Mirė se vini nė Besiana Info
» [ | ]

  Numri i titujve | Ktheu mbrapa

KONGRESI I BERLINIT, TĖ GJITHA DOKUMENTET NĖ SHQIP - Intervistė me shkrimtarin, publicistin dhe historianin e njohur Jusuf Buxhovi, me rastin e botimit tė librit "Kongresi i Berlinit 1878" - Gazeta “SHQIP”
 


BesianaInfo 01 Jun. 2008 16:29

Intervistė me shkrimtarin, publicistin dhe historianin e njohur Jusuf Buxhovi, me rastin e botimit tė librit "Kongresi i Berlinit 1878"

KONGRESI I BERLINIT, TĖ GJITHA DOKUMENTET NĖ SHQIP

Nga Prishtina ALMA LAMA Gazeta “SHQIP”

Pse nuk u pranuan disa nga dokumentet e Arkivit Politik tė Ministrisė sė Jashtme tė Gjermanisė rreth Kongresit tė Berlinit, qė me ndėrmjetėsimin e Franc Jozef Shtrausit deshėn t‘i jepeshin Shqipėrisė?

JUSUF BUXHOVI

JUSUF BUXHOVI, gazetar i njohur i Rilindjes, atė kohė gėrmonte nė arkivat e shtetit gjerman me njė pasion tė madh, qė t‘i ofronte shtetit amė rreth 5000 dokumente qė do tė ndihmonin pėr rishkrimin e historisė sė shqiptarėve tė shekullit tė 19. Por, u deshėn disa dekada, derisa kėto dokumente tė vijnė afėr lexuesit dhe vetė studiuesve. Ai tashmė i ka pėrmbledhur nė njė libėr tė titulluar "KONGRESI I BERLINIT".

Gazeta “SHQIP”: Libri "Kongresi i Berlinit 1878", qė sapo doli nga shtypi, paraqet njė kontribut tė rėndėsishėm pėr historiografinė tonė. Sa kohė ju ėshtė dashur pėr t‘i gjetur kėto lloj dokumentesh, pėr t‘i grumbulluar e vėnė nė njė libėr?

JUSUF BUXHOVI: Fillimisht kjo lidhet me punėn time si korrespondent i sė pėrditshmes "Rilindja" nė Gjermani, qė e kam filluar nė vitin 1976 dhe ka zgjatur pėr tridhjetė vjet. Gazeta jonė, nė atė kohė, pati filluar hapjen e vendeve tė punės jashtė Kosovės dhe siē do tė shihet, ky ishte njė investim i rėndėsishėm. Viti 1978 ishte vit ku duhej tė kremtohej 100-vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe si korrespondent mė binte barra qė ta prekja ēėshtjen nga kėndvėshtrimi i jehonės sė kėsaj ngjarjeje nė kėtė vend, nė pėrputhje me frymėn e dokumenteve ku ishte mbajtur Kongresi i Berlinit. Kėshtu, ia fillova qė tė kėrkoj gjurmėt. Dhe ishte Arkivi Politik i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Bon, adresa mė e pėrshtatshme pėr to, ku mora leje tė hulumtoj pėr njė fejton gazetaresk. Dhe doli qė ai fejton shkaktoi shumė kėrshėri edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri. Atėherė ishin marrėdhėniet e mira tė shkėmbimit tė profesorėve mes Kosovės e Shqipėrisė dhe profesor Ali Hadri bashkė me profesor Arben Puton dhe Aleks Budėn shprehen interesim pėr to dhe gjatė njė takimi nė Prishtinė u interesuan se si mund tė shkohet mė tutje. Pas njoftimit tim, rreth morisė sė dokumenteve qė gjendeshin nė Arkivin Politik tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė nė Bon, profesor Ali Hadri kėmbėngulte qė punėt tė mos mbeteshin te njė fejton gazetaresk, po tė punohej mė tutje, veēmas qė tė krijoheshin mundėsitė qė sa mė shumė nga kėto dokumente t‘i merrte Shqipėria. Kjo, pėr mua, paraqiste njė sfidė tė madhe, sė cilės iu nėnshtrova me pėrkushtim.

Gazeta “SHQIP”: Dhe a ia dolėt qė tė dėrgoni dokumente nė Shqipėri?

JUSUF BUXHOVI: Fillimisht nė Shqipėri dėrgova rreth 400 dokumente. Meqė Shqipėria nuk kishte marrėdhėnie diplomatike me Gjermaninė dhe as kulturore, u desh tė gjenden rrugė "tė tėrthorta". Por, edhe pse Shqipėria aso kohe ishte njė vend i izoluar dhe propaganda e saj nuk pushonte sė akuzuari Perėndimin, madje pa ngurruar qė nė atė varfėri tė vet, nė Gjermani tė organizonte dhe tė financonte grupe ekstreme marksiste-leniniste-staliniste, pėr tė cilat burimet zyrtare gjermane thoshin se derdheshin si lumė paratė nė atė vend, sidomos ndėr qarqet konservative politike, ekzistonte njė interesim i ndjeshėm pėr Shqipėrinė, qė erdhi dhe u shtua pas daljes sė Shqipėrisė nga traktati i Varshavės. Nga fundi i viteve tė shtatėdhjeta, ishte pikėrisht politikani bavarez konservativ Frans Jozef Shtraus (kryetar i Partisė sė Social tė Krishterėve tė Bavarisė dhe nėnkryetar i Unionit Demokristian tė Helmut Kolit,) njėri prej atyre qė kėrkonte tė merrte rolin e njė ndėrmjetėsuesi nė relacionet e ardhshme shqiptaro-gjermane. Gjatė takimeve tė punės qė u mundėsohen gazetarėve tė huaj me personalitetet mė tė larta tė vendit, disa herė kisha hetuar interesimin e Kancelarit tė Bavarisė pėr botėn shqiptare (gjithnjė duke u aluduar te lidhjet historike midis dy popujve, ku bavarezėt shfaqeshin si pionierė tė tyre), duke theksuar nevojėn e rikthimit me anėn e kontaktimeve tė ndryshme. "Shqiptarėt nuk e meritojnė vetminė e tillė dhe mbylljen", pat deklaruar njė herė pėr gazetėn "Rilindja". Tha se duhet tė ndihmohen qė ta pėrballojnė atė. Hetova se ēėshtja e dėrgimit tė dokumenteve tė Kongresit tė Berlinit tė Shqipėrisė do tė mund tė shfrytėzohej si njė "gjest i vullnetit tė mirė" nga pala gjermane pėr atė shqiptare pėr njė afri, gjė qė i propozova kryetarit tė Bavarisė dhe ai e pranoi me kėnaqėsi, por qė si "modus" propozoi "ndėrhyrjen" e UNESCO-s si bartės teknik. Gjatė vizitė sime nė Shqipėri nė verėn e vitit 1979, ēėshtja e dokumenteve gjermane qė kishin tė bėnin me Kongresin e Berlinit u shtrua edhe gjatė njė takimi qė pata me ministren e Kulturės, Tefta Cani, e cila tha se Shqipėria kishte interesim pėr ato dokumente dhe se ndėrmjetėsimi i UNESCO-s ishte i mirėseardhur. Por, siē mora vesh mė vonė, ato dokumente nuk i kishin shkuar Shqipėrisė as atėherė, e as mė vonė, edhe pse dėrgimi i tyre kishte qenė njėra ndėr ofertat qė Shtrausi i kishte paraqitur Shqipėrisė me rastin e vizitės sė tij historike nė Tiranė, nė fillim tė viteve tė tetėdhjeta, por qė pėr fat tė keq do tė mbetet pa ndonjė sukses.

Gazeta “SHQIP”: Ju i dini arsyet pse ndodhi ky refuzim dokumentesh?

JUSUF BUXHOVI: Vizita e Shtrausit nė Shqipėri dhe oferta qė ai solli me vete pėr shtetin shqiptar (fjala ishte pėr njė pako tė rėndėsishme tė ndihmės ekonomike), ishte pjesė e njė pakoje mė tė gjerė, me tė cilėn Perėndimi asokohe synonte qė t‘i nxisė reformat nė Shqipėri, me bindjen se ky vend, qė kishte shkėputur lidhjet me paktin e Varshavės dhe Moskės, dhe pas ftohjes me Pekinin, mund t‘iu nėnshtrohej kthesave pozitive. Dhe kjo do tė paraqiste shkrirjen e parė ideologjike drejt Lindjes. Pėr fat tė keq, kjo nuk ndodhi dhe sipas disa burimet, kjo ngaqė Shqipėria nuk ishte e gatshme qė tė lėshonte kursin e izolimit qė kishte vendosur regjimi komunist i Tiranės, anipse, herė pas here dukej se Enver Hoxha lėshonte ndonjė sinjal tjetėr... Kėshtu, bashkėpunimi me gjermanėt u kushtėzua me nėnshkrimin e njė protokolli, ku do tė gjykohej NATO - si pakt agresor dhe politika imperialiste e Perėndimit! Gjermanėt konstatuan se Shqipėria dhe mė tutje ruante ethet e frikės ndaj Perėndimit dhe tė hapjes. Nė njė shėnim tjetėr qė ruan Ministria e Jashtme gjermane nga tentativat e asaj kohe tė bashkėpunimit me Shqipėrinė, edhe bashkėpunimi kulturor, i cili do tė mund t‘u ikte klauzolave ideologjike, nga ana e Tiranės shihej si i rrezikshėm dhe madje cilėsohej "si perfiditet" i caktuar "ndaj grackave tė sė cilit duhet pasur kujdes" dhe tė ngjashmeve me to1, andaj nuk ėshtė pėr t‘u habitur pse nuk u pranua as marrja e dokumenteve qė lidheshin me Kongresin e Berlinit dhe ofertat e tjera pėr dėrgimin e studentėve nė specializim dhe studime tė tjera pasuniversitare nė qendrat gjermane.

Gazeta “SHQIP”: Shihej ndonjė rrezik nga dokumentet historike qė nuk u pranuan?

JUSUF BUXHOVI: Sepse, me pranimin e tyre dhe vėnien nė dispozicion, atėherė vihej nė rrezik koncepti ideologjik, sipas tė cilit Evropa dhe Perėndimi nė pėrgjithėsi ishin armiq tė pėrbetuar tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, qė nuk kishin bėrė gjė tjetėr, pos qė kishin kurdisur gjithfarė komplotesh kundėr shqiptarėve dhe shtetit tė tyre, ku me kėtė propagandė vendi mbahej i mbyllur dhe ushqehej armiqėsia e njohur me gjithė botėn. Shumė nga interpretimet qė i bėheshin Kongresit tė Berlinit ishin nė atė frymė. Them se duhen pritur edhe shtatė-tetė vjet qė t‘u hiqet embargoja dokumenteve tė kohės sė pėrpjekjeve gjermane, nė krye me Franc Jozef Shtrausin, qė t‘i afrohej Shqipėrisė, megjithatė, qė tani mund tė vlersohet se pa refuzimin shqiptar, kah historisė do tė ishte tjetėrfare jo vetėm pėr kėtė vend dhe kėtė popull, por edhe pėr rrjedhat e gjithmbarshme tė kohėzgjatjes sė diktaturės totalitare nė pėrgjithėsi.

[B]Gazeta “SHQIP”:
A i mblodhėt dokumentet e parapara, pavarėsisht kėtyre pengesave?

JUSUF BUXHOVI: Dokumentet, qė ishin rreth pesė mijė sosh, me perspektivėn qė t‘u shtohen edhe shumė e shumė tė tjera nga arkivat e tjera gjermane, qė ruajnė lėndė tė bollshme arkivore pėr shqiptarėt, i mblodha dhe i bėra tė gatshme qė tė niseshin pėr nė Shqipėri. Punova me pėrkushtim tė madh, sepse ato ishin tejet tė rėndėsishme pėr historiografinė tonė, por edhe pėr kahun e bashkėpunimit tė ardhshėm gjermano-shqiptar nė fushėn e kulturės, me shpresėn se ai do t‘ua hapte udhėn edhe fushave tė tjera. Dokumentet ishin jo vetėm tė Kongresit tė Berlinit, por pėrfshinin periudhėn e krizės lindore, deri te viti 1914. Ėshtė njė kompleksitet shumė i gjerė dokumentesh tė nxjerra nga dosja turke, e Austro-Hungarisė, e Gjermanisė, e Italisė, e Rusisė e madje edhe ajo e Serbisė. Ato duhet tė pėrpunohen. Nga druajta se mund tė ndodhė ndonjė ngecje nė relacionet gjermano-shqiptare, ndava rreth dymijė sosh pėr nevojat e hulumtimeve tė mia tė mėtutjeshme nė fushėn e historiografisė. Fjala ėshtė pėr dokumente pjesėrisht tė pėrpunuara, ku pėrfshihen relacione tė konsujve gjermanė nga Athina, Stambolli, Beogradi, Roma dhe Rusia. Pėr fat tė mirė, ato i kam ruajtur me pėrkushtim dhe pas botimit tė librit "Kongresi i Berlinit 1878" me dokumentet bazike, do t‘i jepem punės sė pasqyrimit tė tyre veē e veē, ku pėrparėsi do tė kenė ato tė konsujve gjermanė nga Athina, sepse janė tė njė rėndėsisė tė veēantė, qė korrespondojnė edhe me problemet qė sot e gjithė ditėn ngarkojnė relacionet midis shqiptarėve dhe grekėve.

Gazeta “SHQIP”: Por, t‘i kthehemi librit "Kongresi i Berlinit 1878". Ēfarė faktesh tė reja historike nxjerrin nė dritė kėto dokumente?

JUSUF BUXHOVI: Materialet e Kongresit tė Berlinit janė materiale bazike, nga ato qė janė pėrfolur dhe cituar prej burimeve tė huaja, por qė asnjėherė nuk janė shfaqur si tė plota. Andaj, prezantimi i tyre krijon kushtet e domosdoshme qė t‘u hapet rruga tė tjerave, siē janė relacionet e konsujve, marrėveshjet e njohura dhe tė panjohura, vlerėsimet e shtypit dhe tė tjera, qė me fakte e plotėsojnė mozaikun e historisė dhe tė rrjedhave tė saj tė njėmendta. Meqė historiografia mbėshtetet nė argumente, ato qė tashmė po vijnė nga anė tė ndryshme, sigurisht qė me anėn e tyre mund tė ndryshohen shumė nga ato pikėpamjet e gabuara qė janė pranuar, qoftė nga mosnjohja e dokumenteve meritore, qoftė shtrembėrimet qė ka shkaktuar marrja e "argumenteve" tė huaja, nė tė cilat jemi mbėshtetur, duke i cituar dhe interpretuar si burime "tė merituara", edhe pse, shumė prej tyre, kanė qenė nė funksion tė propagandave tė huaja antishqiptare. Kėshtu, ka ndodhur qė gjoja disa citime tė Bismarkut, apo theksime gjermane janė marrė tė shumtėn nga propaganda sllave dhe veēmas nga ajo e Beogradit nė vazhdimėsi, qė kryesisht ka pasur pėr qėllim qė shqiptarėve t‘u mvishen hipotekat e njė populli tė emancipuar dhe tė rrezikshėm, madje popull qė duhet tė largohet prej Ballkanit, meqė ai pengon Ballkanin etj.

Gazeta “SHQIP”: Nga njė prononcim i juaji i kėtyre ditėve thuhet se libri "Kongresi i Berlinit 1878", pos historianėve, mund t‘u shėrbejė edhe politikanėve e tė tjerėve?

JUSUF BUXHOVI: Ky libėr sjell dokumentet bazė tė Kongresit tė Berlinit, siē janė 20 protokolle, pėr aq sa ka zgjatur Kongresi i Berlinit dhe sjellė dhe vendimet e tij. Janė dokumente tė pashmangshme, mbi tė cilat duhet tė ndėrtohet e gjithė ajo qė ne e quajmė problematikė tė Kongresit tė Berlinit, problematikė tė gjeostrategjisė dhe gjeopolitikės sė re nė Evropė dhe nė Perėndim nė pėrgjithėsi, pas daljes nė skenė tė Anglisė, Gjermanisė dhe tė Italisė, problematikė kjo, e cila pėr shumėēka ruan parametrat e njėjtė tė sferave tė interesit, ku nė njėrėn anė kemi pozicionin evropiano-perėndimor dhe, nė anėn tjetėr, atė rus me pinjollėt e saj vendet sllavo-ortodokse. Nėse para njėqind e tridhjetė vjetėsh ka pasur paqartėsi rreth vendit tė shqiptarėve dhe rolit tė tyre nė kėtė skenė politike, sot kjo ėshtė qartėsuar me rreshtimin e tyre tė plotė nė anėn e Perėndimit, ku ata shfaqen si populli me pėrkushtimin tejet tė sinqertė evropiano-perėndimorė, ndėrkohė qė serbėt dhe vendet e tjera sllavo-ortodokse tė Ballkanit, edhe pėrkundėr pėrfitimeve tė shumta nga Perėndimi, qė tė ruajnė kahun evropian, reflektojnė kah Moska dhe ndikimi i saj. Ky pozicionim ka tė mirėn dhe tė keqen. Pse definitivisht shqiptarėt shihen nė anėn e Perėndimit, kjo pėrkujton atė qė gjatė kohės sė Kongresit tė Berlinit nga anglezėt interesimi pėr shqiptarėt dhe rolin e tyre nė rrethanat e reja qė do tė pasonin pas largimit tė Perandorisė Osmane te pjesa evropiane, shihej "si digė kundėr sllavizmit dhe qenies sė tyre", gjė qė i hedh nė vijėn e parė tė frontit Perėndim-Lindje.

Gazeta “SHQIP”: Nga kėto qė thoni, libri "Kongresi i Berlinit 1878", me atė qė sjell, sikur del nga suazat e dokumentit?

JUSUF BUXHOVI: Edhe pse fjala ėshtė dokument bazė, pra njė themel pa tė cilin nuk mund tė shkohet mė tutje, megjithatė kur ato lexohen jashtė kontekstit tė caktuar dhe lidhen me pėrvijimet e aktualiteteve, atėherė ato sikur fitojnė konotacionin e pėrsėritės sė tė njėjtės. Do tė kisha dėshiruar tė mos ishte kėshtu, por realitetet janė ato qė janė dhe kėto dokumente ofrojnė mėsime tė mira, qė pėsimet tė mos mbesin mėsime tė pėrsėritshme. Kongresi i Berlinit ka sjellė dy gjėra, qė duhet tė kihen parasysh nga historiografia jonė, por edhe nga politika globale nė pėrgjithėsi, qė pak a shumė pėrpėlitet me sfida tė ngjashme tė ndeshjes sė sferave tė interesit. Pse sė pari, ėshtė anuluar Shėn Stefani si njė veprim i drejtpėrdrejtė i depėrtimit dhe tė vendosjes sė tė gjitha parakushteve dhe hegjemonizmit rusomadh nė Ballkan me instrumentalizimin e pansllavizmit ortodoks. Dhe pse, pastaj, me vendimet e Kongresit tė Berlinit, me rikthimin e Perandorisė Osmane nė pjesėn mė tė madhe tė hapėsirės qė ua kishte lėshuar rusėve, pėrkundėr disa territoreve qė do t‘u merren nė veri dhe jug, edhe shqiptarėve, do t‘u ofrohet mundėsia reale, qė tė luftojnė pėr shtetin e tyre, i cili do tė arrihet nė ēastet e fundit, kur tashmė nė Ballkan po binte perdja e fundit e sundimit qindravjeēar osman. Andaj, me tė drejtė shtrohet pyetja se ēfarė do tė ndodhte po qe se do tė mbetej njė Bullgari e Madhe nė Ballkan, qė shtrihej nga Deti i Zi, deri nė Egje dhe madje edhe deri nė Jon, ku pėrfshiheshin edhe shumė vise shqiptare? Do tė kishte vallė pėr shqiptarėt shpresa dhe gjasa mbijetimi, siē u rikthyen, pasi zhbėnė vendimet e kėsaj marrėveshjeje, e cila ndodhi nė sajė tė Anglisė, por edhe tė Austro-Hungarisė e Gjermanisė, tė cilat kanė qenė tė vendosura qė me Rusinė tė hyjnė edhe nė luftė, po qe se ajo do tė ngulte kėmbė nė ato qė kishte fituar nė luftė me Turqinė?... Ka edhe shumė dilema tė tjera qė mund tė shtrohen sot lidhur me atė qė ngjau nė Berlin para njėqind e tridhjetė vjetėsh, qartėsimi i tė cilave mundėson qė tė mbesim nė kursin e duhur historik.

Pjesmarrėsit nė Kongresin e Berlinit 1878

1. Baron Haymerle (ambasador i potfuqishėm i Austrisė). 2. Graf Karolyi (Austri). 3. Graf de Launay (Itali). 4. Princi Gortschakow (Rusi). 5. Waddington (Francė). 6. Lord Beaconsfield (Britania e Madhe). 7. von Radowitz (Kėshilli i Legatės). 8. Princi Hohenlohe (Gjermani). 9. Graf Corti (Itali). 10. Graf de Moun (Diplomat franzez, drejtues i Protokolit tė Kongresit). 11. Graf St. Vallier (Francė). 12. Desprez (Francė). 13. Baron d‘Oubril (Rusi). 14. Graf Andrassy (Austri). 15. Lothar Bucher (Kėshilli i Legatės). 16. Princi Bismarck (Gjermani). 17. Graf Schuwalow (Rusi). 18. v.Bülow (Gjermani). 19. v. Holstein (Kėshilli i Marrveshjes). 20. Dr. Moritz Busch (publicist gjerman). 21. Graf Herbert Bismarck (Sekretar i babės sė tij). 22.Sadullah Bey (Turēi). 23. Lord Odo Rissel (Britani e Madhe). 24. Lord Salisbury (Britani e Madhe). 25. Caratheodory Pascha (Turēi). 26. Mehmed Pascha (Turēi).





 
   

 
  • KONGRESI I BERLINIT, TĖ GJITHA DOKUMENTET NĖ SHQIP - Intervistė me shkrimtarin, publicistin dhe historianin e njohur Jusuf Buxhovi, me rastin e botimit tė librit "Kongresi i Berlinit 1878" - Gazeta “SHQIP” (BesianaInfo | 01 Jun. 2008 16:29)





Informationen zum Datenschutz | ForumRomanum - Jetzt kostenlos ein eigenes Forum erstellen!