrjedh edhe nga fakti se gjatė periudhave tė ndryshme tė zhvillimit shoqėror-politik tė Kosovės e sė bashku me Kosovėn edhe tė ish Jugosllavisė, ka pasur pozicionime tė ndryshme, tė cilat i japin mundėsi ithtarėve dhe dashamirėve tė tij tė flasin nė mėnyrė supremative pėr Fadil Hoxhėn, si njėri, si politikan, si veprimtar, si shqiptar, por pse jo edhe si komunist. Murtezai thekson se kundėrshtarėt e Hoxhės e mohojnė atė qė ėshtė kryesore pėr tė, qė sipas Murtezait, ėshtė karakteri patriotik i veprimtarisė sė Fadil Hoxhės dhe pikėpamjeve tė tij.

Prizeren 1944 Fadil Hoxha Shefqet Peēi, Rifat Berisha...

“Karakterin patriotik tė Fadil Hoxhės, madhėshtinė e tij, e nxjerri nga fakti se brenda pėrbrenda ideologjisė komuniste, politikės socialiste, brenda pėrbrenda asaj qė ai i ka takuar, atij establishmenti, asaj strukture sociale politike, e baza e sė cilės ka qenė internacionalizmi, Fadil Hoxha prore ia ka dalė me sukses qė ta paraqes, ta mbrojė dhe ta avancojė kauzėn e shqiptarėve tė Kosovės, por edhe tė shqiptarėve jashtė Kosovės, atyre nė Luginėn e Preshevės dhe nė Maqedoni ku shqiptarėt siē dihet mirėfilli, atje nuk kishin gati kurrfarė tė drejta”, pohon akademiku Murtezai.

Nė veprėn “Fadil Hoxha, siē e njoh unė” theksi vihet nė paraqitjen e atyre tė dhėnave, e atyre fakteve, tė cilat janė mė pak tė njohura pėr opinionin e gjerė.

Nga e majta: Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha dhe Josip Broz Tito

Duke qenė bashkėpunėtor i Titos, anėtar i Byrosė Ekzekutive, kryetar i Kuvendit tė Kosovės, kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Kosovės, komandant i Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare, Fadil Hoxha, sipas Murtezait, gjithmonė nė fokus tė vėmendjes sė tij dhe veprimtarisė politike e ka pasur kauzėn e shqiptarėve, kauzėn e kombit, gjė qė Murtezai kėtė tenton ta dėshmojė me ato fakte qė i ka tė njohura. Murtezai gjithashtu flet edhe pėr Konferencėn e Bujanit dhe rolin e Fadil Hoxhės nė kėtė konferencė, pastaj pėr dobėsitė dhe vlerat e personalitetit tė tij, e po ashtu edhe pėr raportet e tij me dy udhėheqėsit komunist tė asaj kohe, Josip Broz Tito dhe Enver Hoxha.

“Ēėshtja e Konferencės sė Bujanit ėshtė e pashmangshme, nuk mund tė anashkalohet as Bujani prej Fadil Hoxhės e as Fadil Hoxha nga Konferenca. Ėshtė e vėrtetė se aty kanė qenė shkrues tė rezolutės Hajdar Dushi, Zeqirja Rexha dhe tė tjerė, por me sa di unė nga biseda qė kam pasur me tė dhe nga ajo qė kam lexuar del se Fadil Hoxha ka qenė ‘Spiritus Movens’, ka qenė ai shpirti lėvizės, ajo fryma e gjallė qė i ka dhėnė determinantat kryesore se si tė shtjellohet dhe formulohet rezoluta e Konferencės sė Bujanit”, shprehet Murtezai pėr konferencėn, nė tė cilėn porosia kryesore ka qenė vetėvendosja e shqiptarėve tė Kosovės dhe bashkimi me Shqipėrinė, por qė nuk u arrit kurrė njė gjė e tillė.

Murtezai tregon se Fadil Hoxha ishte takuar pėr herė tė parė me Titon nė Leskovc, atėherė kur ēėshtja e raporteve midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisė ishte ashpėrsuar deri nė maksimum dhe Jugosllavisė i kanosej rreziku i sulmit nga ana e Bashkimit Sovjetik. “Kur u zgjodh anėtar i Byrosė Ekzekutive nė Kongresin e madh nė vitin 1969 e deri me vdekjen e Titos, Fadil Hoxha ka qenė bashkėpunėtor i ngushtė i Titos, marrėdhėniet kanė qenė tė afėrta. Personalisht mund tė dėshmoj me pėrgjegjėsi tė plotė se pėr shumė ēėshtje lidhur me politikėn jugosllave e veēanėrisht me politikėn e Lidhjes sė Komunistėve dhe tė qeverisė jugosllave ndaj Kosovės, Titoja ėshtė konsultuar me Fadil Hoxhėn”, thekson Murtezai.

Ndėrkaq, kur flet pėr marrėdhėniet e Fadil Hoxhės me Partinė Komuniste tė Shqipėrisė dhe me Enver Hoxhėn, Murtezai pohon se kur Partia Komuniste Jugosllave filloi t’i tradhtojė parimet mbi tė cilat ishte formuar Ushtria NacionalĒlirimtare e Kosovės dhe kur plasi lufta nė Drenicė dhe tė tjera raste qė dėshmonin se kauza shqiptare nuk ėshtė duke shkuar si duhet, Fadil Hoxha ka shkuar incognito tė Enver Hoxha dhe i ėshtė ankuar pėr gjendjen e keqe, tė padėshirueshme dhe tė papritur tė shqiptarėve. “Fatkeqėsisht nuk dihet kush, a Enver Hoxha apo Koqi Xoxe, apo tė dytė apo vetėm njeri e kanė denoncuar Fadil Hoxhėn te OZNA e Jugosllavisė, e kanė lajmėruar kryepolicin e atėhershėm Aleksandėr Rankoviq, kurse ky e ka lajmėruar edhe njė polic tė egėr antishqiptar, i cili erdhi nė Prishtinė dhe e mori nė pyetje Fadilin”, pohon ai.
Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito qershor 1946 Aeroporti i Zemunit

Pas rezolutės sė Informbyrosė nė vitin 1948, kur marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė erdhėn e u keqėsuan, sipas Murtezait, Fadil Hoxha tėrhiqet dhe nuk jep shenja tė animit kah Enver Hoxha dhe PPSH, ani pse, sipas fjalėve tė tij, njė kohė tė gjatė ėshtė luhatur, ka hezituar cilėn anė ta marrė, atė tė Titos apo tė Stalinit. “Pasi qė ka pėrsiatur rreth dy muaj, ka vendosur tė pėrcaktohet pėr Titon dhe kjo automatikisht do tė thotė jo me Enver Hoxhėn, jo me Partinė Komuniste tė Shqipėrisė dhe pėr kėtė Enver Hoxha e akuzon Fadilin si titist”, thekson Murtezai.



Libri i Murtezait, siē pohon ai, ka pėr qėllim qė tė tregojė se Fadil Hoxha me gjithė dobėsitė qė janė shfaqur qoftė si personalitet, qoftė pėr arsye tė sistemit nė krye tė tė cilit ka qenė ai, prapėseprapė mbetet njė shqiptar i ndershėm, njė njeri qė jetėn e vet e ka vu nė shėrbim tė popullit.



 
   

 
  • E VERTETA PER FADIL HOXHEN -“Fadil Hoxha, siē e njoh unė” libėr i Ekrem Murtezait (Besiana-Info | 10 Nov. 2007 22:31)





Informationen zum Datenschutz | ForumRomanum - Jetzt kostenlos ein eigenes Forum erstellen!